Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Rishfaqja e Sabaf Keçit në rastin e Emine Alushit

by Te Sheshi
21/01/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Rishfaqja e Sabaf Keçit në rastin e Emine Alushit

Emine Alushi, siç e dimë të gjithë tashmë, është ajo mësuesja e medresesë së Shkodrës e arrestuar për shkak të një fjale goje, për shkak të akronimit drithërues katërgërmësh ISIS. Ajo, krejt naivisht, u shfaq duke e gjykuar grupimin e cilësuar terrorist si mbrojtës të pambrojturish para nxënësve që kërkonin, jo aq naivisht prej saj, të dinin të vërtetën rreth gjëmëmëdhenjve, që atyre e ne të gjithëve na janë bërë si “burri i nënës me babë gjallë” prej po aq terrorit informativ me bëmat e tyre terroriste.

Ndërsa Sabaf Keçi është dikush që nuk ekziston realisht si Emineja, dhe madje nuk ka ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me. Ai është një ndër personazhet më brilantë të dalë nga galeria e pasur e Gjergj Xhuvanit si regjisor dhe e Birçe Haskut si aktor, që i përket gjithashtu një prej skenave gjithashtu brilante të kinemasë shqiptare, ballafaqimit të drejtorit, shokut Sabaf, me nxënësin Festim Tosku, për fjalët e tij, se, “Kina është vend revizionist”, duke thënë mësimin e historisë.

Bëhet fjalë, pra, për filmin “Parullat”. Kush e ka parë atë film, e ka të qartë atë skenë tragjikomike, ku mësues Sabafi, por dhe shoku Sabaf, pasi ishte dhe sekretar partie, i kërkon me ngulm Festim Toskut, që qëndron si një zog i trembur përballë skifterizmit të pamëshirshëm të tij, se kush e shtyri të thotë se “Kina është vend revizionist”, gjë që Festimi e kishte thënë për një moment nga nxitimi, duke tentuar të thotë të kundërtën, atë që kishte libri, se, “Kina është vend socialist”! Por shoku Sabaf, ky mishërim i vigjilencës komuniste, ky bir dhe burrë i denjë i partisë, shikonte tek thënia e Festimit jo thjesht një lapsus nga nxitimi, siç mësuesi i tij i historisë tentoi ta shpjegonte e ta justifikonte, por një plan të mirëmenduar armiqësor të fisit Tosku, pinjoll i një familjeje të deklasuar në fshat, që u zgjodh për të vjellë vrer kundër Kinës socialiste, duke e njollosur me revizionizëm, e bashkë me të dhe Shqipërinë, në miqësi e vëllazëri me vendin e madh marksist-leninist!

Dhe kjo është belaja më e madhe që e ka gjetur sot mësuese Eminen të çuar pas hekurave, ku përballë ka një Sabaf Keçi, si mendësi juridike e shoqërore njëkohësisht, që sheh pas saj një komplot të madh terrori.

Ka një shpjegim sociologjik e psikologjik se pse asaj gruaje i ka dalë ajo fjalë, që lidhet dhe me një mendësi të deformuar te disa breza muslimanësh që nga koha e kolonizatorëve. Këta të fundit u investuan fuqishëm për të vrarë tek vetëdija e masës së muslimanëve ndjenjën e superioritetit, të avantazheve morale dhe menaxheriale që u diktonin parimet fetare për të qenë gjithnjë në pozita udhëheqëse dhe të një modeli cilësisht imponues punësh e formash ushtrimi pushteti. Për këtë arsye, kolonizatorët bënë ç’është e mundur që t’i detyronin muslimanët që kohërat e arta të tyre, kur e qeverisnin botën në çdo lëmi, t’i përjetonin deri në nivel nostalgjie, të kishin një raport romantik me to, ndërsa aktualen, prozaiken, ta kishin një ferr vetëpersekucioni psikologjik, dëshpërimi social, ndjenje disfatizmi, një konstrukt mental që nuk e has asgjëkundi në modelin profetik të cilit ata i referohen.

Të mësuar me ndjenjën e shtypjes, një pjesë e tyre, të papjekur fetarisht, i dorëzohen lehtë çdo shfaqjeje me skërmitje dhëmbësh në emër të padrejtësisë. Është pikërisht kjo mendësi e deformuar që i jepet më pas lehtësisht emocionales, duke produktuar më pas në çalltisje të tilla, që dhe nga pikëpamja pedagogjike janë gafa të rënda. Por assesi nuk mund të jetë një problem me natyrë penale, sa për t’i vënë prangat një gruaje për një llaf goje, lehtësisht e kuptueshme që pas së cilës nuk fshihet asnjë lloj komploti. Mos harrojmë se jetojmë në një shoqëri ku ka dhe plot preferenca të ngjashme me natyrë terrori, madje deri në adhurim. Adhurohen haptazi diktatorë, figura që kanë vrarë e prerë mizorisht, por askujt prej tyre nuk i preket asnjë fije floku. Nëse një emision investigativ denoncoi Eminenë për një llaf goje, vetë Emineja përbën një denoncim për krimbëzimin dhe kriminalizimin e një shoqërie të sunduar nga padrejtësia, përfshirë këtu edhe median që e denoncoi. Kanë fytyrën e Sabaf Keçit! /tesheshi.com/    

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Turqia e sheh me shpresë presidencën e Trump-it për marrëdhëniet dypalëshe

Turqia e sheh me shpresë presidencën e Trump-it për marrëdhëniet dypalëshe

Të zhdukurit e luftës së Kosovës, “Thirrjet e nënave”: të jenë në tryezën e Brukselit

Të zhdukurit e luftës së Kosovës, "Thirrjet e nënave": të jenë në tryezën e Brukselit

5 metoda për të memorizuar lehtësisht ato qe lexoni

5 metoda për të memorizuar lehtësisht ato qe lexoni

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni