Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir HOXHA: Ballisti nuk është heroi im!

by te Sheshi
17/07/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Ermir HOXHA: Ballisti nuk është heroi im!

Sollë Lili u ndje ligsht kur mësoi se për Ismail Morinën (alias Ballisti), po mblidheshin fonde nën hyqmin e Digitalbit, për t`ia bërë atij realitet ëndrrën e madhe të jetës: një vinç!

Ai mendoi se po të ishte treguar më i shkathët e të kish thënë se ishte ai autori i hedhjes së dron-flamurit mbi stadiumin e Beogradit, ndoshta do e kish siguruar një traktor për të lëruar tokën, që financat e dobëta nuk po ia mundësonin dot.

Po kështu dhe Cubel Breca – “i biri i mortajës”, që po i ikën jeta në përpëlitje të vazhdueshme e cfilitëse për të ndërtuar një pulari – duke parë çdo natë ëndrra torturuese në zgjim, me shpezë që kakarisnin papushim gjatë nxjerrjes së vezëve – u xhelozua deri në trishtim kur u ballafaqua me fatin e madh të Ismailit, i cili po bëhej me vinç – përveçse hero kombëtar – falë kurajos për t`i dalë në mbrojtje atdheut mes shkijeve, si ata kalamajtë me ideale të mëdha komuniste tek filmi ‘Balonat’.

Eshtë viti 2016, por Ismail Morina na tregoi se kur vjen fjala për mekanizmin nacional të prodhimit të heronjve, duket se koha ka ngecur në vend.

Si dhe çfarë heronjsh prodhojmë ne, ka qenë një debat më vete në diskursin publik përgjatë tranzicionit, prej një grupimi që ka përfaqsuar një qasje kritike ndaj së kaluarës, por dhe të tashmes tonë si popull.  Dhe Ismaili na ndihmon të kuptojmë se mbi ç`premisa pa asnjë kut moral brenda, ne i zgjedhim vetes heronj, që koha më pas ua rrëzon krenat.

A nuk ishte dhe Rrapush Xhaferi një i tillë, për të cilin populli thurri dhe vargje?! Mos thotë ndokush se Rrapua qe një aksident. Jo, ai u mboll dhe u rrit në një truall ku parveny-izimi bën kërdinë, duke të shpallur dhe hero mbi të gjitha.

Dhe në rastin konkret Ismaili vetë nuk ka faj. Madje më tepër se për aktin e tij në Beograd, ai të prek me sinqeritetin e tij kur thotë se ëndërr ka blerjen e një vinçi (imagjinoni Ballistin para një toge serbësh gati për ta ekzekutuar, ku si dëshirë të fundit  shpreh kërkesën për të drejtuar 5 minuta një vinç!); faji është i gjithë atyre që po arratisen nga fusha e blertë në ballafaqimin me serbët, për ta siguruar fitoren në akte kinse atdhetare me flamuj gricës dhe sfidues.

Për atë që ndodhi atë natë tetori në Beograd, “hero” duhej të ishte federata jonë e cila nuk duhet të pranonte kurrsesi kushtëzime serbe pa sens mbi tifozerinë tonë; ose duhej të ishte vetë njëmbëdhjetëshja e çunave që do ua shkundte rrjetat serbëve, si dikur Sokol Kushta.

Me aktin e Ballistit  ne thjesht mund të argëtohemi, sepse aty gjejmë fantazinë e gërshetuar me kokëshkretësi e naivitet atdhetar bashkë (po Korfuzi çfarë do në hartën Shqipërisë autoktone?!), por jo deri aty sa ta monumentalizojmë përsëgjalli, për më tepër duke kontribuuar masivisht si popull për t`i dhuruar një vinç; dhe aq më tepër kur inisiatore e kësaj “kauze” kombëtare në terma financiarë, bëhet një kompani që me të ardhurat nga produktet  dhe nënproduktet e Ballistit:  flamuri, hiti kuqezi, shqiponja me duar, ka grirë jo pak fitime, aq sa mund t`i dhuronte idhullit të ri të nacionalizmit frelëshuar shqiptar jo vetëm një vinç, por dhe një skrep.

Heroi im, ai që unë dua, e urren të shpallurit hero.

Dhe jo vetëm për këtë arsye, Ballisti nuk është heroi im!

P.S. Sollë Lili dhe Cubel Breca janë thjesht emra personazhesh të marrë nga filma shqiptarë. Iu vendosën teksteve përkatëse, meqë ato përmbajnë subjekte fiction, vetëm në funksion të mesazhit të shkrimit (E.H)      

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
FOTO/Ide për zbukurimin e ambientit dhe tavolinës për ditën e dasmës

FOTO/Ide për zbukurimin e ambientit dhe tavolinës për ditën e dasmës

Ndryshon Facebook, shton një opsion të ri për videot

Ndryshon Facebook, shton një opsion të ri për videot

Bajram 2015: Ja 25 xhamitë më të bukura në botë

Bajram 2015: Ja 25 xhamitë më të bukura në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025
“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

“Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni