Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Qeverisje rripash

by Te Sheshi
14/09/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Pikëpyetjet e kanabisit

Fillimi i kësaj jave shënoi dhe nisjen e një epoke të re ndëshkuese nga ana e policisë rrugore, atë për vendosjen e rripit të sigurimit edhe në sediljen e pasme, për fëmijët mbi 12 vjeç. Kjo, krahas instalimit të ndenjëses, si para e si pas, për ata deri në 4 vjeç. Dhe deri këtu nuk ka asgjë për t’u diskutuar. Gjersa rripat e sigurimit janë aty, ato duhen vënë, si për fëmijë e si për të rritur. Por ka diçka irrituese në këtë mes, si për shumë e shumë vendime të befta qeveritare, të cilat më shumë se si frymë e zbatimit të ligjit, ngjajnë si kurthe për të krijuar sa më tepër burime të ardhurash. Mjaft të shihet masa ndëshkuese, me nga 5 deri në 15 mijë lekë gjobë, gjer në heqje patente, e cila duket se nuk është “ushqyer” nga asnjë referencë, monetare apo sociale, për t’u çuar në kuota të tilla. Ajo ngjan si një “ganxhë në rrotë”, dhe përçon të kundërtën e frymës së ligjit, me parimin klasik “mos e shkel se ndëshkohesh”. Sepse, në këtë formë siç po kërkohet zbatimi i ligjit në Shqipëri në disa zëra, ku nuk merret  në konsideratë asnjë kontekst social, të duket sikur të thonë, “aman shkele ligjin se na duhen para”. A nuk ishte i tillë aksioni ligjor për kutinë e ndihmës së shpejtë nëpër automjete, a thua se e gjithë katrahura jonë rrugore vinte nga fakti se mungonte jodi e fashoja në bagazhet e automjeteve? Po shih rezultatin: në afro një muaj “goditje e përqendruar”, njerëzit u grinë në gjoba e qeveria korri një dorë të mirë të ardhurash!

Sakaq, të tilla masa duhet të kenë kohën e tyre. Urtësia e një veprimi e do që të ketë një përputhje mes mënyrës, vendit dhe kohës, për të rezultuar i suksesshëm, ku çdo palë të mbetet e kënaqur. Në një kohë kur shërbimet shtetërore nuk kanë pësuar asnjë përmirësim, ku ende shteti e shtetasi nuk kanë krijuar partneritet ndërveprues, por shihen si armiq mes vedi, masa të tilla e thellojnë më shumë këtë hendek. Dhe Shqipëria, që kur është krijuar si shtet, këtë vuan më së tepërmi: “mospajtimin” mes shtetit dhe shtetasit.

Në tre vjet, kjo qeveri jo vetëm nuk ka përmirësuar diçka në këtë drejtim, por e ka thelluar akoma dhe më tej perceptimin publik, me tendencë bindjeje të palëkundur, se shteti nuk është për t’ju shërbyer qytetarëve. Në rastin e rripave, kush mendon se shtetit po i djeg xhani për jetën e shtetasve të vet, duhet parë me seriozitetin e një njeriu me probleme mentale. Dhe është pikërisht ky disproporcion që nxjerr në një dritë absurdi vendime të tilla. Ndryshe, aksidenti i pak muajve më parë në afërsi të Golemit në Kavajë, ku dy fëmijë humbën jetën nga shteti, do kishte çuar së paku në ndonjë dorëheqje!

Ndërkohë, duke mbetur tek policia, drejtuesit e automjeteve duhet ta dinë se ajo bën një shkelje të hapur të kodit penal, por dhe të kartave ndërkombëtare, kur të kërkon hapje bagazhi për kontroll, gjë që është shndërruar në një rit të rëndomtë në rrugët e Shqipërisë.  Ajo duhet ta bëjë këtë vetëm me urdhër nga prokuroria. Dhe ja pra ku duket qartazi se masa të tilla nuk udhëhiqen nga asnjë parim drejtësie. E këtu fshihet ajo “sepseja” e madhe e shqiptarit që i shmanget ligjit, detyrimeve ndaj shtetit, ngase ende nuk ka parë tek shteti dorën e ngrohtë të partnerit, mikut, bashkudhëtarit për një qëllim të përbashkët, por të atij që e shpërfill, e përtall, e diskriminon.

P.S. Fjala rrip është ndër ato që në gjuhën e popullit ka fituar dhe një konotacion negativ, tej atij pozitiv për funksionet e nevojshme që kryen, siç është garancia për të mos rënë pantallonat në rastet kur mund të na këputet kopsa. Nuk janë të pakta rastet kur dikush cilësohet  si “rrip”, duke u bërë pra njësh me lëndën, e jo funksionin. Në majë të këtij arti popullor qëndron portretizimi i oficerit si një “grumbull rripash ku rripi kryesor është ai vetë”, i zënë vend aq shumë në fjalorin e ushtarëve aty nga vitet `70-’80. Dhe kjo që u trajtua më sipër e bën të pashmangshme cilësimin e qeverisjes si “e rripave”, së paku për këto tre vite. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Një dëshmitar nuhatës mund të jetë po aq i vlefshëm sa një dëshmitar okular

Një dëshmitar nuhatës mund të jetë po aq i vlefshëm sa një dëshmitar okular

Fjalimi vjetor në PE, Jean-Claude Juncker: Bashkimi Europian ndodhet në krizë ekzistenciale

Fjalimi vjetor në PE, Jean-Claude Juncker: Bashkimi Europian ndodhet në krizë ekzistenciale

Qeveria Rama rikonfirmon futjen e mësim-besimit në shkolla, z/kryeministri Peleshi: nis që këtë vit

Qeveria Rama rikonfirmon futjen e mësim-besimit në shkolla, z/kryeministri Peleshi: nis që këtë vit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni