Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Grabitësit e kazinove janë vetë kazinotë!

by te Sheshi
17/01/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Grabitësit e kazinove janë vetë kazinotë!

Dy kazino të grabitura së fundi me armë e kapuç në kokë, i shtohen numrit të madh të grabitjeve në këtë lloj biznesi. Jo vetëm pse aty ka para, por ngase brenda është dhe si tip gjysëmerrësire me nuanca dritash të dobëta, tipike që të pengojnë të shohësh sa nga sytë aq dhe nga mendja, e të qorrollepsesh udhëve të një iluzioni të marrë se çoç mund të fitosh diçka, atë që si zgjeps nuk e fiton dot me punë; për këtë arsye pra grabitësit pra e kanë më komode të hyjnë aty.

Ata, siç dhe po na i ofrojnë si film pa para videot e kamerave, e kryejnë operacionin me shumë sukses: tytën në kokë pjesëtarëve të stafit (ndërkohë që klientët shtrihen vetë barkas), dhe çanta mbushet sakaq me xhiron e mbledhur deri atë çast.

Dhe nuk është çudi që, ajo bandë grabitësish, me paratë e grabitura të shkojë më pas për t’i luajtur ato në një kazino tjetër, ku dhe atje mund të qëllojë të vijë një bandë për të rrëmbyer kaçakshe xhiron ditore.

Ja pra pse grabitja e një kazinoje është e veçantë në llojin e saj. Ajo vërtet është grabitje, sipas përkufizimit klasik të saj, porse në thelb është grabitje brenda llojit, edhe për faktin se vetë kazinoja përbën “nënën” e grabitjeve.

Mjaft pra të përshkruhet rendi i gjërave, siç u cek dhe më sipër: Dikush shkon të luajë në kazino. Aty humbet. Zhytet thellë në borxhe dhe detyrohet më pas që të grabisë për të dalë nga bataku ku është futur.

Kështu, ai vendos të grabisë një kazino, duke qenë se dhe hakmarrja është më e drejtpëdrejtë, por dhe nga fakti se njeh mirë terrenin e brendshëm.

Mirëpo shteti, autoritetet e rendit në këtë rast, nuk i qasen në këtë mënyrë. Ata e shohin si grabitje klasike dhe nxitojnë (nëse vërtet nxitojnë) të gjejnë autorët saj, pa e kuptuar dot që vjedhjen e kazinosë e ka kryer vetë kazinoja. Dhe këtu nuk është fjala për të kapur grabitësin, por për të pakësuar udhët që e çojnë njeriun tek grabitja.

Shtetet inteligjente, kastat udhëheqëse që e kanë me merak shoqërinë që ndërtojnë, kështu veprojnë, me këtë vizion i ndërtojnë punët. Ne sigurisht që nuk kemi ende në horizont shenja për shtetarë të tillë.

Nëse do i kishim së paku shenja, së paku kazino ky vend nuk do kishte. Do kishte halle gjithëçfarëshe, ngërçe sociale, paudhësira të rëndomta njerëzore, por nuk do kishte dreqi e morri kazino në çdo cep.

Kështu pra, kur bëhet fjalë për vjedhjen e një kazinoje, autoritetet policore mos harxhojnë kohë kot me hetime. Ata duhet ta kuptojnë se autorët, ata për të cilët thonë se po i kërkojnë, i kanë para syve, pa kapuç fare; i kanë tek kazinotë brenda, duke luajtur, ose duke i menaxhuar ato.

Nuk ka qenë idiot ai që ka thënë: “Unë të them ja ujku, e ti më tregon gjurmët!”

E për ç’rilindje mund të bëhet fjalë kur kazinotë duken si kala të pamposhtura, në një vend ku është përvëluar njëherë nga bixhozi, e që sërish nuk vë mend.

Edhe njëherë pra, kur vidhet një kazino, nuk duhet thënë se a do mundet t’i kap policia grabitësit, por pse ky shtet nuk i mbyll këto dreqër.

Grabitësi nuk është ufo që zbret sakaq nga qielli e zhduket në mënyrë misterioze; ai gatuhet çdo ditë mes nesh, që në çastin kur ve këmbën për të hyrë në kazino! /tesheshi.com/                                                                

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Plagoset Artan Gjermeni, gjygjtari i pafajësisë së ish-guvernatorit Fullani

Plagoset Artan Gjermeni, gjygjtari i pafajësisë së ish-guvernatorit Fullani

“LEXO!”/ Një violinë për kufijtë e njeriut

“LEXO!”/ Një violinë për kufijtë e njeriut

Serie A: Milani si në kohët e vjetra

Serie A: Milani si në kohët e vjetra

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni