Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Mbi fajësimin e popullit për Ramën, dhe një krahasim me Tanin e Topit

by te Sheshi
27/06/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Mbi fajësimin e popullit për Ramën, dhe një krahasim me Tanin e Topit

Është e pritshme që një masë njerëzish të pezmatuar nga fitorja e thellë e Edi Ramës, t’ja hedhin fajin popullit që e votoi masivisht. Ka ndodhur gjithnjë kështu në raste të ngjashme. Madje ekziston një konstante e këtij gjykimi për të gjitha të zezat e këtij vendi. Por njerëzit që e mbajnë gjallë atë dhe e promovojnë gjithashtu si kut fajësues, janë në rastin më të mirë narcistë të dashuruar me aftësinë  konstatuese, që mëtojnë se e kanë, e në rastin më të keq të paaftë të ndryshojnë gjë. Mjafton shpjegimi i thjeshtë sociologjik që fajësimi i popullit nuk përbën në asnjë rast një shans sado të vogël, për të rregulluar një realitet të caktuar. Ajo ka efektin e një pije dehëse momentale, pas largimit të efektit të së cilës mbetet një trishtim i madh.

Ndërkohë, as historia e njerëzimit nuk njeh ndonjë rast ku populli të ketë lindur vetvetiu i iluminuar, apo të jenë bërë i tillë, që më pas dashamirët e së mirës ta kenë patur të gatshëm si lëndë të parë, për t’i sjellë mbroth gjërat. Janë shtjella individësh kurajozë brenda popullit, që arrijnë t’i injektojnë atij një iluminim, që më pas reflektohet te njerëzit e zgjedhur për ta udhëhequr. Por kjo është një përpjekje herkuliane, që në fakt, mu pse nuk e kanë, ata që zgjedhin ta shënjestrojnë popullin, e bëjnë këtë gjë me zell ta madh, pa mundur të ndryshojnë diç në rrjedhën negative të gjërave.

Le të jemi më konkretë: Kush prej atyre që penalizojnë popullin, të njohur e të panjohur, me shkrime nëpër portale a rrjete sociale, ka ndjekur rrugëtimin e Ramës, me energjinë, aftësinë, talentin, deri dhe çmendurinë, për të arritur objektivat politikë? Në këtë pikëpamje, Rama ngjan me një kafshë të vërtetë.

Mbasi arriti të themelojë një publicistikë model, të pangjashme në lloj, sfiduese e çdo lloj pene, deri në terma letrarë veç atyre mesazhues, ai, si një faktor i fuqishëm publik iu fut politikës duke ofruar risi të papërballueshme. E gjitha e shoqëruar nga sfida të egra me tendenca shkatërrimtare, që ai arriti t’i përballojë e t’i shndërrojë madje në lëndë avantazhuese. Ai mund të jetë pusht, por nuk është përtac; ai mund të jetë arrogant, por dhe i butë kur duhet; ai mund të jetë i korruptuar, por mbushamendës si askush në pastërtinë e tij; ai mund të jetë një kozmopolit i betuar, por patriotizmi i tij është vërtet joshës; ai mund të jetë sipërfaqsor, por i ndrrin zelli për punë; dhe mbi të gjitha, vështirë ta quash të paaftë.

Pas 17 vitesh në politikë, ai ka arritur të ekzekutojë dhe poshtërojë politikisht një treshe të frikshme si Nano, Berisha dhe Meta. E tani, kush prej atyre që merren me popullin, që i bijnë në qafë atij, ka marrë kurajon të përballet me Ramën, ta mundë atë, siç ai ai fluturoi nga publicistika kritike drejt politikës aktive, duke bërë që pak më pak se një dekade të shkallmojë përfaqsuesit kryesorë të një klasë politike famëkeqe? Pse nuk bëjnë të njëjtën gjë bashkëkohësit e ish-miqtë e tij, Bushati, Zheji apo ndonjë tjetër, por zgjedhin ta kalojnë jetën nga njëra studio në tjetrën duke broçkollitur gjëra që nuk ndryshojnë asgjë? Ku është Blushi sot? Po Ylli Manjani që rri e rri e bën statuse? Pse këta nuk arrijnë të ndërtojnë profile bindëse, tërheqëse, sfiduese, të jenë kalë pune e sakrificash, për ta mundur Ramën  aty, në fushëbetejën politike, e jo nga shkallët e stadiumit duke e sharë e gjuajtur me pagure uji?

Më keq akoma kur ndonjë tjetër sheh tek ecuria politike e Ramës, ngadhjimi i tij i pashembullt, ndonjë Soros nga pas. Eshtë ky një tjetër dorëzim, një tjetër shpalosje paaftësie e përtacie, duke zgjedhur konspiracionin si shpjegim fenomeni, e jo stilin sizifian të të bërit politikë, që në fund shpërblehet dhe me rezultat. Është ky gjykim i mangët ndaj Edi Ramës, që më pas çon dhe në fajësimin e padrejtë të popullit.

Të kujton kjo një linjë gjykimi mbi fenomenin “Tani i Topit”, i larguar tashmë nga kjo botë. Një pjesë e opinionit, të kompleksuar nga performancat e mediave të tij, e devijonin shpjegimin tek droga; por ne që punuam me të nuk dalluam grimcë droge tek ai që ishte talenti i tij, pasioni i çmendur, një energji e pazakontë e një stërmundim brilant, për të ofruar standarte profesionale vështirë së sfidueshme. Me drogë dhe pa drogë, askush deri më tani nga ata që udhëheqin media, nuk ia ka dalë zhvlerësojë.

Kështu dhe Rama, është një sfidë e gjallë, që, dhe në qoftë i kanabizuar, nuk e bën të tillë kanabisi. Dhe ata që fajësojnë popullin, lipset të përveshin mëngët e të futen në ring përballë tij, në përpjekjen për ta mundur. Me piskama prej spektatori, thjeshtë e fuqizojnë…dhe e bëjnë të qeshë! /tesheshi.com/                                                                                                             

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ja pse ju duhet një fetë limoni kur zieni vezën

Ja pse ju duhet një fetë limoni kur zieni vezën

Erë berishizmi, Basha nga Kukësi mbajti një fjalim ndryshe

Humbja e PD-së, katastrofa që e nisi Berisha në 2009-ën

“Facebook” bllokon portalet nga Velesi i Maqedonisë që propagandonin Trump-in

“Facebook” bllokon portalet nga Velesi i Maqedonisë që propagandonin Trump-in

TË FUNDIT

  • Të fundit
Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

Sporti në Gjermaninë naziste: ideologjia dhe propaganda

09/05/2025
Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

09/05/2025
A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

A po e kupton dhe presidenti amerikan se ç’palo njeri është kryeministri izraelit?

09/05/2025
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni