Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Rend sundues botëror apo rend ekonomik global?

by te Sheshi
07/08/2017
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Rend sundues botëror apo rend ekonomik global?

Kur flasim për rendin e ri global, në mendje të gjithkujt i revokohen ide e nocione që nisin nga më abstraktet, siç janë teoritë konspirative klasike, e deri tek informacionet dhe ngjarjet më aktuale. Por pavarësisht kësaj, ajo që po del gjithnjë e më shumë në pah është se rendi global, ekuilibrat dhe balancat gjeopolitike të saj, madje edhe vet paqja dhe lufta po udhëhiqen gjithnjë e më shumë nga interesa ekonomike, sesa nga ato politike. Fuqizimi ekonomik i vendeve si Kina, Rusia, India, Turqia, etj., ka bërë që këto vende të bëhen ‘’aksionere’’ dhe aktore kyç në bërjen e rendit të ri global, pra krejt ndryshe nga ç’ishte më parë ku vetëm Perëndimi mund të merrte vendime për globin.

Kështu ekonomia nuk është më një ndër arsenalet e influencës por është arma e vetme që ka një shtet për të definuar rolin e vet në rendin global. Politologët perëndimorë pas Luftës së Ftohtë parashikuan se luftërat e së ardhmes do jenë ideologjike, pasi vet ajo e “ftohta” ishte një përplasje e tillë; mirëpo atyre u kishte shpëtuar fakti se në epokën moderne shoqëritë po bëheshin gjithnjë e më shumë materialiste dhe egocentrike, çka duhet të ishte një tregues për ta se luftërat e së ardhmes do të bëheshin për mirëqenie dhe për benefite ekonomike, e jo më për ideologji apo politikë. Kështu, Rendin e ri Botëror do ta bënte shteti më i fuqishëm ekonomikisht, ndërsa ky shtet do bëhej i fuqishëm nga ekonomia. Kriza ekonomike amerikane nga njëra anë dhe fuqizimi i ‘’armiqve’’ të saj nga ana tjetër, kanë bërë që ekuilibrat e ri gjeopolitikë të lëvizin shumë shpejt dhe në mënyrë të paparashikuar. Deklaratat e Perëndimit, nëse më parë ishin sanksione në vetvete, sot tingëllojnë më shumë si shprehje e pamundësisë për të influencuar në një ngjarje.

Po kush janë aktorët e rinj globaël që po bëhen aksionerë të rendit të ri?

Kina. Edhe pse Kina zë vendin e dytë në qendrën e ekonomisë globale, sërish ajo mbetet e para përsa i përket prodhimit dhe transaksioneve ekonomike. Kina ka marrë një hap të rëndësishëm përpara tre vitesh kur krijoi Bankën Aziatike për Investime Infrastruturore’ dhe e cila i bëri karshillëk edhe vet Bankës Botërore. Kjo bankë e cila është me seli në Pekin, ka një madhësi kapitali prej 50 miliardë dollarë të kontribuar nga vet Kina. Nisma tjetër e Kinës njihet si ‘’Brezi ekonomik i rrugës së mëndafshtë’’ e cila ngrihet mbi parimin “Një brez, një rrugë’’ për tregtinë globale dhe shkëmbimin botëror tregtar dhe në të cilën marrin pjesë mbi 65 shtete. Kina sipas analistëve po luan një politikë të distancuar nga konfliktet globale dhe ato ushtarake; madje edhe në politikat e vendeve të tjera ajo e ka të vështirë të ndërhyjë, ndoshta duke e kuptuar rëndësinë që ka fuqizimi ekonomik tek rendi ri global.

Rusia. Gjatë 16 viteve të pranisë së VladimirPutinit në krye të pushtetit, Rusia është kthyer në një shtet të fuqishëm e të zhvilluar me baza të forta ekonomike dhe sociale. Për shkak të përplasjeve me Perëndimin shumë njerëz harrojnë se në vitin 1999 borxhi i jashtëm i Rusisë arrinte në masën 140% të PBB-së nga 60% që është norma e lejuar; po ashtu ushtria e saj ishte në gjendje kolapsi dhe ky shtet kishte një front të hapur lufte në Kaukazin verior. Putini ka arritur të nxjerrë vendin e tij nga kriza dhe të ecë gradualisht përpara, sidomos në fushën ekonomike. Në 16 vitet e fundit vërehet një rritje e ndjeshme në prodhimin industrial të Rusisë. Në vitin 1998 indeksi industrisë ra në masën 48% në krahasim me vitin 1991. Por masat e marra nga presidenti Putin, çuan në rritjen e shpejtë të industrisë kombëtare; edhe në vitin 2008 vendi fitoi një pjesë të konsiderueshme të humbjeve, aq sa vëllimi i prodhimit arriti në 85%. Në tremujorin e parë të vitit 2010 norma e rritjes së prodhimit industrial në Rusi u rendit e dyta në mesin e “Tetë vendeve më të mëdha”, në të cilën vendin e parë e zuri Japonia. Pavarësisht krizës aktuale, një numër i specialistëve presin rritje të shpejtë të normës së prodhimit industrial rus me 15-20% në vit, përveç rritjes ekonomike që ka qenë pozitive çdo vit. Po ashtu mbrapa nuk mbetet as modernizimi dhe fuqizimi ushtrisë, sidomos pas rritjes së buxhetit për të.

Turqia. Në vitet e fundit edhe Turqia ka shënuar përparime në zhvillimin ekonomik. Të ardhurat kombëtare të Turqisë janë rritur nga 230 miliardë dollarë në 820 miliardë. Gjithashtu s’duhet harruar edhe fakti tjetër që Turqia është një nga vendet e pakta që ka arritur të paguajë gjithë borxhin ndaj Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), madje ajo i ka huazuar edhe të holla kësaj organizate. Në sytë e publikut u reflektua pozitivisht që AK-Parti pas dekadash të gjata korrupsioni, ryshfeti dhe mjerimi financiar dhe ekonomik në të cilën turqit jetonin në hijen e qeverive laike dhe nacionaliste, bëri që ekonomia turke të kurohej në të gjitha dimensionet. Eksportet e Turqisë arritën shifra rekord me 100 miliardë $, dhe GDP u rrit gjatë katër vitesh e gjysmë nga 181 miliard $ deri në 400 miliard $. Mesatarja e të ardhurave për frymë nga 2589 $ që ishte për frymë, pas ardhjes në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim shkoi në kufijtë e  5,700$. Ndërkohë që rritja ekonomike e Turqisë filloi të rritej me 7.3% në vitet ndërmjet 2003-2007. Sipas një raporti të lëshuar nga qendra “Stratfor”, ekonomia është një nga faktorët më të rëndësishëm që do të lejojë Turqinë të rivendos rolin e saj rajonal, tamam siç ka pas mbizotëruar 90 vjet më parë, konkludon ajo.

Venitja Perëndimit. Në vitin 1920 Perëndimi sundonte gjysmën e botës, në vitet 1990 vetëm 11%. Në vitin 1928 Perëndimi kishte rreth 84.2% të prodhimit industrial global, aktualisht ka më pak se 30%. Gjithashtu në vitin 1919 Amerika me Anglinë dhe me ndonjë shtet tjetër aleat të tyre mund të krijonin, pushtonin apo ç’bënin shtete; sot pas 100 e kusur vitesh nuk e bëjnë dot këtë gjë pa konsensusin e shteteve të sipërpërmendura. Edhe këtu siç e pamë venitja ekonomike e perëndimit ka bërë që të bie automatikisht edhe influenca e saj në bërjen e rendit global. Nga ana tjetër, kësaj venitjeje i është shtuar edhe fuqizimi ekonomik i ‘’konkurentëve’’ të saj, çka ia vështirëson asaj unilateralitetin në vendimmarrjen globale.

Si përfundim nuk duhet të harrojmë se fuqizimi ekonomik i Kinës, e cila ka notuar si një nëndetëse në ujërat ekonomike, ka ndryshuar shumë politikbërjen e brendshme amerikane. Elitat amerikane, senatorët dhe shumica e partive politike janë të mendimit se duhen shtuar sanksionet ndaj Rusisë dhe se duhet rritur trysnia ndaj saj. Përsa i përket popullit, ata mendojnë se një nga shkaktarët e krizës ekonomike amerikane është pikërisht konkurrenca që mallrat kinezë po iu bëjnë mallraveaAmerikanë kudo në botë, prandaj edhe votuan Trump-in në mënyrë që të anashkaloheshin ndasitë ideologjike dhe t’i jepej përparësi ‘’luftës’’ ekonomike. Në fakt, që kur Obama ishte në pushtet, administrata e tij ushtroi trysni sa mundi ndaj Kinës në lidhje me kursin e saj fiks të këmbimit i cili dëmtonte mallrat amerikanë kur dollari u zhvlerësua. Pra në dijeni të ‘’kërcënimit’’ ekonomik kinez kanë qenë edhe elitat amerikane të mëparshme, por në ndryshim nga populli, ata mendonin se duhej ruajtur hegjemonia globale e Amerikës; për rrjedhojë duheshin toleruar për momentin kërcënimet ekonomike e vendeve konkurente. Mesa duket, ekonomia triumfoi mbi politikën dhe në pushtet erdhën njerëz si Trump. Në thelb, Donald Trump nuk është një rast i izoluar por një fenomen në rritje, pasi aleancat e së ardhmes mesa duket nuk do jenë më ideologjike, por do të jenë aleanca ekonomike. Kur Kina themeloi Bankën Aziatike për Zhvillim, të gjithë u habitën sesi vende si Anglia dhe aleatë të tjerë të besuar të Amerikës u anëtarësuan në këtë fond, pasi sipas Amerikës ky ent financiar ishte karshillëk direkt i FMN-së dhe BB-së. Nëse më parë ishte çudi, sot duket diçka normale. Nesër, siç duket, interesat ekonomike do jenë konfiguruesit e ri të rendit të ri global, sepse epoka që po jetojmë është epoka e rendit ekonomik botëror. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Raporti: Si drejtohet trafiku i drogës në Shqipëri nga një kupolë policore

Raporti i policisë greke: Mafia shqiptare trafikon edhe heroinën që vjen nga Afganistani e Amerika Latine

Akulli po shkrin në të gjitha stinët, shkencëtarët japin paralajmërimin e trishtë

Akulli po shkrin në të gjitha stinët, shkencëtarët japin paralajmërimin e trishtë

Në prag të Superkupës së UEFA-s: Shkupi në hije të Real Madrid-Manchester United

Në prag të Superkupës së UEFA-s: Shkupi në hije të Real Madrid-Manchester United

TË FUNDIT

  • Të fundit
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025
Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

Kërcënime të frikshme nga negociatorët rusë në Stamboll

18/05/2025
Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni