Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Fitorja e madhe e Erdoganit: s’ka më terror kurd ndaj Turqisë

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

    Dhurata e çmendur që Trump do të marrë nga arabët e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Plaçkitja si aspiratë!  

by te Sheshi
28/04/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA/ Për një “pranverë” që mos ardhtë kurrë!

Në një replikë nën ethe të forta politike në distancë, kreu i opozitës Lulzim Basha dhe kryeministri Rama, janë flakëruar mes vedi, sigurisht në mënyrë kundërshtuese lidhur me aspiratat e shqiptarit: Rama ka deklaruar për të “n”-tën herë se kriza që ka kapluar shoqërinë shqiptare, me tepër se ekonomike apo diç e ngjashme me të, nuk është asgjë përballë krizës së aspiratave; ndërsa rivali i tij Basha, ka pohuar se aspiratat e popullit ekzistojnë, porse ato bëhen të pamundura prej pushtetarëve (!)…dhe adresimin e ka bërë më konkret politikisht dhe elektoralisht, duke i mëshuar fort Ramës si kryeqeveritar.

Në fakt, më tepër se politik, kjo është një çështje deri dhe akademike: nëse vërtet, ndër ngërçet e mëdha që ka psiqika jonë si popull, formimi ynë, morali ynë shoqëror, është pikërisht mungesa e theksuar e aspiratave, që më pas gjeneron dhe në përzgjedhjen e turlilloj kodoshave për ta udhëhequr, duke e bërë kështu bashkëfajtor në mungesën e aspiratave tek vetë kodoshët që i vë në krye të punëve. Akademik, derisa fton për diskurs historianë, antropologë, sociologë, politikologë e figura të ndryshme të mendimit publik. Pra, nuk e zgjidh dot këtë as Basha e Rama, ndonëse i dyti i është qasur herët kësaj sprovë, me dy trajtesat e tij publicistike “Lule shqipo, lule djalë” dhe “Rron or rron dhe nuk vdes shqiptari”, aty nga mesi i viteve `90.

Po vërtet, a ka patur e ka shfaqur ndonjëherë aspirata të larta shqiptari, të tilla që kanë kapërcyer thjesht nevojën për të mbushur barkun me bukë?

Po, patjetër që ka patur, por ato kanë qenë të kushtëzuara dhe të kufizuara në kohë. Fjala vjen, ndryshimet demokratike të 90-ës, provokuan njëfarë aspirate, por që u fik shpejt kur rendi i ri u pa si një deti i bërë kos, e të gjithë iu turrën me lugë e garuzhde bashkë.

Aspirata të larta pati dhe gjatë krizës kosovare, ku rrethana të jashtëzakonshme bënë që gjaku, gjuha, kombi e sakrificat, të na klasifikojnë si heronjtë e shekullit në humanizëm e dëshirë për liri.

Më pas, aspirata u shfaqën ca pak dhe në ca zhvillime politike, siç ishte largimi i Nanos në vitin 2005 dhe ardhja e Berishës me shpresën se do i jepte dërrmën korrupsionit. Ngjallje  aspiratash ishte shpallja e Kosovës si shtet i pavarur, por që dhe ato u shuan pak e nga pak për t`i lënë vendin një dëshpërimi të thellë social e shoqëror. Jo pak aspiratë provokoi dhe Rilindja qe deri më tani po rezulton një pesë me hiç në terrenin e gjërave.

E të gjitha këto, duket se janë tretur ose këmbyer me një tjetër aspiratë që po gjallon fort për fat të keq: ajo e plaçkës, që sidomos tani në fushatë elektorale, shfaqet dhe më monumentale.

Po si ta kuptojmë këtë?

Tek një episod i filmit ‘Liri a vdekje’, shfaqet Sotiri, një bari të cilit i luan zemra vendit kur takohet me pjesëtarë të çetës së Çerçizit.

-“Ju kërkoja në qiell, por  ju mu shfaqët në tokë”  – iu drejtua ai trimave, teksa këta po lagnin fytin e qafat në një burim me ujë të ftohtë nën një korije.

Nuk zgjati shumë dhe Sotir bariu jua bëri me dije “psenë” e aspiratës së tij për t`i takuar: “Po thashë se mos vij dhe unë me ju e të bëj ndonjë plaçkë!”   

Trimat qeshën më të madhe, ndërsa Çerçizi, i bëri me dije bariut se ata nuk kishin dalë për të vjedhur, por për vatan, e se kush jepej pas plaçkës, plaçkë ishte dhe vetë.

Por sot, siç ka ardhur kohërat, Cerçizi e tezat e tij ngjajnë me një romantikë poetike pa asnjë bazë në realitet, ndërsa ligjin e bën Sotir bariu, aspirata e tij për plaçkë. Ai është politikani dhe zyrtari i shtetit, është militanti pa dyshim, por është dhe hallexhiu, është dhe aventurieri i rëndomtë, ndodh që është dhe intelektuali nëse aty përfshijmë pedagogë që të ruajnë xhepat për një note; e porthuajse pra çdo kategori shoqërore ka plaçkitësit e vetë potencialë, që enden udhëve të atdheut porsi kaçakë, sa më maskën e demagogjisë e sa më atë hipokrizisë, duke bërë plaçkë në një pangopje tragjike.

Ja, afrimi i fushatës elektorale, është njëherësh dhe koha kur bubërojnë barinjtë e etur për plaçkë, këta mbajtës gjallë të aspiratës më të mbrapshtë që nuk po ka Çerçiz t`ia ndryshojë kahjen drejt së duhurës. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
FORUM/ Flasin analistët: Një qeveri teknike e më pas zgjedhje të parakohshme – ja zgjidhja politike që i duhet Kosovës

FORUM/ Flasin analistët: Një qeveri teknike e më pas zgjedhje të parakohshme – ja zgjidhja politike që i duhet Kosovës

Listat/ Kryetarët e komunave i nxorrën nga dera, e po hyjnë nga dritarja

Listat/ Kryetarët e komunave i nxorrën nga dera, e po hyjnë nga dritarja

Putin: Nuk jam penduar për pushtimin e Krimesë

Putin: Nuk jam penduar për pushtimin e Krimesë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Shuhet një majtist me nam

Shuhet një majtist me nam

13/05/2025
Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

13/05/2025
Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

Dy gra nga Brukseli, vlerësime për zgjedhjet në Shqipëri

13/05/2025
Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

Trump, “biznes” 142 miliardë dollarë me sauditët

13/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni