Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Shije kërnackash në deklaratën e komisionerit Hahn mbi grushtin e shtetit në Turqi

by Te Sheshi
19/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Kur do të bëhet ky vend?!

Komisioneri Hahn, një prej zërave më aktivë të politikës së Brukselit për momentin, i ka dhënë një dorë të fortë teorisë së tjerrur mirë pak orë pas dështimit të grushtit të shtetit në Turqi se pas asaj që ka ndodhur fshihet vetë dora e Erdoganit.

Sipas tij, ekzistojnë të dhëna se listat e atyre që po ndëshkohen si të implikuar në atë ngjarjeje të rëndë kanë qenë të përgatitura më parë. Kaq!

Deklarata nuk shoqërohet me asnjë publikim liste, për të bërë të mundur ilustrimin me figurë të asaj çfarë thuhet me zë. Dhe vini re: e thotë një zyrtar i lartë i Brukselit, që do të thotë, vetë Brukseli, sipas të gjitha kodeve të komunikimit diplomatik!

Del pra ajo po nga ato kancelari që atë natë heshtën, ranë herët në gjumë, për t’u gdhirë në jerminë e një Erdogani që sajon puçe, duke vërtetuar kështu atë tezën psikologjike, sipas së cilës njeriu e sheh tjetrin, botën përreth, sipas standardit të vetvetes: çfarë bën vetë, mendon se e bën dhe tjetri! Po!

Hahn vjen nga ajo lloj bote politike plot dritëhije, mu për shkak të natyrës konspirative të çdo zhvillimi, e  cila mban erë të rëndë komplot, e shfaqur qartazi edhe gjatë orëve të grushtit të shtetit në Turqi, ku asnjë kancelari perëndimore nuk lëshonte deklarata, ku jo të mbrohej Erdogani, por sistemi që ata promovojnë si vlerën e tyre më sipërore, demokracinë, atë të bazuar në votë e ligj.

Dhe, bazuar në atë çfarë tha Hahn, se listat me të ndëshkuar paskan ekzistuar më parë se të ndodhte ngjarja, pyetja që vjen natyrshëm është: pse nuk pati atëherë deklaratë për ndalimin e zbatimit të kësaj skeme konspirative nga ana e Erdoganit?!

Por nuk kishte si të ndodhte kjo, kur sheh me vëmendje vijimësinë e ngjarjeve orë pas ore, se çfarë lloj trajektoreje ndjek, ku pas dështimit të grushtit të shtetit investohet fuqishëm mediatikisht në krijimin e idesë se është vetë Erdogani që e ka sajuar atë, shoqëruar me deklarata për respektim ligji, ama me një zhbalancim të frikshëm, deri dhe të turpshëm, karshi vetëm masave ndëshkuese qeveritare kundër atyre që në thelb shkelën rëndë ligjin, kushtetutën e një vendi të NATO-s, që tentuan mbi të gjitha që t’i japin dërrmën atij sistemi që përbën medaljon krenarie për politikën perëndimore, gjë që duhet t’i kishte bërë Brukselin dhe Uashingtonin të vinin kujën.

Dhe, përpos që nuk ndodhi, tashmë, po ka tentativa për ta tradhëtuar akoma më shumë veten në raport me kauzat demokratike nëpërmjet deklaratave si kjo e Johannes Hahn-it, e cila e transferon lojën e kulisave, me bomba tymuese për “konspiracion erdoganist”, nga qarqe mediatike në diplomatike.

Kujtojmë se nuk ka ndodhi a ngjarje në Europë, por dhe më tej, që mos jetë e njollosur me dyshime konspirative, me “pigment perëndimor”, siç janë dhe incidentet me natyrë terroriste, të mbushura përplot me të dhëna komprometuese.

Por ndërsa ato prodhohen dhe konsumohen në kuzhina mediatike, sidomos nga gazetaria elektronike e portaleve, e etur gjithnjë për lëndë të parë për scoop-e, nuk e kalojnë gjithsesi kufirin për të molepsur dhe rangje politike e diplomatike, siç ndodhi së fundi me komisionerin Hahn.

Mjaft të kujtojmë Srebrenicën, e cila sapo la pas përvjetorin e saj të 21-të si tragjedi. Si atëherë, edhe sot, ekzistojnë dyshime për implikim të qëllimshëm të politikës europiane në atë lloj ploje njerëzore, e jo vetëm në emër të indiferencës, por kurrë, në asnjë rast, ish-liderit boshnjak, të ndjerit Alia Izetbegoviç, edhe pse nën një trysni të fortë emocionale prej dhimbjes, nuk i bëri goja të akuzojë ndonjë kancelari a lider perëndimor si autor passkenik të asaj masakre. Në kujtimet e tij për Srebrenicën, ai thjesht zgjedh të heshtë.

***

Johannes Hahn është një zyrtar austriak. I afirmuar më së shumti gjatë aksionit diplomatik për zgjidhjen e krizës në Maqedoni, emri i tij është ngatërruar në ca afera me pushtetin e Gruevskit, por ndërkohë dukshëm i mungon sharmi i një politikani fisnik që nxjerr jo vetëm deklarata fine, por dhe perla aksiomatike nga goja, nga ato për t’u mbajtur mend. Jo. Është i varfër deri në mërzi prej një klisheizimi që e shndërron më tepër në një rrogëtar Brukseli, sesa në një misionar. Që do të thotë gjithashtu se nuk është i prerë për të shkruar një histori të bukur personale në karrierë.

Dhe ne, shqiptarëve, ai na kujton një gjysmëbashkëpatriot të tij, gjermanin Eugen Wollfarth, ish-ambasador i OSBE-së në një ndër periudhat më të vështira e më delikate të politikës shqiptare, që iku duke lënë pas një protagonizëm diplomatik me shijen e kërnackave, ngase ishte shumë i dhënë pas tyre dhe u përvishej para ose pas çdo qëndrimi publik. Dhe deklarata e Hahn-it, se grushti i shtetit në Turqi mund të jetë sajesë e Erdoganit, të jep përshtypjen e një njeriu që kur flet po shqepet në kërnacka. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
SHBA-të i vlerësojnë lart raportet me Turqinë, mbështesin qeverinë e këtij vendi

SHBA-të i vlerësojnë lart raportet me Turqinë, mbështesin qeverinë e këtij vendi

BE për ngjarjet në Turqi: kundër grusht-shtetit, por dhe kundër dënimit me vdekje

BE për ngjarjet në Turqi: kundër grusht-shtetit, por dhe kundër dënimit me vdekje

Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, vritet agresori dhe plagosen 4 persona

Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, vritet agresori dhe plagosen 4 persona

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni