Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

by te Sheshi
18/02/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Siç është e qartë tashmë, opozita në Shqipëri ka vendosur të ndërmarrë një “aksion rruge” kundër qeverisë të cilin i mbështet me arsye krejt populiste në lloj, deri në parazitizëm, siç është fjala vjen varfëria. Duhet të kujtojmë se përgjatë këtyre 25 viteve tranzicion, varfëria ka qenë e pranishme në shoqërinë shqiptare po aq sa pasuria. Ka shtresa që janë bërë bajagi të pasura, siç ka dhe që kanë mbetur bajagi të varfëra. Edhe në kohët më të arta të rritjes ekonomike, 2002-2007, kronikat televizive me lista borxhesh në dyqane e akuza për varfërinë të përcjella sa andej e këndej kahjeve politike, ishin po aq të pranishme sa sot. Po ashtu edhe për çështje të tjera.

Le të marrim korrupsionin. Ky i fundit është instaluar përgjatë 25 viteve, edhe me kontributin e vyer të opozitës së sotme. Ajo mund të ankohet me parimin që “atë që e bëmë ne pse po e vazhdoni ju”, dhe kjo është mëse e drejtë; por ajo, në ligjërimin e saj nuk e artikulon kurrë këtë gjë, së paku as në formë të nënkuptar, duke pranuar përulësisht grykësinë në të djeshmen e saj qeverisëse shoqëruar me ndonjë ndjesë të lehtë. Kjo as që mund të mendohet.

Papunësia dhe premtimi i papambajtur për 300 mije vende pune – po, në perceptimin e përgjithshëm kjo është një hiç, por që në këtë rast qeveria i përgjigjet me statistikë ndërkohë që opozita nuk ka qenë e aftë t’i përgjigjet po me të njëjtën monedhë. Pra, është mjaftuar të qëndrojë në kufijtë e një populizmi, duke përfituar dhe nga një frymë e përgjithshme rreth e rrotull në zhvillime ndërkombëtare, ndonëse pa asnjë lidhje me ato parti që bëjnë të njëjtën gjë gjetkë. Askush prej tyre nuk ka qenë ndonjëherë në pushtet siç PD 13 vjet. Ata, duke e patur sefte pretendimin për të qeverisur si p.sh “5 Yjet” e Pepe Grillos në bregun tjetër të Adriatikut, janë të avantazhuar deri diku moralisht në frymën e tyre. Ata nuk kanë lënë pas bilance katastrofale qeverisjeje, për të cilën çdo njeri me pak qibar nuk do guxonte më t’u kërkon votën njerëzve.

Ndërsa tek ne kjo ndodh me një lehtësi deri dhe tragjike. Madje për ta plotësuar absurdin e opozitës shqiptare në raport me moralin më shumë se përtokë, të bërë leckë, mjaft të kujtojmë se akuzat ndaj qeverisë Rama i nisi pa ardhur ende kjo e fundit në pushtet e duke i patur vetë letrat dhe levat e shtetit. Periudha pak më shumë se dy mujore, nga fundi i qershorit e deri në fillim të shtatorit 2013, u shoqërua nga mbledhje të qeverisë Berisha, ku ky i fundit niste e mbarronte duke hedhur akuza ndaj një kundërshtari që akoma ishte në rrugë.

Dhe kjo nuk përbën ndonjë çudi tashmë, pasi dihet që fryma dominante e PD-së si lloj politike, e cila përçon karakterin psiko-politik të kreut të saj, Berisha, është e fokusuar tek dërmimi dhe çmontimi i kundërshtarit, në kushte pushteti a opozite qoftë, se sa tek produktiviteti vizionar dhe real në funksion të zhvillimit.

Më pak se katër vjet nga lënia e pushtetit, ajo nuk po mundet t’ju artikulojë shqiptarëve qoftë dhe një arritje të vetme të saj, një lloj reforme që e ndërrmori në një sektor të caktuar i cili sot, në mos të shkëlqejë, të ketë deri diku një performancë pozitive. Përkundrazi, la në një gjendje katastrofale sektorin e energjisë, i cili jo më kot përfshihet tek sektorët strategjikë, pasi mban në këmbë shtetin, ngjashëm si sektori i ujësjellasave.

Por a e meriton kjo qeverisje një protestë? E meriton që ç’ke më të. Nëse përjashtojmë arsyen pse – armët kimike të Sirisë, ndër më naivët si motiv – e meriton një protestë të allasojshme (me kusht që mos jenë në të Kokëdhima, Berisha e e Basha), pikërisht për arsyet e mëposhtme:

-Sepse në katër vjet e forcuan akoma më tepër bindjen në milet se ky vend nuk bëhet.

-Sepse në ushtrinë e administrës shtetërore, u shtua akoma dhe tepër grykësia për të bërë lekë.

-Sepse jua bënë shqiptarëve akoma më të urryer këtë vend duke iu besuar poste lloj-lloj delenxhiu.

-Sepse sërish, punët e detyrat nuk iu besuan më të aftit, por më të paskupulltit.

-Sepse nuk qenë të aftë të instalojnë një tjetër sjellje me kundërshtarin për të bërë të mundur uljen e tensionit politik.

-Sepse nuk kanë mundur që vërtet të promovojnë një moral të ri në qeverisje. Njerëzit nuk kanë se cfarë të marrin asgjë prej llojit të qeveritarëve që kanë, asnjë virtyt.

-Sepse më tepër se tek puna, i kanë përqëndruar energjitë tek reklamimi i punës, për ta bërë atë sa më ciklopike kur është krejt lilipute.

-Sepse shteti është bërë shtet vetëm për vete dhe aspak për shtetasit.

-Sepse drejtësia shihet si reformë me natyrë juridike, e jo si frymë që e përçon qeveria në punët e saj, ku nuk ka nevojë as për vota në parlament e as vetting. Në katër vjet, i forti dhe i pushtetshmi mbetën po të tillë para të dobtëve dhe pa përkrahje, shoqëruar me bindjen e shtuar se padrejtësia e ka pllakosur këtë vend edhe jashtë gjykatave.

-Sepse krimi ka bërë pallë këto vite, jo vetëm si tregues statistikor, por dhe si frymë. Hamerat dhe makinat e tjera të shtrenjta, me drejtues të krekosur me pamje kriminale, i sheh më të pranishme në rrugët shqiptare.

-Sepse droga….dhe nuk ka nevojë për më shumë koment.

-Sepse, për asnjë çast të vetëm në katër vjet, nuk u mbollën shqiptarëve sado pak ndjesi shprese që vërtet do bëhet më mirë.

“Sepsetë” për të protestuar ndaj kësaj qeverisjeje janë më tepër se sa kaq; por ato nuk kanë asnjë lidhje me “sepsetë” e opozitës, e cila ka vetëm një marraz: atë që daton më 23 qershor 2013, humbjen e pushtetit dhe padurimit për ta marrë sërish atë; jo se ka ndonjë gjë për të bërë, porse si e lidhur në grup pas psiko-politikës së Berishës i cili e ka pushtetin dhe hakmarrjen për të si forcë frymëzuese e lëvizëse, kërkon t’i dhurojë liderit të përjetshëm edhe njëherë lumturinë trumafliste të riardhjes në krye të vendit para ikjes nga kjo botë, sërish për të mos bërë asgjë veç nxjerrjes së gjuhës përtallëse ndaj kundërshtarëve nën një ngërdheshjeje keqaz të rrudhur. Kaq është e gjitha. Dhe të mendosh se dashur pa dashur, të gjithë jemi peng të kësaj…prej 25 vjetësh. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Ministri i jashtëm Hoxhaj e ul në nivel OJQ-je Asocacionin e Komunave serbe

Ministri i jashtëm Hoxhaj e ul në nivel OJQ-je Asocacionin e Komunave serbe

Reuters: Mënjanimi i Nikoliçit dhe zgjedhja e Vuçiçit për president, fitore e Merkelit

Reuters: Mënjanimi i Nikoliçit dhe zgjedhja e Vuçiçit për president, fitore e Merkelit

Rikthehen simbolet e komunizmit në protestën e PD-së? Dëgjohen këngë simbol të dikaturës

Rikthehen simbolet e komunizmit në protestën e PD-së? Dëgjohen këngë simbol të dikaturës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni