Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Dilemë drejtuar majmunëve…

by te Sheshi
29/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Dilemë drejtuar majmunëve…

Me gjasë, një media online e Kosovës vetëm sa ka dashur të tallet paq me një individ emblematik ditë më parë kur përhapi një lajm, sipas së cilit individi në fjalë pretendonte me të madhe se në planetin e ri të zbuluar nga NASA, atje ku mendohej të kishte jetë si tek ky i yni, toka pra, sefte paskan banuar pellazgët, gjë që kërkonte një angazhim prej historianësh me ndjenjë të lartë atdhetare për ta vërtetuar.

Emblema në trajtë frymori e përgënjeshtroi lajmin e përhapur pa mundur, ose edhe pa dashur, ta kuptojë se mesazhi ishte dhënë jo nga vërtetësia apo pavërtetësia e lajmit, por nga fabula e fortë e llojit të humorit (duke pretenduar gjithnjë për një humor gazetaresk), të qëlluar në shenjë: diskreditimin e një shqiptaromanie, hiç më pak se një mitologji tipike ballkanike, si “anë tjetër e medaljes” së asaj serbe, kampione e kësaj mitologjie të bërë gazi i botës.

Kjo mitologji shfaqet si një provincializëm i pashërueshëm, ku ithtari i saj e sheh vendin ku ka lindur si një katundth prej së cilit më pas ka marrë trajtë e gjithë bota, duke qenë njëherësh dhe kërthiza e saj.

Ai ia atribuon katundthit të tij çdo mit, legjendë e histori, çdo ngjarje a ndodhi të madhe, me një stërmundim e përkushtim kinse shkencor për të provuar se rrënjët gjenden pikërisht aty; shoqëruar kjo dhe nga një ndjejnë e fortë persekutimi se gjithnjë ka ekzistuar dhe ekziston një komplot i fortë për t`ia marrë katundthit të tij këto atribute.

Madje, madje, edhe pse nën ethe të forta ateizimi – ngaqë për zot ka bindjen e tij se me patjetër kështu duhet të jetë – nuk e ka për gjë që në një moment të caktuar ta pranojë dhe ta pohojë ekzistencën e Zotit, mjaft që t`i atribuojë Atij diç prej katundthit të vet, si fjala vjen gjuhën.

Dhe të endurit drejt qiejve të transcendencës në këtë mitomani nacionale ka bërë që në tokë të bëhet nami: në laboratorin e krenarisë provinciale, në emër të katundthit-atdhe, të gjenden pikla gjaku kuqezi ndër deje popujsh e njerëzish me famë, dje dhe sot, për këtë apo atë meritë, për këtë apo atë zotësi, me mungesën sadopak të një ndjenje droje për t`u katandisur në qesharak.

I ka rrënjët kjo tek nacional-komunizimi, një zgjatim ideologjik i romanticizmit rilindas të fundit të shekullit të 19-të e fillimit të 20-ës, që shfrytëzoi bukurmirë prej së dytit të ushqyerit me mite, sipas variantit, “kur nuk ke pulën, detyrohesh të hash sorrën”, që do të thotë se, kur nuk ke origjinalin, të vërtetin, vlerën reale, sajo diçka, trukoje veten, bëj sikurin.

Dhe prej kësaj epoke nuk gjallojnë thjesht ca individë, por dhe segmente shoqërore mendimi, deri dhe zyrtare, që e jetojnë shqiptaromaninë si të vetmin ushqim identitar në një boshllëk të tmerrshëm shpirtëror, në një impotencë të frikshme morale, dhe, pa dyshim, në një paaftësi të hatashme për t`iu përgjigjur së tashmes me produkte imponuese zhvillimi në funksion të një standardi të lartë jetësor.

Nën këtë frymë, kjo skotë e një provincializmi të pashërueshëm mitoman nuk ka lënë njeri me famë, që prej antikitetit e deri më sot, pa ia bërë analizën e urinës për ta nxjerrë sadopak shqiptar. Has aty heronj plot bëma, princa e mbretër të pazakontë, poetë e prozatorë epokalë, gra sharmante e me pushtet (si Ana Bolena, e shpallur para pak vitesh si me origjinë nga Bolena e Vlorës!!!); për të vijuar me presidentë, këngëtarë, sfilues mode, futbollistë, pronarë restorantesh me famë, e deri tek armiq, po, po, armiq, me prirjen për t`i sfiduar në këtë formë: dhe ju shqiptarë jeni, vetëm se keni qëlluar pak gjakprishur (Vuçiç, p.sh.)!

U cek pak më sipër se ithtarët e kësaj mitomanie nacionale janë përgjithësisht ateistë, e që nën ethe të forta ateizmi i përpunojnë e i ngrejnë teoritë e tyre për planetin tejembanë të vaditur me gjak shqiptari; dhe, në këtë prizëm, e çuditshme është se pse nuk i janë qasur ende asaj tufës së parë prej majmunësh të shndërruar sakaq në njerëz, për të thënë se dhe ata ishin shqiptarë, e se me patjetër kanë folur shqip?!

Nuk është kjo një dilemë majmunësh, por drejtuar majmunëve…

/tesheshi.com/    

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Listat e luftëtarëve të UÇK-së, flet Xhevdet Qeriqi: Edhe vonesa në shpallje po e mbush kupën. Do rinisim protestat…

Listat e luftëtarëve të UÇK-së, flet Xhevdet Qeriqi: Edhe vonesa në shpallje po e mbush kupën. Do rinisim protestat…

Kanada, muri inxhinierik “thith” karbonin dhe e shndërron në karburant

Kanada, muri inxhinierik “thith” karbonin dhe e shndërron në karburant

Japonia nuk luan më golf pas “boom”-it  të viteve ’80, por ka plane për fushat e braktisura

Japonia nuk luan më golf pas “boom”-it të viteve ’80, por ka plane për fushat e braktisura

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni