Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Dënim/Lirimi i Arben Frrokut, sipas variantit: “Dullë, Tafë, kape se na iku!”

by te Sheshi
01/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Dënim/Lirimi i Arben Frrokut, sipas variantit: “Dullë, Tafë, kape se na iku!”

Teksa të gjithë ishin sy e veshë nga Lazarati, në terrenin e kryeqytetit u konsumua një prej atentateve më të rënda me autor (pa)Drejtësinë shqiptare, që pa ia bërë syri tërr, nuk ngurroi të qëllonte mbi çdo qytetar të ndershëm e të dinjitetshëm të këtij vendi, nga ata që përvëlohen prej dëshirës për të jetuar në një vend që bie erë normalitet,  me skemën e finalizuar të dhurimit të lirisë ndaj Arben Frrokut, të akuzuarit, pra, si vrasës së komisar Dritan Lamajt.

Afërmendsh, është një ndër skemat më djallëzore, por e rrekur të luhet me finesë, me bindjen e plotë të autorëve se, derisa po bëhen dekada që ky popull e ha sapunin për djathë, një porcion më tepër nuk përbën ndonjë problem.

Por më interesante në këtë mesele të fundit është se ajo konsumohet mu në kulmin e përbetimin kryeministror për t`iu përveshur mirë e bukur sistemit të (pa)Drejtësisë, gjë që me gjasë do të ndodhë në shtator.

Vetëm parimisht po ta marrësh, pa dyshuar në lojëra nën rrogoz, kjo ngjan me një kurajë prej lazaratasish të dëshpëruar që nuk e kanë për gjë të marrin dhe jetë njerëzish (siç), mjaft që t`u kthehet parajsa e humbur e kanabisit një vit më parë.

Pra, një Lazarato-(pa)Drejtësi e frikshme, sepse nuk tutet, nuk zbrapset, por shpërfill, tregon grushtet, sulmon, godet.

Ama, nëse me Lazaratin jemi në kushtet e epilogut të një sage që së fundi u spërkat dhe me gjak, çdo të ndodhë me (pa)Drejtësinë dhe me një betejë të paralajmëruar me të?!

Rasti i fundit, me dhurimin finok të lirisë që i është bërë Arben Frrokut, tregon se “rrënjët e hashashit” të atyshëm vështirë të shkulen, derisa nuk kanë patur asnjë lloj vetëfrenimi për të atentatuar ditën për diell njerëzinë ende me shpresë se çoç mund të ndryshojë dhe në “parcelat”  e (pa)Drejtësisë, meqë kryeministri e ka ntrashur fort gjuhën kërcënuese ndaj saj, duke vënë dhe akorde: shtatorin!

Kjo e bën Lazaratin të na duket lule, edhe pse paska qenë një ferrë gjigande, gjersa mori së fundi një jetë njeriu. Por përballë një sistemi (pa)Drejtësie, që nuk dihet se ku i fillojnë e ku i mbarojnë parcelat, e ku i ka “armët” të fshehura në nene e pika ligjesh që i spërdredhin si të duan, Lazarati ngjan me një hiçgjë.

Ja, u kapën edhe Arbion Aliko me të vëllanë. E bënë zullumin, u larguan, u fshehën, ama në fund u kapën. Por si do vejë halli me sishokët e tyre në (pa)Drejtësi, që nuk ka as pse të enden rrëpirave të ndjekur prej qensh me erë dhe helikopterë uturues,  e as pse të fshehin kokën zgavrave e tuneleve.

Ata janë aty, këtu, atje; lart, poshtë, majtas, djathtas. Në pamje të parë nuk të ngjallin asnjë lloj frike; përkundrazi, të duken seriozë, të qetë, të përunjur. Por ja që ta japin n`lule t`ballit, si në rastin e fundit, kur e lanë Ben Frrokun në burg pasi i dhuruan lirinë sipas variantit: “Dullë, Tafë, kape se na iku!”

P.S “Dullë, Tafë, kape se na iku!”, është një batutë nga filmi “Shtigje lufte”. Një grup partizanësh arrijnë të kapin spiunin Jani Ferra, por mes tyre ishte një bashkëpunëtor i armikut, që në një moment, teksa po e ruante Janin, i thotë që të largohet. Jani Ferra ja mbath vrapit e çan ferrën nëpër rrugica nën kujdesin e tij, e ai u thërret partizanëve duke luajtur viktimën: “Dullë, Tafë, kape se na iku!”.

Kjo është pak a shumë skema e ç`prangosjes njëherë e përgjithmonë të Arben Frrokut. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
Lushta, “lumi i vdekur” i  Mitrovicës: pse banorët kërkojnë me ngulm “ringjalljen” e tij

Lushta, “lumi i vdekur” i Mitrovicës: pse banorët kërkojnë me ngulm “ringjalljen" e tij

Mendoni se një rrogë e madhe ju bën të lumtur? Ja çfarë thotë studimi shkencor

Mendoni se një rrogë e madhe ju bën të lumtur? Ja çfarë thotë studimi shkencor

5 këshilla për një shëndet të mirë të syve

5 këshilla për një shëndet të mirë të syve

TË FUNDIT

  • Të fundit
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025
Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

03/07/2025
A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni