Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Sqarim Bashës: Ku (të)çalon gomari i opozitarizmit

by te Sheshi
06/11/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Sqarim Bashës: Ku (të)çalon gomari i opozitarizmit

Pse shoqëria shqiptare është kapluar nga një ndjenjë e përgjithshme zhgënjimi nga qeverisja e Ramës? Një nga arsyet është pritshmëria e madhe prej tij. Edhe ai target-grup elektoral që nuk ushqente ndonjë simpati për Ramën, gjithsesi arriti të molepsej nga narrativa avangardë e tij në opozitë, aq sa për të ushqyer një shpresë se ai diç mund të bënte për vendin, pavarësisht kusureve të shumta të vëna re gjatë qeverisjes së Tiranë për 11 vjet.

Dhe vërtet, vizioni i tij i para 23 qershorit, konturuar e përçuar mjeshtërisht – edhe me një Kurban – ishte jo pak tundues. Kujtojmë që për herë të parë, një aspirant për kryeqeveritar prekte çështje si mjedisi, kanalet kulluese të bujqësisë, ndryshimi i imazhit të qyteteve, gjëra të harruara në 25 vite, shoqëruar dhe me aksioma të forta politike, pjesë e një gjuhe dehëse, larg shablloneve dhe klisheve, me një konkretësi të admirueshme.

Dhe tashmë që qeverisja është me këmbë në tokë, zhgënjimi shoqërohet dhe nga bindja – gjithashtu ushqyese e një gjendjeje dëshpërimi – se tashmë askush nuk ndjell më shpresë. Me Ramën ëndërrimet jo vetëm që mbarrojnë, por nuk ka vend më për të tjera. Kjo, derisa sheh se njeriu që pretendon t’i marrë pushtetin, vuan nga mungesa e lindur e një talenti për të qenë lider frymëzues. Lëndë e parë për ta mundur Ramën nuk mund të jetë vetëm gjendja dëshpëruese e shoqërisë shqiptare sot me kanabisin si kurorë falimenti; më kryesore është oferta: sa ajo e zhvlerëson atë të Ramës së paku në terma teorikë.

Po vëreni se çfarë tezash hedh Basha, sa shtampë që janë, sa klishe, sa të konsumuara. I qaset sfidës së madhe të ekonomië, me shprehje të tipit: “zhvillimi ekonomik do jetë prioritet!”, kur në fakt prioritet ka qenë, është e do jetë në çdo vend e kohë, ngase është diçka aq e natyrshme sa as prioritet nuk ka pse quhet. Më pas flet për taksa të ulëta, ku ndërkohë çdo opozitë i ka në majë të gjuhës taksat e ulëta. Më pas, përdor me tepri fraza si e tipit patetik si “bijtë dhe bijat më të mira” ose “bashkim vlerash”, gjëra që miletit në një vesh i hyjnë dhe në tjetrin i dalin pa mundur të zënë vend.

Por çfarë do ishte ajo që vërtet do bënte që Rama të dukej një hiç? Ajo është një gjuhë, është një vizion, që në fakt nuk ekziston tek elita politika shqiptare apo aktorët e saj eminentë. Ajo është gjuha e vënies së gishtit fort mbi plagë – vdekja morale e shoqërisë – duke ofruar më së pari tezat dhe format e ringritjes morale të saj. Fjalimi i një kreu opozite sot nuk duhet të jetë “qeveria trafikon drogë”, por që “ky vend ka humbur njeriun, të drejtin, të ndershmin, punëtorin, atdhedashësin” – për të vijuar më pas me thirrjen bazë:“dhe ne duhet ta ringrejmë atë, njeriun, sepse nuk është sistemi – dhe ja ku vjen sfidimi edhe intelektual i Ramës – por njeriu. “Ai është pikënisja e gjithëçkaje, pasi ka frymën, ndërgjegjen, aftësinë për të ndërtuar, siç dhe për të prishur, nëse dhe vetë është i tillë”. Dhe më pas shpaloset një vizion qeverisës që ka si pikënisje rikthimin e moralitetit shoqëror me një sërë masash komplekse, ku vetëm gjysmat janë ligjore, ndërsa të tjerat të sferës socio-edukuese. Po së këndejmi shfaqet një tjetër akt i dramës së madhe shqiptare të tranzicionit: mungesa e atij ose atyre që do e bëjnë këtë lloj revolucioni.

Vetë Basha, i ndodhur krejt panatyrshëm në rolin e kreut të opozitës, e ka bosh CV e moralitetit në politikë dhe jo thjesht se i është shmangur ballafaqimit me drejtësinë për disa akuza të drejtpërdrejta ndaj tij, apo se vjen nga një eksperiencë qeverisëse që e zhyti vendin akoma dhe më shumë në llucën e amoralitetit shoqëror dhe degradimit etik e strukturor të sektorëve të ndryshëm, mu për shkak të këtij amoraliteti që zinte fill që në mënyra e qeverisjes. Ky madje edhe dhe handikapi më i madh i Ramës,  që, pos ca akteve kurajoze dhe plot ambicie për t’i ndryshuar gjërat, ka po ashtu një boshësi në CV-në e moralitetit, pika ku më së shumti e përfshinë tek “të gjithë”, gjë që ai nuk do ta pranojë.

Ndërsa Basha, as në kushte opozite nuk ka mundur të themelojë një moral të ri, më së pari brenda familjes së tij politike, për ta servirur më pas si model bindës. Po te që për artikulim joshës, tërheqës, madje mjeshtërisht konservues i gjithë pakënaqësive dhe zhgënjimeve që ziejnë, është Blushi më shumë se Basha, edhe intektualisht më lart; e jo thjesht se është më tepër se ç’duhet letrar në politikë, e që për këtë arsye rrezikon të mbetet një patetik i lezetshëm, por fakti që është një ish-qeveritar pa asnjë model të prekshëm standartesh e suksesi, e bën atë moralisht të pamundur për t’i besuar pushtet.

Një ditë më parë, Basha promovoi idenë e një programi gjerman zhvillimi për Shqipërinë, pas një takimi me ekspertë të CDU-së. Por nëse e ka me sinqeritet politikën, vizionin për të qenë nesër kryeqeveritar i këtij vendi e jo thjesht një aktor me misionin për t’i dhuruar dhe njëherë Berishës kënaqsinë inatçore të riardhjes në pushtet “pa e tretur varri”, duhet ta dijë e ta kuptojë gjithashtu se Shqipëria nuk mund të aplikojë skema gjermane zhvillimi gjersa dhe shqiptari nuk është gjerman. Dhe t`i qasesh moralisht një vizioni të ri qeverisës, mu kjo do të thotë: ta bësh shqiptarin gjerman. Por deri më sot, vetë Basha ka treguar se, edhe pse me gjymën e jetës në Perëndim – përfshirë dhe shkollimin – në politikë nuk ka ofruar asgjë më tepër se ajo ka ofroj shqiptari i këtyre 25 viteve: Shqipërinë që kemi sot, ku një dorë të mirë ka dhënë dhe ai vetë që të jetë kaq e falimentuar…moralisht! /tesheshi.com/                                                                                                                                    

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Shkupi: çfarë të përkedhel e çfarë të pickon në këtë qytet

Shkupi: çfarë të përkedhel e çfarë të pickon në këtë qytet

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Prokurori special: Nacionalistët rusë organizuan rrëzimin e qeverisë në Mal të Zi

Pamje të mahnitshme në botë të kapura nga qielli (foto)

Pamje të mahnitshme në botë të kapura nga qielli (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni