Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Fildes Hafizi, dy herë e vrarë në një ditë

by te Sheshi
31/08/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Fildes Hafizi, dy herë e vrarë në një ditë

Vrasja e Fildes Hafizit prej ish-bashkëshortit të saj, ka bërë që pothuajse e gjithë politika të reagojë në korr me deklarata të kriposura, sigurisht me politikë, që i katandisnin në fund pa kripë fare, mu prej politizimit të tejskajshëm.

Por të jeni të sigurt se nëse e ndjera nuk ishte gjykatëse, pra nuk do kishte këtë status publik, sigurisht që do ishte një statistikë në fund, në morinë e krimeve brenda familjes, ku reagimet ndoshta do ishin vetëm në emër të mbrojtjes së qënies “grua” përballë egërsisë së burrave, siç ambasada amerikane ka tentuar ta kanalizojë qëndrimin e saj karshi ngjarjes.

Krimin e Fadil Kasemit, përfaqësia e Uashingtonit në Tiranë e ka parë më tepër në një rrafsh social, duke kërkuar pra që “seksi i dobët” të mos mbetet kaq margjinal, deri në pikën sa mashkullsia të tërheqë këmbëzën kaq lehtësisht ndaj saj për t’i marrë jetën.

Ndërsa sa i përket gjuhës së politikës, e cila rreket t’i gjejë rrënjët e krimit tek “pala në konflikt”, pra rivali, ajo është më shumë se idiotike në qasjen ndaj krimit. Edhe pse të dhënat mbi vrasësin, burgosjen dhe më pas lirimin e tij deri tek akti makabër nxjerrin dhe njëherë në pah problemet e sistemit, kjo nuk e shterron asesi “arsyen” e vërtetë të vrasjes.

Krime të tilla nuk janë të kufizuara as në kohë e as në hapësirë. Ato kanë ndodhur e ndodhin pavarësisht sistemeve politike apo llojit të drejtësive, nëse janë apo jo të korruptuara; kjo sepse janë krime që kanë një dimension intim, aty ku shpjegimet e jashtme nuk kanë shumë vend për interpretime racionale.

Në një raport bashkëshortor, ka të atilla skutash që opinioni në përgjithësi, së bashku me instrumentat e veta e ka të pamundur t’i njohë e zotërojë, për të dhënë më pas një gjykim të drejtë mbi “xhelatin” dhe viktimën, që jo në çdo rast korrespondojnë me pozitën finale pasi është shkrehur një armë e ikur një jetë.

Sigurisht që për rastin konkret ka plot arsye fajësimi të sistemit, gjersa edhe më parë, nga vrasësi ishin dhënë shenjat paralajmëruese të një prirjeje për t’i qëruar hesapet me ish-bashkëshorten; por nëse do mund të ndalohej vrasja me forma ligjore, prirja për vrasje, ndoshta deri në përbetim, ajo që mbahej e përndezur në gjoksin e burrit të divorcuar, nuk ka pasur asnjë gjasë të shuhej.

Dhe nga ana tjetër ka një paradoks: ata zëra politikë, por dhe diplomatikë që janë ndjerë të shock-uar nga vrasja e një gruaje, nëne, e më pas dhe një gjykatëseje – siç dhe janë shprehur disa sosh – nuk guxojnë ta shprehin një shock të tillë për faktin se vrasësi nuk do e paguajë krimin me të njëjtin çmim. Ai do jetojë gjithsesi, anipse pas hekurave – gjithnjë nëse dënohet me burgim të përjetshëm – duke e patur vetë jetën, edhe pse me ca kufizime – si një bonus që ajo e cila tashmë ndodhet në varr kurrë nuk do e kishte pranuar, e që bën të rrotullohet aty prej marrazi.

Dhe në këtë pikë, të keqin ajo nuk e ka më me ish-burrin e saj që e vrau, por me atë pjesë të politikëbërjes që e vret përsëdyti me qaravitjen e saj false, gjersa ia falë jetën atij që e merr pa qeder atë. /tesheshi.com/                                                              

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
SHBA bombardon kufirin, Kim gati për luftë…

SHBA bombardon kufirin, Kim gati për luftë...

Trump urdhëron mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco

Trump urdhëron mbylljen e konsullatës ruse në San Francisco

Kolapsi i turistit perëndimor: si po e transformojnë kinezët industrinë e udhëtimeve

Kolapsi i turistit perëndimor: si po e transformojnë kinezët industrinë e udhëtimeve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni