Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Ç’ndodh kur të mungon modestia si qeveri

by Te Sheshi
30/07/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Kur do të bëhet ky vend?!

Një ministër i qeverisë “Rama”, Arben Ahmetaj, kishte përmendur fjalën modesti në një letër drejtuar vartësve të administratës tatimore. Ai, nëpërmjet mesazhit të tij gjysmëprofesional e gjysmëmoral, ua diktonte këtë virtyt atyre që me datë 1 gusht do sulen drejt çdo biznesi – dhe, siç ka treguar përvoja, ndaj atyre “pa krahë” – për ta detyruar që të prodhojë kupon tatimor për çdo shitje a blerje.

Përbën lajm përfshirja e fjalës “modesti” në fjalorin e një qeveritari shqiptar, aq më tepër të një asishi që vuan për një pikë modestie kur flet, ose që pasuria që posedon e pozicionon në ekstremin tjetër të modestisë. Përbën lajm dhe për vetë qeverinë e kreun e saj ku ai bën pjesë, e cila dështimin e vet më të madh e ka pikërisht nga mungesa e çdo sensi modestie në mënyrën se si komunikon me gjindjen. Madje edhe vetë trendi qeverisës nuk të jep asnjë shenjë se modestia gjallon sadopak aty.

Madje, madje, nëse do përpiqeshim që të gjenim arsyet e dështimit të Ramës në tre vjet qeverisje, jo thjesht në ekonomi, në rend, në investime, në administratë, etj., por në injektimin e një bindjeje në popull se sido halleve të panumërta, kjo qeveri e këta njerëz diç po përpiqen të bëjnë, e kanë këtë dëshirë dhe po kanë tregues të qartë moralë për këtë, kjo është pikërisht mungesa trishtuese e modestisë. Trishtuese, pasi përkthehet dhe në fyese e përtallëse për njerëzit nën një peshë të rëndë drobitjeje, nga një mjerim që, përveçse ekonomik, është po aq social e psikologjik.

Kjo mungesë modestie nga ana e Rilindjes u themelua mu në çastin kur një milion votat e dhëna për të, në një afsh të madh shprese të pazakontë se për Shqipërinë ditë më të mira do vinin, u përkthyen politikisht si “një milion shuplaka” për kundërshtarin, duke u përdorur më pas pa pikë modestie si “armë verbale” kundër tij në debatin politik, e jo si një peshë përgjegjësie për t’ua kthyer njerëzve në rreze shprese, në atë lloj buzëqeshje të munguar prej një çerekshekulli.

E tashmë, po kaq trishtuese është dhe mungesa e modestisë nga kahja tjetër, që do të thotë se as prej saj nuk mund të regëtijë ndonjë rreze shprese.

Sjellja e saj opozitare, gjersa deri dje ishin në qeverisje dhe e lanë Shqipërinë si në një ‘97-të të dytë, por pa armë, me një gjendje katastrofale në çdo sektor, në vend që të shfaqë pendesë, keqardhje, ndjesë, të gjitha këto produkt i modestisë, i qaset me arrogancë të shëmtuar çdo lloj çështjeje, deri dhe pretendimit për të rihipur sërish në pushtet, sikur të gjithë ne, populli, t’ia kishte për borxh këtë.

Kreu i saj, Lulzim Basha, rend sa lart e poshtë duke takuar hallexhinj e duke iu premtuar gjasme politika fiskale favorizuese, pa e kuptuar – ose ndoshta e kupton, por nuk i intereson – se kriza e qeverisjeve në Shqipëri nuk ka të bëjë me politikat fiskale, me kalkulimet matematikore, me iks, ypsilon e alfat e ekonomisë, por ajo më së pari është krizë morale, pasi në thelb i mungon premisa pozitive: që të jesh gjithnjë në shërbim të njerëzve!

Dhe kjo vjen dhe me modesti.

Modestia është investim moral. Dhe morali është investimi më i madh për zhvillim.

Ndërsa zhvillimi pa moral është si ajo dasma kur për disa orë, nën një gjendje dehjeje me të ngrëna e të pira të bollshme, masa e asfiksuar mendërisht ka përjetuar transin e një lumturie të gënjeshtërt, që në të dalë të pijes është parë që ka lënë pas jo pak pasoja. Më e rënda, ajo që paska qenë thjesht një iluzion.

Dhe dihet si i organizojnë dasmat ata që nuk ia njohin vetes virtytin e modestisë… /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Aurela, studentja e Mjekësisë që njeh vetëm 10-tën dhe jo partitë

Aurela, studentja e Mjekësisë që njeh vetëm 10-tën dhe jo partitë

Incidente në dy burgje shqiptare me një të vdekur e një të plagosur

Incidente në dy burgje shqiptare me një të vdekur e një të plagosur

Parlamenti tunizian voton për largimin nga detyra të kryeministrit të vendit

Parlamenti tunizian voton për largimin nga detyra të kryeministrit të vendit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni