Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Si kanë rezultuar tre “Kavajat” e mëparshme të Ramës

by Te Sheshi
06/05/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Tërheqja e Ramës nga Kavaja, përçuar nga aksioma se “durimi strategjik çmonton çdo hile taktike”, padyshim që po interpretohet në shumë mënyra, në varësi të pozitave të gjithsecilit grupim, politik apo shoqëror, nga qasje të ftohta logjike apo nxehtësisht emocionale. Për dikë mund të jetë zbythje, e për dikë tjetër tërheqje inteligjente. Dhe të kujtojmë se kjo është e disata e Ramës, më saktë, e katërta, ku për të analizuar këtë të fundit na duhet të vërejmë se ç’ndodhi me tre të tjerat të shtrira në kohë.

“Krokodili”

Tërheqja e parë e Ramës është ajo pas darkës tek “Krokodili”. Ai shkonte aty duke lënë po ashtu një çadër nga pas, me një parti të futur në grevë urie, me kauzën e kutive që duheshin hapur për hir të transparencës në një proces votimi. U kthye që aty duke e çmontuar çadrën, dhe për më tepër mori nga Berisha si përgjigje një shuplakë edhe më të fortë se moshapja e kutive: djegien e tyre sy ndër sy!

Madje pak ditë më parë, Joseph Daul, i cili pa dyshim që është ndër ata që hiç nuk e do Ramën, së paku në etikën e tij si politikan u tregua i sinqertë kur i kujtoi Berishës dhe demokratëve të tjerë të grupit parlamentar se ai, Rama pra, kishte dalë nga “Krokodili” pa marrë asgjë. Por, në fakt, ai mori diçka, dhe jo pak të rëndësishme: Perëndimin!

Lokalet 2011

Vjen tërheqja tjetër: ajo pas rrëmbimit të mandatit të fituar me 10 vota diferencë në zgjedhjet për Tiranën në 2011-ën. Zhvatja ishte ashiqare, sidomos kur është fjala për një aksion të drejtuar nga Arben Ristani dhe të diktuar nga Berisha – imagjinoni: detyroi dhe Kadarenë të reagonte – ku si i pari, ashtu dhe i dyti, e kanë të pamundur ta fshehin, ta zbukurojnë, ta lubrifikojnë, ta bëjnë më të ngrënshëm një akt të caktuar politik, aq më tepër kur është fjala për vota e për të patur përballë Edi Ramën. Reagimi i socialistëve ishte i neveritshëm, me kacafytje me policinë tek hyrja e KQZ-së, me bllokim rrugësh e djegie gomash; një veprim gjithsesi i justifikueshëm nga pikëpamja e ndjeshmërisë dhe e dobësisë njerëzore në përballje me një padrejtësi. Megjithatë, Rama u tërhoq. Pushoi reagimet, zgjodhi të heshtte, mblodhi plaçkat, liroi zyrën dhe iku nga Bashkia.

Prej gjithë kësaj nxori më pas “Kurbani”-n, një pamflet politik voluminoz, që jo vetëm i solli të ardhura në planin personal, por ia shtroi dhe rrugën drejt pushtetit, duke i patur mesazhet e atyshme si impaktin e parë paraelektoral për zgjedhjet e 2013-ës. Skema funksionoi më së miri: humbi bashkinë dhe fitoi qeverinë, gjë që si duket e kuptoi që qershorin e 2011-ës, kur vendosi të ikte qetësisht, duke marrë mesazhin e ndërkombëtarëve, që mbyllën njërin sy e vesh nga ploja e KQZ-së, si për t’i thënë: nëse e do qeverinë, lëre bashkinë! Formula, siç u pa, rezultoi me sukses. PD-ja, edhe pse u ndje e ngadhënjyer, në kohë humbi shumë: prestigjin, pushtetin, por dhe Bashën si resurs të pretenduar menaxherial, pasi nën drejtimin e kryeqytetit rezultoi një katastrofë dështimi dhe paaftësie.

Armët kimike

Vjen dhe tërheqja e tretë: armët kimike të Asadit. Një protestë e pazakontë e shoqërisë civile, e vetmja në lloj për nga masiviteti, e vuri në pozitë të vështirë Ramën përballë premtimit që u kishte bërë amerikanëve për t’u dhuruar një copëz Shqipëri në demontimin e tyre. Politikisht dhe strategjikisht ishte në rregull: Shqipëria është vend i NATO-s dhe ka detyrime, të cilat përkthehen dhe si kosto në momente të caktuara. Por që masa e njerëzve të frikësuar me lepurin në bark nuk mendonte kështu, dhe nuk ka si mendon kështu. John Kerry priste një “po” nga kryeministri shqiptar që më pas të fluturonte direkt për në Tiranë, edhe me një paketë ndihme amerikane për vendin e vogël hallemadh, ndërsa Rama i thotë “jo”, duke marrë koston e një zemërimi amerikan për këtë tërheqje në një çast të vështirë për të. Për Spartak Ngjelën, Rama kishte bërë gafën e shekullit, me pasojë një ftohje dhe çarje të pariparueshme në raportet me SHBA-në. Por koha nuk e vërtetoi këtë gjë. Për momentin, Rama e gëzon si askush asetin e çmuar të përkrahjes amerikane, edhe për shkak të strehimit të muxhahedinëve iranianë.

Dhe ja ku jemi në tërheqjen e katërt: Kavajën. Nëse në çadër do i kishin parasysh tre të parat, nuk do u bënin duart të duartrokisnin e gojët të brohorasin “fitore”. Revolucioni më i madh që duhet të bëjë PD-ja është ai brenda saj, tek ndryshimi i trendit të aksionit politik, ku jo urtësia, por egërshania mbizotëron në gjithçka. Ajo i sjell fitore me shumë prani “Piroje” brenda, të vogla në përfitime dhe të shkurtëra në kohë. Me gjasë, edhe kjo me Kavajën e tillë do jetë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Në këtë foto ka numra dhe figura. Cilën vëreni të parën?

Në këtë foto ka numra dhe figura. Cilën vëreni të parën?

Përfundimi: rrëzimi i avionit të EgyptAir një vit më parë ishte aksidental, jo akt terrorizmi

Përfundimi: rrëzimi i avionit të EgyptAir një vit më parë ishte aksidental, jo akt terrorizmi

Pas defektit, kjo është risia e fundit e WhatsApp

Pas defektit, kjo është risia e fundit e WhatsApp

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni