Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Droga apo Vettingu, ç’e arsyeton çadrën e opozitës?

by Te Sheshi
27/04/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Në protestë jo për arsyet e opozitës

Partia Demokratike i është afruar 70-ditëshit të një proteste të pazakontë, duke shfaqur tashmë dhe tendenca ekstremizimi me paralajmërimet për përshkallëzimin e saj. Dhe të gjithën e ka ndërtuar mbi kauzën e “zgjedhjeve të lira e të ndershme”, një togfjalësh parazitar deri në neveri, që dëgjohet tashmë prej 25 vjetësh. E thonë këtë paturpësisht dhe ata që kanë lënë precedentë të qartë se si mund të vidhen zgjedhjet dhe të përmbysen rezultatet ditën për diell. Dhe këto pra, zgjedhjet e lira e të ndershme, janë gatuar me “miellin e bardhë” që del nga kanabisi me shumicë i kësaj qeverie, për t’u servirur më pas në pjatë me kërkesën e panegociueshme për qeveri teknike, si kusht që zgjedhjet nuk do cenohen nga droga.

Më tej nuk ka asnjë lloj arsyetimi se si mund të realizohet kjo. Mjafton qeveri teknike, dhe kaq. Asnjë mendje nga ato që mund të konsiderohen të elaboruara në radhët e opozitës nuk ka patur deri më sot fuqinë që të japë një shembull, një precedent, ose të arrijë të zbërthejë në terma politikë dhe teknikë se si mundet që një qeveri teknike – të cilat historia e politikës i mban si kabinetet më të dobëta – të mund të rregullojë një çështje që në vokabularin e opozitës cilësohet e tmerrshme. Por ndërkohë ka dhe një paradoks të patheksuar deri më sot: PD-ja, edhe pse në minimum historik përfaqësimi parlamentar e përkrahjeje popullore, zotëron nga ana tjetër jo pak pushtete. Pa llogaritur disa nivele të Drejtësisë, ku udhëheqin njerëz të emëruar prej saj dje në pushtet, opozita e sotme ka dhe dy institucione bazë të cilat do mund t’i siguronin asaj provat e qarta se si droga mund të blejë zgjedhjet: SHISH-in dhe Prokurorinë e Përgjithshme. Pra, ka në dorë dy asete të fuqishme ndihmëse në kauzën, prej së cilave nuk ka asnjë lëndë konkrete që të shërbejë si provë reale se droga kërcënon votën e lirë. Deri më tani ajo ka mbetur dhe vazhdon të mbesë tek diferenca e votave të Dibrës, kur fitues doli Muharrem Rama, pa u rrekur të merret me arsye të tjera, shumë të qarta dhe shumë më logjike, se përse doktori i nderuar i Dibrës u votua aq masivisht.

Dhe le të dalim tani tek arsyeja qeveritare për çadrën e opozitës. Thotë se është Reforma në Drejtësi, Vettingu më saktë, procesi që realisht shkërmoq gjithë ngrehinën e deritanishme të sistemit të Drejtësisë, sa i përket masës frymore të saj, për t’u zëvëndësuar me një tjetër. A qëndron kjo? Po të shohësh me kujdes, PD-ja kurrë nuk e ka dashur Reformën në Drejtësi. Si një forcë politike me ligjërim të theksuar dogmatik, ajo u kujtua të thoshte se është pro Reformës në Drejtësi vetëm pasi këtë lloj karte e mori mazhoranca dhe ia diktonin ndërkombëtarët. Në 13 vjet pushtet, PD-ja kurrë nuk e ka patur në program ndonjë reformë të tillë. Për të, drejtësia ka qenë gjithnjë në rregull. Dhe realisht ashtu ka qenë gjersa askush nuk është cenuar prej saj nga radhët e politikës, sado zullume të ketë bërë. Ndërkohë që deklarimi i parë mbi Reformën në Drejtësi nga PD-ja, kësaj që nisi mazhoranca, është bërë nga Edi Paloka sapo filloi të përflitej e të promovohej nga Rama. Ajo çfarë nxori Paloka nga goja ishte tejet kuptimplote: “Reformën në Drejtësi do e bëjmë ne kur të vijmë në pushtet”, gjë që lidhet me deklarimet e sotme të Bashës se, “Vettingun e vërtetë do e bëjmë ne në Republikën e Re”. Po ashtu, nga zbardhja orë pas ore e asaj çfarë është biseduar natën e negociatave, kuptojmë se ka qenë Vettingu ai që ka hedhur në erë gjithçka, dhe jo qeveria e pamundësuar teknike me Ramën që nuk largohej. Statusi i Ramës me kryefjalë Vettingun menjëherë pas fundit të palumtur të negociatave, i cili për momentin ngjante jashtë kontekstit, nisi të kuptohej me kalimin e orëve. Negociatat kanë patur një vijueshmëri të kënaqshme deri në çastin kur kjo fjalë ka ngritur krye.

Ndërkohë, ka dhe argumente të tjera se përse Vettingu, dhe jo droga, përbëjnë shkak për çadrën. Që pas votimit me unanimitet të Reformës në Drejtësi, nga ana e opozitës nuk kanë rreshtur përpjekjet për ta bërë të pamundur atë, dhe gjithnjë me forma joburrërore. Kontestimet për aspekte të ndryshme të saj, në vend që të ishin në terma profesionalë, udhëhequr nga gjuhë juristësh, u zhvendosën tek sulmi ndaj dyshes Lu-Vllahutin dhe Sorosit, në një mungesë të theksuar koherence mes përfoljes dhe penalizimit të këtyre të fundit nga skalionet mediatike përkatëse dhe angazhimit të vetë faktorit politik të PD-së në reformë, duke marrë goxha llomka influence, edhe pse të pamerituara për shkak të përfaqësimit të ulët parlamentar. Dhe më pas, pasi u pa që asgjë nuk po e ndalte shkuarjen tek procesi final, Vettingu, ai që në fakt i jep kuptimin thelbësor Reformës në Drejtësi, ku si Venecia e si Kushtetuesja nuk i dolën krah opozitës, çuditërisht, por jo aq, vjen çadra. Logjikisht, nëse i qëndrojmë për një moment kauzës së drogës që cenon zgjedhjet, kjo e fundit duhej të ishte ngritur që pas fitores së doktor Remës në Dibër, meqë  u pretendua se droga e krimi kishin vendosur tek vota. Ndërsa të gjithë e dimë se kjo, pra, çadra, u ngrit pak ditë para Vettingut. E paarsyetueshme nga ana tjetër për logjikën e ftohtë është se pse brenda çadrës kontestohet dhe vetë Vettingu, gjersa ajo është ngritur për drogën! Edhe ky kontestim ka nonsenset e veta: nga njëra anë thuhet se do votohet pas një qeverie teknike, nga ana tjetër thuhet se do votohet Vettingu i vërtetë(!); çfarë do të thotë i vërtetë, pasi ky ka për autor Sorosin, në rastin më të mirë, ndërsa në rastin më të keq, aty ka gisht Shullazi?

Kjo është politikë, por kurrë arsyetim. Dhe drama më e madhe në gjuhën e politikës në nahijen shqiptare është zhveshja nga arsyeja. Ajo i drejtohet emocionit të verbër, por kurrë mendjes së kthjellët. /tesheshi.com/   

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Gjykata izraelite e dënon me dhjetë vite burg 17-vjeçaren palestineze për një thikë!

Gjykata izraelite e dënon me dhjetë vite burg 17-vjeçaren palestineze për një thikë!

Kundër rënies së flokëve, disa përbërës që mund t’i shtoni shampos

Kundër rënies së flokëve, disa përbërës që mund t’i shtoni shampos

Lirimi i Ramushit: ja pse Thaçi, Mustafa e Veseli nuk kanë të drejtë të bëjnë të gëzuarin

Lirimi i Ramushit: ja pse Thaçi, Mustafa e Veseli nuk kanë të drejtë të bëjnë të gëzuarin

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni