Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Meta, blerësi i vërtetë i mediave dhe… i PD-së!

by Te Sheshi
17/12/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Meta, blerësi i vërtetë i mediave dhe… i PD-së!

Akuzohet rëndom Rama si kapës i medias, por në realitet po rezulton krejt tjetër gjë. E sheh atë të mitralohet përditë e më shumë nga media gjithëfarësoj, ku pa dyshim, siç e do dhe puna, ato të deklaruara si afër opozitës e shqyejnë pa mëshirë me gjuhë verbale, pa ia kursyer dhe “librin e shpisë”, siç ndodhi ditë më parë me RD-në.

Por bëni ju lutem një  kontroll me lupë nëse do e gjeni aty emrin e Ilir Metës. Sigurisht që nuk do e gjeni! Pas dy vitesh fshirje nga ligjërimi denoncues i togemrave Rama-Meta nga ana e PD-së, vetëm të enjten mbrëma ndodhi që një eksponent demokrat, Enkelejd Alibeaj, ta artikulonte me gjysmë zëri, duke tentuar edhe ta fshehë paksa në kakofoninë e debatit pas një këmbënguljeje të Ngjelës që ia nxori me pinca.

Po diskutohej mbi Balilin. Dhe, siç po shihet, emri i tij po shfaq më ashiqare se kurrë moralin e cungët të PD-së. As në ligjërimin partiak, e as në atë mediatik të opozitës, nuk gjen në asnjë rresht të thuhet se Kelmend Balili ishte një prej drejtorëve të LSI-së. Për këtë arsye, sot LSI-ja dhe Ilir Meta duhej të ishin në pozitën më të vështirë që pas videos së famshme me bllok, me autor Dritan Priftin, nga e cila rrodhi 21 janari tragjik.

Por jo vetëm kaq. Metën si të implikuar nga Balili nuk e has dhe në të ashtuquajturën media të pavarur, por me politika editoriale kundër qeverisë. Dhe kjo është blerja më spektakolare e bërë zërit mediatik, pra, jo nga Rama, por nga Meta. Kjo sa i përket medias.

Por le të kthehemi sërish tek politika, specifikisht te opozita. Nëse do kërkohen rrënjët e kësaj Rilindjeje zhgënjyese të përjetuar në tre vite, pa dyshim që ato janë morale. Kjo e fundit është baza dhe investimi kryesor për sukses. Më 1 prill të 2013-s, Rama vendosi të flakë tutje kartën morale, për ta zëvendësuar atë me aritmetikën e ftohtë të numrave; një lloj pragmatizmi që ia hoqi jo vetëm cipën, por dhe mundësinë për të qenë komod në qeverisje, pa patur nëpër këmbë aleatin që vepron në politikë me moton “me bo noji lek”. Dhe këtë e dinë dhe e thonë të gjithë, ndonëse vetëm nëpër tavolina. Për më tepër, e di dhe Rama! A nuk mjafton rasti “Balili” si ilustrim i të gjithë kësaj. Nëse ata vërtet do të ishin aleatë parimorë, Meta duhej ta merrte mbi vete përgjegjësinë për ish-drejtorin e tij, në kërkim për trafik droge, dhe jo t’ia linte Ramës, e ku emri i tij është zëvendësuar me atë të Saimir Tahirit.

Akoma më ulëritës është qëndrimi i opozitës, e cila as që kujdeset për t’u investuar në moral politik, atë që më së shumti po kërkojnë sot njerëzit. Këtyre të fundit nuk u duhen profkat e Bashës për procesin e reformimit të PD-së, ku ajo çfarë shohin e ndjejnë është ende duhma e rëndë e amoralitetit politik.

Përndryshe, gjëja e parë që duhej të bënte Basha në rirrugëtimin drejt pushtetit – duhet kujtuar se ai ka qenë tetë vite në pushtet, kohë për të cilën nuk ka ende një bilanc punësh që mund t’i shërbejë si kolateral garancie në kërkesën për t’ia besuar sërish – do ishte vajtja e vullnetshme drejt ballafaqimit me drejtësinë për dy akuza që rëndojnë mbi të: një abuzim financiar me Rrugën e Kombit, dhe katër të vrarët e 21 janarit. Dhe mbasi të dilte faqebardhë prej tyre, pra, pasi të rifitonte një legjitimitet moral, atëherë mund të ishte më pak aktor, më i vërtetë, më origjinal, dhe, sigurisht, më i besueshëm. Madje, pikërisht kjo do t’ia jepte votat që përpiqet t’i gjejë tek Meta. /tesheshi.com/                   

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Pensionistët marrin shpërblimin e fundvitit me 22 dhjetor, ja proçedurat

Pensionistët marrin shpërblimin e fundvitit me 22 dhjetor, ja proçedurat

Oliver Cromwell, aq kontrovers sa trupi i tij, u varros dy herë

Oliver Cromwell, aq kontrovers sa trupi i tij, u varros dy herë

Shkodra lutet për viktimat e Halepit

Shkodra lutet për viktimat e Halepit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni