Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Ermir Gjinishi: Një gjuhë unike e fantastike si arabishtja

Me rastin e 18 dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare e Gjuhës Arabe, një histori dhe një kulturë

by te Sheshi
20/12/2023
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Ermir Gjinishi: Një gjuhë unike e fantastike si arabishtja
54
SHARES

Arabishtja i përket grupit të gjuhëve semite, pjesë e familjes së gjuhëve afro-aziatike. Gjuhët semite kanë një rol të rëndësishëm në kulturë dhe histori për më shumë se 4000 vjet. Për herë të parë përcaktimi semit është përdorur në vitin 1781 nga orientalisti i njohur austriak August Ludwig von Scholzer dhe kishte si qëllim disa popuj të Azisë Perëndimore të cilët i përkisnin qytetërimeve të ndërlidhura mes tyre për nga gjuha, historia dhe prejardhja gjenealogjike sipas pretendimit se rrjedhin nga Semi, biri i Noes.

Gjuha arabe nuk mund të ndahet nga historia e popullit të saj. Arabët janë një popull semit, të cilët i kanë ruajtur në masë të madhe tiparet e kulturës së grupeve semite. Pavarësisht diskutimeve mbi prejardhjen e termit, rrënja e fjalës “arab” në gjuhët semite ka disa kuptime si; shkretëtirë, nomad, tregtar, kalimtar..etj, por kuptimi i përafërt i fjalës “arab” është kalimtar ose nomad.

James A. Montgomery nga Universiteti i Pensilvanisë citon studiues dhe orientalistë të cilët kanë ndjekur historikun e prejardhjes së fjalës “arab” në gjuhët semite, bazuar në dorëshkrimet arabe, asiriane, babilonase, helene, romake, hebraike…etj., duke arritur në përfundimin se teksti më i vjetër ku gjendet fjala “arab”, i përket kohës së mbretit asirian Shalmaneser III-të (mbretëroi nga 859- 824 p.e.s) në shek.IX-të p.e.s.

Sipas historianëve, fiset arabe janë nëndegë e Adnanëve dhe Kahtanëve. Adnanët, kanë qenë vendosur në Arabinë Qëndrore dhe Veriore ndërsa Kahtanët kanë banuar kryesisht në Jemen dhe në Arabinë Jugore. Historia e tyre ka lënë gjurmë qytetërimore e kulturore në rajon në një shtrat kohor mjaft të gjatë, duke nisur nga qytetërimi Makar (9000 p.e.s) deri tek qyteti Al-Ukhdood (110 p.e.s.) në Arabinë Saudite. Por Jemeni me dy qytetërimet e hershme, Muin dhe Sheba të viteve 1300 p.e.s dhe 800 p.e.s mbetet padyshim një nga treguesit qytetërimor më mbresëlënës të rajonit.

Ndërkohë që vetë arabët kur flasin për historinë e tyre të hershme përqëndrohen kryesisht në Gadishullin Arabik, Charles Forster, në librin e tij The Historical Geography of Arabia, na sjell në vëmwndje latinët dhe grekët në shek. I-rë, të cilët i ndanin vendet arabe në tri rajone:

  1. Felix – Arabia e lumtur, e cila është pjesa më e madhe dhe përfshin të gjithë hapësirën që njihet si Gadishulli Arabik.
  2. Petreae – Arabia shkëmbore, quhej krahina kufitare me perandorinë Romake duke filluar nga shek. II-të, ku përfshihej Jordania, Levanti jugor, Gadishulli i Sinait dhe pjesa veriperëndimore e Gadishullit Arabik. Kryeqyteti i saj ishte Patra.
  3. Deserta -Arabia shkretinore, përfshinte hapësirën midis Irakut dhe Levantit.

I gjithë rajoni ka rëndësi të madhe përsa i përket historisë së shkrimit. Aty u shfaqën format e hershme të shkrimit, nga kuneiform 3600 p.e.s, hielogrifik 3400 p.e.s dhe shkrimi i parë alfabetik tek fenikasit.

Tipari kryesor i semitizmit arab mbetet gjuha. Arabishtja klasifikohet tek gjuhët semite jugperëndimore dhe ndahet në: a- arabishten jugore, b- arabishten veriore. Alfabeti i arabishtes jugore rrjedh nga gjuha kenane dhe daton nga 1300 p.e.s. me disa dialekte. Ndërsa arabishtja veriore ndahet në dy degëzime kryesore: e para, arabishtja e zhdukur (nuk flitet më sot) i përket periudhës 700 p.e.s – 400 e.s., e dyta, arabishtja ekzistuese (letrare) e folur në veri të Gadishullit Arabik.

Në jetën kulturore, oratoria arabe është e njohur që në kohët e hershme. Edhe pse krijimtarisë së tyre nuk i jepnin formë të shkruar, arabët kishin të zhvilluar poezinë, prozën, retorikën, tregimet popullore, fjalët e urta, anekdodat, proverbat, ngjarjet historike, të përcjella gojarisht brez pas brezi. Ata ishin mjeshtër të fjalës artistike. Por poezia ishte ajo që tërhiqte vëmendjen më të madhe. Në qytetin e Mekës organizoheshin festivale të poezisë ku poetët përfaqësonin traditat e fisit të tyre me poezi kushtuar heronjve, fisit, vendbanimeve, dashurisë, shkretëtirës etj.. Poezia e tyre kishte shkallë të lartë stilistike. Dëshmi e vlerësimit të saj janë shtatë poezitë e shkruara me shkronja të arta të cilat konsideroheshin të pakonkurueshme për nga stilistika dhe leksiku.

Karakteristikat e arabishtes

1-Megjithëse gjuha arabe konsiderohet si një nga gjuhët më të fundit semite historikisht, disa studiues e klasifikojnë atë si gjuhën amë nga e cila rrjedhin gjuhët e tjera semite. Ajo ka mundur t’i ruajë të paprekura veçoritë themelore të gjuhëve semite, të cilat sipas Israel Wolfenson janë tre:

  1. Fjalët derivojnë nga rrënjë me dy ose tre germa.
  2. Folja është origjina nga ku derivojnë fjalët.
  3. Shkrimi bazohet në bashkëtingëllore.

2- Gjuha arabe ka 12.302.912 fjalë. Arabishtja është gjuha më e pasur krahasuar me gjuhët e tjera semite të mbetura. Ka ruajtur pjesën më të madhe të gërmave, leksikun, fonetikën, karakteristikat specifike të sintaksës dhe morfologjisë semite. Për këtë arsye ajo ka ndihmuar gjuhëtarët semitë në leximin dhe krahasimin e teksteve të hershme semite, nga ato akadiane, fenikase, asiriane, babilonase, kenane, ugarite, aramaike, deri edhe tekstet e Biblës hebraike. Pjesë nga tekstet e Kodit të Hamurabit (shek 18 p.e.s) dhe Eposit të Gilgameshit, marrin kuptime në gjuhën arabe.

3- Fiset arabe e kanë folur arabishten në dialekte të ndryshme, por origjinaliteti i saj nuk u fashit nga kontaktet me gjuhët e tjera duke ruajtur autenticitetin e saj.

Orientalisti francez Louis Massignon shprehet se arabishtja ishte në gjendje të nxjerrë në pah energjinë e popujve semitë me aftësinë e të shprehurit të mendimeve në formë precize. Shkurtësia e formës së të shprehurit që karakterizon gjuhën arabe është e pashembullt. Është ndër gjuhët më të pastra dhe unike. Ndërsa për Gustav Grunebaum, ajo ka status shpirtëror sepse një nga tre mesazhet abrahamite është në arabisht. Gjërësia e leksikut, bukuria fonetike, tingulli, i shtohet pasurisë së mahnitshme të sinonimeve. Saktësia e të shprehurit në letërsinë e saj dallohet nga përdorimi i metaforave. Është gjuha më e aftë në përcjelljen e kuptimeve. Forma arabe e çdo proverbi të huaj është më e shkurtra e të gjitha gjuhëve.

 Shtrirja/ përhapja

4- Profesori i Oksfordit Margaliot i bashkohet Karl Brokelman në vlerësimin e arabishtes si ndër tre gjuhët më të përhapura në botë bashkë me anglishten dhe spanjishten. Por ndryshe nga anglishtja dhe spanjishtja, të cilat kanë një moshë disa shekullore, e veçanta e arabishtes është vjetërsia e saj. Flitet nga 467 milion njerëz, zë vend të katërt në botë për nga përhapja dhe e treta për nga numri i shteteve që e konsiderojnë gjuhë zyrtare.

Gjuha është rruga përmes së cilës kultura arrin tek njerëzit. Sipas Speglerit, kultura arabe është nga më ndikueset. Ai i ndan kulturat në tri tipe, për nga ndikimi:

  • Kultura Apoloniane (Greqia dhe Roma)
  • Kultura Faustiane (Europa Perëndimore)
  • Kultura e Magjisë (Bota arabe)

Fqinjët arabë ranë nën magjinë e saj, ndërsa në letërsinë europiane ndikimet arabe nisën të shfaqen në poezinë e rapsodëve të hershëm spanjollë dhe francezë. Xhovani Bokaçio te Dekameroni përcjell imitime të botës arabe, Kauser te Përralla me Mbretër, përdor një motiv të sjellë në Europë nga tregtarët të cilët udhëtonin në Lindjen e Mesme. Ndërsa Komedia Hyjnore e Dantes është e mbushur me hollësira të mirazhit nga vepra e mistikut Ibn Arabi. Por asnjë autor perëndimor nuk ka mundur të konkurojë magjepsjen europiane nga orienti arabik në formë më dramatike dhe më poetike sesa Shekspiri. Në mesin e personazheve më tërheqës të tij dy janë arabë, ose siç i quan ai “maurë”: Otello, nga drama me të njëjtin emër dhe princi i Marokut te Tregtari i Venecias. Ndërsa kryevepra e letërsisë arabe Lejla dhe Mexhnuni u kthye në frymëzimin e tij tek Romeo dhe Xhulieta. Eric Clapton gjithashtu u frymëzua nga historia e Lejlës dhe Mexhnunit, të cilën e lexoi kur ishte i dashuruar marrëzisht pas Pattie Boyd dhe në vitin 1971 Clapton bashkë me Jim Gordon kompozuan këngën e njohur “Layla”.

Në rrugëtimin e saj mijëravjecar, arabishtja ishte gjuha e mbretërve dhe e njerëzve të thjeshtë, poetëve, princëve, studiuesve, shkencëtarëve dhe artistëve. Për M. Kent Mayfiled, bota arabe është në të njëjtën kohë e vjetër dhe e re. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Europa në frikë nga një stuhi e madhe

Europa në frikë nga një stuhi e madhe

Një shekull nga botimi i parë: një roman i Thomas Mann, më aktual se kurrë!

Një shekull nga botimi i parë: një roman i Thomas Mann, më aktual se kurrë!

Sa janë të gatshëm gjermanët të luftojnë për vendin e tyre?

Sa janë të gatshëm gjermanët të luftojnë për vendin e tyre?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni