Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Një dru politikës, një hu medias!

by Te Sheshi
03/06/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Kur shqiponja në gjoks shfaqet si sorrë e shëmtuar

Në morinë e pyetjeve që gazetari Blendi Fevziu i drejtoi kryeministrit Rama në Opinion-in e së enjtes ishte dhe ajo mbi cilësimin e dikurshëm të Metës si “njeri që vjedh me bllok”, por që shkoi dhe e bëri president. Ishte vërtet një moment i sikletshëm për kreun e pozitës, kaluar me talentin për të sajuar aty për aty një sofizëm të sofistikuar, me të cilin “e hodhi lumin” duke e quajtur “përfaqësues të një partie të zgjedhur” dhe që gëzonte dhe statusin politik të një “presidenti PD-je”.

Por a ia ka bërë Fevziu një pyetje të ngjashme Metës duke iu referuar të kaluarës së tij si “njeri blloku”? Kurrë! Pak javë më parë, ai e pati në studio për të “n”-ën herë, tashmë si president i zgjedhur, por nuk guxoi t’i drejtohej me pyetje kaq djegëse; dhe ky është rasti për të evidentuar atë që mund të konsiderohet një bashkëfajësi e medias dhe e politikës për të gjitha zullumet që i kanë ndodhur këtij vendi në çerekshekulli. Dhe këtu është fjala për atë oligarki mediatike që, po ashtu si ajo politike, vijon të ketë sundimin e saj mbi audiencën, me dhjetë kokrra që bredhin studio më studio, ku ndokush është bërë dhe moderator, të bërë sigurisht dhe me portale, dhe e cila, e vendosur në pozitën e kritizeres, siç ia do dhe puna, nuk arrin dot të shoh te vetja morinë e paudhësive.

Është një oligarki që ka bërë e bën miliona, me paga të majme me diferenca të frikshme me vartësit e terrenit, pa dalë asnjë ditë në terren; pa u lagur, pa u pluhurosur, pa u zhuritur, pa djersirë e pa mërdhirë. Analitika e tyre përbën dhe një paradë veshjesh, grimasazh dhe stili flokësh (në rastet kur kanë). Këtë lloj oligarkie mund ta njihni dhe nga portalet me të cilat prezantohet. Janë ato pasqyrueset më të mira të asaj çfarë janë realisht, sa fals! Mëtojnë të promovojnë moral në pozicione këmbëmbajkëmbë në studio televizive, por online-t e tyre qelben nga lapërdharia e gjithfarësojshme, nga shqipja e përçudnuar dhe nga lajme të tipit “gabi”.

Për t’iu rikthyer Opinion-it të së enjtes, nuk ka se si të të mos përshtirosen shumica e përballjeve të atyshme, ku mangësia profesionale e moderimit është e ububushme. Ato, kur i ftuar është Edi Rama, janë për të ndërruar kanal, nëse përfshihesh tek mendjet normale. Duke e ditur se nuk po sheh as Çanin e as Ermal Mamaqin, i qasesh ndjekjes së përballjes me njëfarë serioziteti; kur fap, dhe në monitorin gjigand të studios moderatori servir skena “Portokallie” (nuk je përballë ekranit as për të parë Portokallinë), duke shkërmoqur gjithë atë farë skrupuloziteti solemn “për hir të të vërtetave të mëdha” që mëton se i përmban formati i emisionit, që dhe si promocion ka ecejaken e shqetësuar të themeluesit e moderatorit me këtë kauzë mbi shpinë, nga grimi në studio.

Anës së mangët profesionale i shtohet më pas dhe mangësia e theksuar morale. Mjaft kur shihet se në këtë lloj gazetarie mungon ai sens misioni që kalëron mbi profesionin, më saktë, mbi rrogëtarin e rëndomtë. Doni një provë? Akuzohet Rama si arrogant pse është shpërfillës kritikash të ardhura nga media, por vetë drejtuesi i Opinion-it e ka shfaqur ngjashëm këtë lloj arrogance duke shpërfillur kritikat që i janë bërë, dhe madje e ka mbrojtur si qëndrim, si zgjidhje, këtë raport me publikun. Këtu nuk është rasti për të denoncuar formatin e Fevziut dhe atë vetë si një “dele e zezë” e medias problematike shqiptare, por për të thënë se ajo, kupola e medias, është një “motërz” e politikës në gjithë katrahurën e tranzicionit. Motërzohet me të jo vetëm nga përfitimet, por dhe nga mënyra se si i qëndron përballë, mendjemadhësisht, pa e kuptuar, ose pa pranuar ta kuptojë se është po aq problematike sa dhe vetë politika.

Rasti më flagrant është me një tjetër personazh, me tjetër format, që nga analist kaloi dhe në pozicion moderatori (por nuk ka ende portal), që kush ka punuar në redaksi me të, më saktë, kush e ka patur shef, pasi vetëm shef ka qenë gjithnjë, pa qenë një ditë gazetar, e çmon si ndër krijesat më vulgare nga pikëpamja etike, pa llogaritur partneritetin pazarli ndër vite me politikën, që e ka bërë deri dhe pronar pallatesh. E sot, ai i kërkon llogari politikës në studion e tij në emër të një morali që kurrë nuk e ka patur.

Ka dhe më po të doni, por kaq mjafton për të thënë se tek ne as gazetaria, më saktë, kupola e saj e përthyer në panele studiosh, nuk i lë gjë mangut politikës në degradim. Diku me mungesë të theksuar profesionalizmi, e diku me boshllëqe morale, i qëndron denjësisht në krah. Do vijojë të jetë kështu derisa ajo pyetje që iu bë Ramës në Opinion mbi Metën t’i bëhet vetë këtij të fundit në të gjitha studiot që mund të gjendet: “Si munde që nga njeri me bllok në dorë të përfundosh një ditë president?” Fakti që nuk i bëhet do të thotë shumë! /tesheshi.com/                                                                                                             

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Dallimi i Kurtit me Haradinajn e Hotin, Ymeri: Çka ki me krahasu me ata?

Dallimi i Kurtit me Haradinajn e Hotin, Ymeri: Çka ki me krahasu me ata?

Gjosha e LSI jep alarmin: Shkarkimet, dëmi që po shkaktojnë teknikët demokratë

Gjosha e LSI jep alarmin: Shkarkimet, dëmi që po shkaktojnë teknikët demokratë

Shqetësoheni për rënien e flokëve? 50-100 fije bien natyralisht çdo ditë

Shqetësoheni për rënien e flokëve? 50-100 fije bien natyralisht çdo ditë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni