Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Në ç’anë ndodhet e drejta përballë çadrës?

by Te Sheshi
19/04/2017
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Gjuha jashtë koracës diplomatike e kryediplomatit gjerman Sigmar Gabriel karshi çadrës diktoi tek pala brenda saj, politikanë e opinionistë, që ta shihnin atë si jobalancuese. Pra, gjetën si defekt faktin se ai kishte mbajtur vetëm anën e njërës palë; ndërkohë që në raste të tjera deklarimesh apo raportesh ndërkombëtare, palët në debat bëjnë çmos, gjejnë lloj-lloj marifetesh arsyetuese, për të zbuluar qëndrime vetëm në favor të një kahjeje, dhe siç e do puna, vetëm në interes të kahjes ku janë pozicionuar. Por, në parim, e drejta nuk mund të jetë simetrike në asnjë çështje dhe në asnjë rrethanë, ku ndodh që dy palë të jenë në antagonizëm. Ajo është o në njërën, o në tjetrën kahje, dhe diferencën e debatit se ku, në ç’kahje, ndodhet, e bën argumenti i ftohtë, mundësisht pa sofizma idiote.

Në rastin e çadrës, ngërthehen tre lloj debatesh, që burojnë dhe nga tre llojet e narrativave brenda saj: ai kushtetues, politik dhe elektoral; ku, në fakt, sundojnë vetëm dy të fundit, dhe aspak i pari, ai që në të vërtetë është më kryesori. Kjo sepse aty janë rregullat e lojës, dhe, në rastin e çadrës së opozitës, goditjen më të madhe e kanë marrë pikërisht ato. Cenimi i rregullave të lojës është një portë që i hapet kaosit dhe anarkisë, dhe kjo duhej të zinte vendin kryesor në debatin politik. Jo më kot analisti Shpëtim Nazarko i ka mëshuar këto ditë një pike debati pak të rrahur, por që përbën thelbin e gjithë asaj çfarë ndodh: shmangia e Ilir Metës si kryetar Kuvendi nga meraku për shkeljen e Kushtetutës si pasojë e çadrës dhe qëndrimi vetëm në pozita politike si kreu i LSI-së, për të bërë lojën e tij në këto momente. Dhe vërejtjet në lidhje me deklarimet e Gabriel-it rreth çadrës, artikuluar nga goja e Luan Ramës, ishin vijimi i këtij nonsensi të çmendur. Njeriu i Merkel-it nuk iu qas politikisht çështjes dhe nuk erdhi për këtë; ai kërkoi respektimin e rregullave të lojës, brenda së cilës përfshihet dhe votimi i Vettingut, që duhet thënë se nuk është detyrim kushtetues, por që në çdo rast bie erë “prerje në besë” në pikëpamjen e etikës politike. Ndërsa dalja nga çadra, sigurisht pa qeveri teknike, dhe shkuarja në parlament, e më pas në zgjedhje, janë detyrime kushtetuese; pra, bindje ndaj rregullave të lojës.

Që këtë të mos e kuptojë, e për më tepër, ta injorojë ndonjë grupim civil, kjo dhe mund të falet, por që po ndodh nga një parti politike e cila pretendon që shumë shpejt të marrë pushtetin, kjo, me gjuhën e popullit, nuk ka bythë ku të rrijë. Mjaft të thuhet se me aksionin e saj politik çadërzues, opozita e sotme ka legjitimuar çdo protestë të ngjashme nesër kundrejt saj, nga politika apo nga kushdo qoftë. Me PD-në në pushtet, deri dhe çdo individ ka të drejtë që të sajojë një kauzë për të mos u shkulur nga bulevardi deri sa të ikë qeveria. E kanë këtë dhuratë nga çadra e saj sot. Kjo e fundit nuk kujdeset fare për rregullat e lojës, i injoron hapur ato, dhe kjo sepse në thelb i është falur kaosit për t’i arritur objektivat e saj politike. Mënyra se si ajo e argumenton kërkesën për qeveri teknike, dhe deduksioni i pretenduar logjik që ka krijuar me substancë bazë kanabisin, është një absurd i padëgjuar deri më sot. Ajo ka plotësisht të drejtë në ngritjen e alarmit për kanabizimin e vendit, dhe madje i takon merita kryesore që po e detyron qeverinë t’i shpallë luftë asaj duke i arrestuar “kasnecët” e vet zyrtarë me uniformë policie, por pretendimi se kanabisi mund të vjedhë zgjedhjet nuk mbështetet në asnjë provë; ashtu siç nuk ekziston asnjë minimum logjike tek pretendimi se një qeveri teknike (dhe kjo për dy  muaj a më pak) do e shmangë diktatin e kanabisit mbi votën.

Tek reagimet ndaj qëndrimeve të kryediplomatit gjerman ishte dhe ai i Alfred Lelës, i cili i kujtonte atij deri dhe ikjen masive të shqiptarëve drejt Gjermanisë nën Ramën. Është kjo një tjetër provë se si ngatërrohet debati nën çadër dhe mbi çadrën. Gabriel nuk erdhi për të thënë se sa e mirë është qeveria, por për të thënë se duhen respektuar rregullat e lojës. Droga, kriminaliteti, papunësia, ekonomia e dobët, korrupsioni, etj., të gjitha këto janë pjesë e debatit politik dhe elektoral dhe nuk kanë fare nevojë për çadër. Madje, në këtë kuptim, opozita duhet të ndihet aq e favorizuar nga mali me paudhësira që ka krijuar qeverisja e Ramës, sa mezi duhet ta presë ballafaqimin elektoral për t’ia treguar vendin me votë asaj. Dhe kjo krijon paradoksin tjetër, ku brenda çadrës, në vend që të dominojnë kumtet mbi kushtetueshmërinë e kërkesës që e ngriti dhe që e mban ngrehur, bëhet fushatë elektorale paralel me dëshirën që zgjedhjet të shtyhen(!).

Le të kujtojmë se tek çadra e opozitës së djeshme, ajo e ngritur mbi kauzën e votës së manipuluar, që duhej të provohej nëse ishte e tillë, kumtet e kauzës së saj fokusoheshin tek një e drejtë kushtetuese me pretendimin që po shkelej, ndërkohë që pak ose aspak flitej mbi cilësinë e qeverisjes së Berishës në plane të tjera. Por ajo çfarë ishte e palejueshme, dhe që sot e meriton një ndëshkim kjo mazhorancë, siç dhe po ndodh për dy muaj rresht, ishte rrëmbimi i të drejtës së qytetarëve për të lëvizur lirshëm në bulevard, gjersa si dje e si sot diktati i popullit si masë mungon. Madje ajo çfarë e bën qesharake çadrën është pikërisht referimi nga ana e Bashës i arsyes tek populli, kur ai ashiqare nuk ndodhet aty. Kështu që Veliaj as që duhej ta kishte hapur fare gojën për t’i propozuar opozitës zhvendosjen e çadrës në lulishte për hir të lëvizjes së qytetarëve, derisa ishte dora vetë që qëndroi në bulevard për mbi dy javë me radhë.

Pra, edhe njëherë, përballë cenimit të rregullave të lojës e shkeljes me këmbë të Kushtetutës, “argjinaturës” kryesore që pengon daljen e rrjedhave të çmendurive politike nga shtrati për të marrë para ç’gjejnë, si në 97-ën, nuk vlen asnjë lloj debati politik: as ai me drogë e krim që do blejnë zgjedhjet, e as ai me frikën nga Vettingu. Ky i fundit po që ishte gabim nga ana e gjermanit Gabriel, kur e artikuloi me gjuhën e mazhorancës. /tesheshi.com/      

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Trajtimi për pesë ditë me uthull molle, zbut njollat e shkaktuara nga mosha

Trajtimi për pesë ditë me uthull molle, zbut njollat e shkaktuara nga mosha

Atletiko në gjysmëfinale, Diego Simeone lavdëron Lestërin për lojën

Atletiko në gjysmëfinale, Diego Simeone lavdëron Lestërin për lojën

Vende të mrekullueshme mbi tokë, ia vlen t’i vizitoni (foto)

Vende të mrekullueshme mbi tokë, ia vlen t’i vizitoni (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni