Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Farid HAFEZ: Islamofobia dhe lëvizja drejt autoritarizmit, rasti austriak

by te Sheshi
27/04/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Farid HAFEZ: Islamofobia dhe lëvizja drejt autoritarizmit, rasti austriak

Ndërsa shumica e partive politike të së djathtës ekstreme janë ende në opozitë, ca kanë fituar ndikim të madh duke u bërë parti qeverisëse, siç tregojnë rastet austriake, bullgare dhe finlandeze. Më shumë se kaq, politika e së djathtës ekstreme merr vlerësim të gjerë edhe midis partive të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë. Një shembull i fundit i kësaj është partia Fidesz në Hungari, e cila i përket Partisë Popullore Europiane, që përfaqëson qendrën e djathtë kristiandemokrate, pjesë e së cilës është gjithashtu Unioni Kristiandemokrat i Angela Merkel-it.

Një prej shembujve më të fundit të shndërrimit në vijë të përgjithshme të politikës raciste të ekstremit të djathtë është lëvizja nga e djathta ekstreme e Austrisë për të vendosur një ndalim të hixhabit për nxënëset muslimane, duke nisur nga kopshti i fëmijëve gjer në fund të shkollës fillore. Qartazi kjo është një çështje e paqenë, ngaqë normalisht vajzat muslimane në atë moshë nuk mbajnë gjithsesi hixhab. Por ndërkohë që opozita socialdemokrate bëri kritika se kjo politikë nuk do të qe e mjaftueshme, e se ishte e nevojshme një paketë integrimi më e gjithmbarshme, shumë socialdemokratë u shprehën se ishte nevoja të zgjerohej ky ndalim, për t’i përfshirë 14-vjeçaret, në vend që ta zbërthenin këtë lëvizje të qeverisë si një lojë populiste. Shpejt pas kësaj, funksionarët gjermanë të kristiandemokratëve nisën po ashtu diskutimin e këtij propozimi të bërë nga qeveria austriake.

Duke iu përmbajtur stilit postmodern të jetesës, qeveria austriake po përpiqet ta shesë këtë rregullim në trupin e së resë muslimane si një “ligj të mbrojtjes së fëmijës”, me pretendimin se i mbron vajzat e vogla nga “Islami politik”. Kjo na sjell në mendje rreshtat e Spivak-ut, në të cilat përshkroi praktikën koloniale të “njerëzve të bardhë që i shpëtojnë femrat e zeshkëta nga meshkujt zeshkanë”. Ky slogan lë të kuptohet se autoritetet muslimane mashkullore përdorin forcën dhe dhunën, ndërsa objektivi kryesor i kësaj forme të patriarkatit të bardhë mbetet të jetë femra muslimane. Eshtë pjesë e një sistemi patriarkal global që, në njërën anë, mund t’i shtrëngojë femrat muslimane të mbulojnë flokët, apo edhe fytyrën, dhe, në anën tjetër, t’i detyrojë ato të heqin një mbulesë flokësh.

Kur ministri austriak i Arsimit argumenton se kjo lëvizje e fundit ishte një “akt simbolik” për ta mbrojtur kulturën austriake, kjo reflekton një pikëpamje globale të nxitur nga një krizë e supremacisë së bardhë. Duket se është ruajtja e supremacisë së bardhë, duke e mbrojtur karakterin e bardhë të shoqërive perëndimore, e cila i propozon këto rregulla që synojnë homogjenizimin e një shoqërie rë ndryshme. Sebastian Kurz, i pari dhe i vetmi kancelar që ka patur ndonjëherë një kryq në zyrën e tij, u shpreh se “synimi ynë është t’i kundërvihemi çdo zhvillimi të shoqërive paralele në Austri”; “shoqëritë paralele” duke qenë në thelb çka nënkupton kolona e pestë në ligjërimin politik amerikan. Edhe një herë, teksa shumica e muslimanëve nuk janë fare pjesë e elitës në shumicën e shteteve-kombe europiane, por, përndryshe, përfaqësojnë klasën e ulët shoqërore të margjinalizuar, kjo pasqyron para së gjithash frikërat e elitës sunduese për të siguruar privilegjin e saj të bardhë. Kjo ishte gjithashtu arsyeja më e rëndësishme në Austri më herët, vitin e shkuar, pas ndalimit de facto të shamisë së kokës për punonjëset e policisë, përfaqësueset ligjore dhe juristet e gjykatave. Arsyeja se pse këto rregulla nuk ishin zbatuar, të themi, dyzet vite më parë, ishte se femrat muslimane do të hynin në ato kohë në godinën e Ministrisë së Drejtësisë vetëm për të fshirë dyshemetë, ndërsa sot bijat e tyre duan të hyjnë në ndërtesa të tilla si eksperte ligjore.

Për rrjedhojë, këto iniciativa politike kanë një gjuhë të qartë: barazia nuk përfshin më çdo qytetar. Kjo na sjell në kujtesë versionet më të vjetra të demokracive, ku qytetari ishte një i bardhë aristokrat, duke përjashtuar gratë, skllevërit, e shumë të tjerë. Të shohësh braktisjen e parimit të barazisë si një bazë për demokracinë që duhet të sigurojë trajtim të barabartë të të gjithë qytetarëve të vet, jo vetëm de facto, por gjithashtu de jure, do të thotë se ne po shohim një rend politik në rishfaqje. Megjithatë, këto ligje mund të kundërshtohen në gjykatë në shumë vende europiane, gjë e cila varet po ashtu nga burimet që mund të mobilizohen. Dhe ndërsa këto legjislacione sillen vërdallë për njëfarë kohe, ashtu si ndalimi i minareve, që është pjesë e kushtetutës në shtetin demokratik të Zvicrës, mbetet urdhri për t’i trajtuar njerëz të ndryshëm në mënyra negativisht të ndryshme sipas asaj që tani po bëhet një fe gjithnjë e më tepër e racializuar.

Daniel Pipes, një prej islamofobëve më të spikatur, pjesë e rrjetit të organizuar të islamofobisë në SHBA, deklaroi se, “për herë të parë në Europën Perëndimore një qeveri mori pushtet që i mbron politikat e antiemigracionit dhe antiislamizimit”, duke konfirmuar që këtej idenë konspiratore të muslimanëve si një kolonë e pestë që kërkon të ndryshojë panoramën sociale dhe ta “islamizojë Perëndimin” me qëllimin e vendosjes së një rendi politik neofashist. Fjalët e tij po i referoheshin shembullit të fundit të Austrisë, që nga sa duket po bëhet përherë e më tepër një forcë udhëheqëse në politikën islamofobe.

Një prej funksioneve kryesore të këtij populizmi islamofob është shmangia e vëmendjes nga problemet e vërteta politike, si reformat e kujdesit shëndetësor në Austri, që do të prekin më së pari të varfërit.

Ndryshimet në marrëdhënien midis shtetit dhe qytetarit çojnë në politika që reflektojnë në thelbin e tyre një lëvizje drejt më shumë autoritarizmi.

Marrë nga Radio 1

Përktheu: Bujar M. Hoxha  – /tesheshi.com/       

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
“Gërdec” nafte në SHBA, 11 të plagosur (video)

“Gërdec” nafte në SHBA, 11 të plagosur (video)

Si ndikon gatimi në forcimin e marrëdhënies në çift?

Si ndikon gatimi në forcimin e marrëdhënies në çift?

PD, dyshime për implikim të shtetit në çështjen “Gulf”

PD, dyshime për implikim të shtetit në çështjen “Gulf”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni