Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Si ta kurojmë –jo ta luftojmë–korrupsionin

by te Sheshi
09/05/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Si ta kurojmë –jo ta luftojmë–korrupsionin

Askush nuk të vështron seriozisht po të merresh me luftën ndaj korrupsionit. Ky koncept është bërë po aq i kalbur dhe i ndryshkur sa vetë korrupsioni. Mirëpo nga mjekësia dimë se identifikimi i sëmundjes është gjysma e kurës. Kësisoj, le t`ia nisim fillimisht nga shkaqet dhe faktorët nga buron korrupsioni, se mos ndoshta rrugës na del ndonjë kurë. Pa dyshim që qasjet tona në këtë pjesë janë relative, si çdo ide tjetër, rrjedhimisht, nuk mendojmë se ato janë absolute, por të paktën janë me baza.

Së pari, ajo që mungon është fryma e përbashkët në bërjen e shtetit. Sot njerëzit e shohin shtetin fatkeqësisht të ndarë nga vetja, e veten të ndarë nga shteti. Madje, më keq, e shohin shtetin si armikun e tyre më të madh, që u vjedh paratë, u merr mundin dhe meritat e punës, dhe ia atribuon vetes, duke prerë shiritat e inaugurimeve për të marrë vota, etj. Thellimi i këtij hendeku nuk i bën dëm vetëm se shoqërisë në tërësi. Shtet, popull apo shoqëri civile qoftë. Shumë shoqëri në botë gëzojnë atë që quhet fryma e përbashkët. Shteti është i të gjithëve, dhe të gjithë janë të shtetit. Pa këtë frymë nuk do kishte shtet në botë që do të merrte frymë.

Këtu duhet të kujtojmë fjalët e famshme të presidentit amerikan John F. Kennedy, i cili pati thënë gjatë fjalës së tij inauguruese më 1961: “Mos pyesni çfarë mund të bëjë shteti për ju, por pyesni çfarë mund të bëni ju për shtetin.” Në fakt, Kennedy kishte të drejtë, sepse shteti bëhet me njerëz, dhe qelizat e shtetit janë pikërisht njerëzit, ndërsa shpirti që e mban gjallë një shtet është fryma e përbashkët. Një intelektual perëndimor tregon se i kishte bërë habi që, kur kishte shkuar në Japoni për të blerë një automobil në një firmë koncensionare, shitësi kishte qëndruar për orë të tëra në shërbim të tij, edhe pse i kishte kaluar koha e drekës. Kështu, i mbërthyer nga kureshtja, intelektuali amerikan e pyet punëtorin japonez se përse i qëndron pas kur ka disa orë që i ka kaluar koha e drekës, dhe ky i fundit i përgjigjet: “Gjithçka e bëj për imazhin e nënës Japoni.”

Nga përvoja personale më kujtohet një ngjarje e ndodhur në aeroportin e një shteti të moderuar, kur pashë dy pastrues teksa grindeshin se përse asnjëri prej tyre nuk kishte ardhur në kohë për ta pastruar një kavanoz reçeli të thyer para 2 minutash. Por habia nuk qëndron këtu, por tek dialogu me tyre, kur i thonin njëri-tjetrit: “A nuk të vjen zor që bota e sheh pis shtetin tonë?” Kjo frymë e përbashkët për shtetin, që nis nga shtresa më e thjeshtë punëtore, të jeni të sigurt që shtrihet deri tek shtresat më të larta përfaqësuese shtetare. Sepse, në kontrast me këtë, qëndron Shqipëria. Sikur ai kavanoz të kishte edhe ndonjë gjë tjetër më kundërmuese brenda, të jeni të sigurt se do pastrohej vetëm pas disa orësh, kur pastrueses t’i vinte radha e pastrimit. Ngaqë këtu kundërmimi i mungesës së frymës së përbashkët është më i madh sesa kundërmimi i gjësë më të kundërmueshme!

Pa dyshim që edhe në kohën e ish-regjimit komunist kishte korrupsion, por jo në këto nivele. Një mjet efikas i përdorur prej atij regjimi ishte ai që quhej “karantina e kuadrove”. Pra, mësuesi, mjeku, ekonomisti, etj., e nisnin praktikën e tyre fillimisht në fshatrat apo zonat më të thella. Kështu ata mësoheshin me hallet e popullit, dhe fillonin të ndjeheshin pjesë e komunitetit. Por, mbi të gjitha, ata ishin vetë shteti, sepse në ato zona nuk kishte shtet. Në këtë mënyrë, si pa dashur, krijohej disi fryma e përbashkët. Regjimi i shkuar i zhvendoste pas ca vitesh në një fshat pak më të madh. Kështu, edhe praktika rritej, edhe eksperienca zhvillohej, derisa, kur “kuadri” zbriste në qytet, ai ishte një qytetar i sprovuar, një nëpunës me integritet, një profesionist i sprovuar dhe i rrahur me problemet e shoqërisë, por, mbi të gjitha, një shtetar i përgjegjshëm.

Sot, në fakt, ndodh e kundërta. Rinia e sapodiplomuar, apo e padiplomuar fare, zë një post kyç a një drejtori si pasojë e nepotizmit, parasë, angazhimit me politikë, si pasojë e kushedi sa kulisave të tjera. Dhe këtë gradë ai e merr pa dhënë një ditë kontribut për shtetin. Pa shëruar një të sëmurë, pa mbyllur një bilanc, pa gjykuar drejt një çështje, pa ndërtuar një shtëpi, pra, sipas profesionit, pa bërë gjë prej gjëje. Kështu në komunitet krijohet psikoza se me punë nuk arrihet gjë, e për rrjedhojë anashkalohen të aftit, nuk vlerësohen punëtorët, nuk çmohen njerëzit novatorë dhe të rinjtë me ide. Me një fjalë, shteti bëhet si ai kavanozi i marmalatës, që vetëm kur bie në tokë merret vesh se ç’kishte brenda.

Në Financën Publike definohet se detyra e shtetit është alokimi i burimeve dhe shpërndarja e tyre në mënyrë efiçente. Qoftë burimet monetare apo humane duhen akumuluar dhe shfrytëzuar sipas potencialit, vlerës, kontributit, aftësisë, apo specializimit. Dhe për sa kohë do vazhdojmë të jetojmë në një shoqëri ku të gjithë pretendojnë se i bëjnë të gjitha, ndërkohë që askush nuk bën diçka? Sot Belgjika ka nisur një program që të rinjtë e papunë të qytetit apo të kryeqytetit i çon për të hapur fshatra të reja. Duket si shaka në fakt, por është e vërtetë. Shteti stimulon politika që ata të kenë shtëpitë dhe arat e tyre në ato zona të thella. Kështu rinia martohet dhe i përvishet punës, i kthen pyjet e papopulluara në fshatra, mbjell, prodhon, hap baxho, e bën sa e sa gjëra të tjera. Rrjedhimisht shteti përfiton të ardhura nga taksat, por edhe produkte bujqësore për të eksportuar.

Në vend që rinia jonë të qëndrojë kafeneve, mbase do të ishte i efektshëm rikthimi i sistemit të “karantinës” për ta; dhe me karantinë nuk nënkuptoj që t’i përvishen bujqësisë si rinia belge, sepse janë më europianë se ata, por së paku të bënin një punë që të përfaqësonte shtetin, sepse, përveç nxitjes së kulturës së punës, do të ulej dhe kriminaliteti. Mbi të gjitha, do të krijohej fryma e përbashkët e shtetbërjes, një frymë kjo jetike për ekzistencën normale të shtetit tonë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
FOTOLAJMI i DITËS/ Kumanovarja e vogël nën një tronditje të thellë

FOTOLAJMI i DITËS/ Kumanovarja e vogël nën një tronditje të thellë

SPECIALE/ 5 yjet e futbollit të njohur për aksesorët e tyre

SPECIALE/ 5 yjet e futbollit të njohur për aksesorët e tyre

Jankullovska: janë vrarë 5 policë, operacioni nuk ka përfunduar

Jankullovska: janë vrarë 5 policë, operacioni nuk ka përfunduar

TË FUNDIT

  • Të fundit

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025
Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

Shuplakë nga Moska: Vuçiç thjesht duhet të zhduket!

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni