Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” e Bashës

by te Sheshi
17/10/2020
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Leksioni etik “Izetbegoviç” dhe “palaçoja” e Bashës

Duhej të kishte një debat më shumë se thjesht mbi politikën në Shqipëri, e ai është debati mbi etikën.

Siç dihet, çdo përballje, përfshirë luftrat nga një ekstrem e lojrat argëtuese në ekstremin tjetër, kanë një fair play.

Kur të ndjerit Alija Izetbegoviç i vritej dhe masakrohej populli prej egërisë së palimit serbe, ai gjente qetësinë e duhur sa për t’i kujtuar ushtrisë së tij etikën islame të luftës: jo vrasje civilësh; grash, fëmijësh, pleqsh (pra populli të thjeshtë), jo vrasje kafshësh, jo dëmtim të mbjellash apo burimesh të tjera jetësore. Kjo u pa më vonë, ku as personaliteti në fjalë, një president erudit, e as vartës të tij në luftë, nuk u ngarkuan me akuza për krime lufte.

Izetbegoviç, mbeti një lider i dlirë edhe nën zjarrin e luftës, ku as gjuha s’i nxorri të rënda fjalë, të justifikueshme ndoshta nën një gjëndje tejet të vështirë siç ka qenë ato vite.

Fisnkëria e tij, në paqe e luftë, pa asnjë përthyrje, është diçka monumentale dhe e pangjashme në Ballkan.

Eshtë ky një leksion që vlen për politikën në Shqipëri, ku veç konsumit të zakonshëm politik, palët, zërat e saj, ofrojnë dhe performancë joetike, duhet thënë jo pa peshë dhe në votë, por shumë pak ose aspak të potencuar në debate.

Ish-lideri historik i PD-së, Sali Berisha, konsiderohet, e jo patjetër nga kundërshtarët e drejtpërdrejtë politikë, si ndotësi më i madh ligjërimit publik në Shqipërinë post-komuniste. Nuk është fjala thjesht për një akuzues të rëndomtë për konsumin e zakonshëm politik; është një shfrenim njerëzor në gjuhështhurrje, me etiketime të gjithëfarshme ndaj kundërshtarëve politikë, të kujtdo që i ka dalë para, edhe brenda PD-së madje, sa, me gjuhë populli, mund të thuhet “mos u futsh në gojën e tij”.

I ardhur nga mjekësia, një profesion që të dikton humanitet, edukatë, ndjeshmëri në komunikimin njerëzor, deri dhe një gjuhë të kultivuar që shëron, ai nuk ka shfaqur për asnjë çast të tilla cilësi. Që ditën kur nisi të ushtrojë pushtet, ai ia hoqi njerëzoren politikëbërjes, duke promovuar paskrupullsinë në fushën etike, deri në çaktivizimin e kësaj të fundit në gjithë ligjërimin e tij personal e të lidershipit të PD-së. Sot e kësaj dite, siç është ai aktiv me të njëjtën gjuhë vrastare, është dhe PD-ja e tij, e cila, më e pakta, nuk ka mundur dot të bëjë diferencën etike, në kushtet kur s’e ka lider zyrtar, pa u futur fare në aspekte vizionare. Ligjërimi i lidershipit të PD-së, pos varfërisë, parazitimit, asgjëthënies, përbën dhe një atentat moral ndaj shëndetit të nevojshëm shoqëror, duke injektuar te ai gjuhën e urrejtjes.

Kjo ka çuar deri aty, sa kundërshtari, ai që dhe e vuan këtë agresion etik 30-vjeçar, ta kthejë në aset avantazhues pikërisht diferencën në planin etik. Rama, hera herës e potencon këtë fakt, ku i mëshon fort asaj që te ai, ose te gjuha e partisë së tij, nuk do gjesh kurrë atë fjalor – balte – siç e quan, që e hedh kundërshtari i tij, duke mos kursyer as familjarë.

Në Opinion-in e së enjtes, ai u përball me një mesazh të Berishës, ku i përmendej, trashësisht dhe me cinizëm, nëna që i ndërroi jetë para pak javësh. Dhe, më shumë se sa nga Berisha, u çmerit nga Fevziu, se si nuk pati dhe ai ndjeshmërinë e duhur etike për të mos e lexuar atë lloj mesazhi. Dhe ky është një tjetër problem, që pra tregon se sa dramatike është bërë çështja e etikës në debatin publik, kur është fjala për debatin politik. Kjo sepse edhe gazetaria është pajtuar me këtë plojë komunikative, gjë që shihet në servirjen e çdo lloj fjalori te publiku, nga kushdo që çaprashit çnjerëzishëm, pa aktivizuar asnjë filtër etik.

Një ngazëllim vihej re këto ditë në raportimin fjalë për fjalë të gjuhës së Bashës, ku e cilësonte rivalin politik si “palaço”, me një gojëmbushje të padëgjuar deri më sot.

Pra është Basha ky, ai, europiani.

Nuk është më pak i rëndë dhe cilësimi “hajdut”, ku më e pakta, nga kahja tjetër, jo e jo nga Rama, askush nuk e ka cilësuar ngjashëm, paçka akuzave që dhe ai ka mbi shpinë për abuzime financiare, siç është ajo për koston e Rrugës së Kombit. Se, mjafton që dhe kundërshtari të të kthehet me të njëjtën gjuhë, dhe ja, vjen barazimi. Por jo.

Rama e ka shndërruar në aset katastrofën etike të PD-së në ligjërim. Ndërsa gjuhën e tij, ndër armët më të forta që ka, ai e mbron me krahasimin si noliste. Ironia, sarkazma, alegoria, pretendon se kanë qenë e janë normale në gjuhën e një politikani të dhënë pas elokuencës. Por jo se është pa teprime. Ndonëse jo me të njëjtat fjalë si kundërshtari, por po me të njëjtët tejkalime vrastare etike.

Kështu, politikisht PD vazhdon të mbetet e pareformuar, që në etikë, ndërkohë që kërkon ngultazi kthimin në qeverisje, pa e theksuar kurrë se për çfarë dhe në emër të ç’transformimi, ç’vizioni të ri, të ç’reforme të brendshme, të ç’risie, të ç’befasie për mirë, të ç’elite të re, të ç’mendimi të ri, e në fund, të ç’etike e kulture të komunikative ndryshe. /tesheshi.com/                                                                        

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E frikshme dhe argëtuese: 5-vjeçari “lufton” me grabitës të armatosur në mbrojtje të nënës

E frikshme dhe argëtuese: 5-vjeçari “lufton” me grabitës të armatosur në mbrojtje të nënës

E RRALLË/ Falja e gjobave COVID nga Rama, një “asgjë”! Kur Ahmet Zogu falte vjedhjen e pronës publike pas një tërmeti

E RRALLË/ Falja e gjobave COVID nga Rama, një “asgjë”! Kur Ahmet Zogu falte vjedhjen e pronës publike pas një tërmeti

Paralajmërimi i OBSH-së: spitalet evropiane, afër fundit!

Paralajmërimi i OBSH-së: spitalet evropiane, afër fundit!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni