Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid Pelari: Për një sistem të ri qeverisës!

A ka dështuar demokracia dhe a mundet njerëzimi të prodhojë një sistem më të mirë qeverisës?

by te Sheshi
03/11/2022
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Enklid Pelari: Për një sistem të ri qeverisës!
7
SHARES

Platoni thoshte se demokracia çon në anarshizëm, pasi duke ju plotësuar çdokujt prej tyre vesi dhe kënaqësia personale, fillon e sundon vesi i masave dhe kalohet në anarkizëm. Ndërsa Nietche thoshte se brishtësia e demokracisë konsiston në besimim e dobët që masat kanë tek lideri e për rrjedhojë ata janë të dobët për të udhëhequr. Ose thënë më popullorçe, është ajo që hoxha Jakup Hasipi u thoshte frekuentuesve të vet: “Në demokraci dy budallenj mundin një të mençur me votë”.

Vet Ortega Gasset tek libri “Revolta e turmave” e përshkruan në mënyrë të përsosur këtë fenomen, ku sipas tij sot jetojmë në epokën e Hiperdemokracisë ku masat ushtrojnë presion dhe i asimilojnë elitat pasi ato dominojnë çdo sferë të jetës, aq sa -sipas tij- edhe shkrimtari më i talentuar ka frikë të shkruaj për një fushë që e njeh mirë, sepse masat do ta kritikojnë si të papërshtatshëm për rutinën e tyre. Akoma më e frikshme është parashikimi nëse bazohemi tek Giddensi ku në librin e tij që flet për modernitetin thotë se në të ardhmen demokracia (lexo: pushteti i masave) do zgjerohet në çdo sferë të jetës ku me votën e prindërve do udhëhiqen shkollat, ku radiot lokale me sondazhe do transmetojnë emisionet e tyre, etj. Pra fiks ajo që thoshte Gasset, që masat nga periferia e vëmendjes, janë instaluar në qendër dhe por drejtojnë gjithçka.

Një thënie thotë se kollaj të kritikosh, hajde të japësh zgjidhje, pasi vet Popperi si një nga zërat më të fortë të këtij sistemi thotë në librin e tij “Shoqëria e Hapur dhe Armiqtë e saj” se pavarësisht të metave demokracia është sistemi më i mirë që ka prodhuar dhe që njeh njerëzimi deri më tani. Edhe pse Popperi aty trajton rrezikun historicizmit, me sa duket në këtë pjesë ka rënë viktimë e saj.

Kjo pasi tek libri “Arratisja nga Liria’’, Eric Fromi thotë se nga format e shmangies së përgjegjësisë është konformizmi. Pra zgjedhja e rrugës së kollajtë apo dorëzimi përpara mekanizmave ekzistues pa dashur t’i krijosh vetes apo të tjerëve kokëçarje. Gjithashtu edhe Nietche tek libri vet “Përmbysja e të Gjitha Vlerave’’ thotë se vitalizmi njerëzimit vjen vetëm pasi ai të ketë hequr dorë nga faktorët ndrydhës dhe tjetërsues të së kaluarës. Për këtë arsye ai shkoi deri aty sa deklaroi vdekjen e transhendetes, jo domosdoshmërisht se e besonte këtë gjë, por për “t’i hapur rrugë’’ mendimit të lirë voluntarist.

Kështu, pyetja momentit në këtë çast është: “Si mund të guxojmë ne t’i ngremë këto pyetje?’’, mirëpo ne do guxonim t’i përgjigjeshim kësaj pyetje me një tjetër pyetje: “Përse nuk duhet ne t’i ngremë këto pyetje? Në një kohë që habia është fillesa e parë e filozofisë dhe e çdo lëvizjeje madhore sociale’’.

Nëse biem dakord që duhet të jemi kaq të guximshëm sa ai trimi natës që rri zgjuar, atëherë na legjitimohet një pyetje e dytë: “Kush është sistemi ri propozuar?’’. Atëherë fillimisht le t’i hedhim një sy se çfarë kanë thënë të kahershmit dhe pastaj të përpiqemi ta aktualizojmë me realitetin tonë. Meqë e nisëm me Platonin, atëherë po sjellim mendimin e tij të parin, sipas tij filozofi ishte personi duhur për të qeverisur, pasi ai është njeriu i kualifikuar për këtë gjë. Ndërsa për Nietchen ishin aristokratët ata që duhet të qeverisnin, pasi vetëm tek ta populli kishte një besim të fuqishëm, ndryshe nga demokracia në të cilën ka besim të dobët. Pra duket sikur aristokracia është përgjigja. Akoma më i çuditshëm është fakti se aristokracia vjen konform edhe feve qiellore. Në Islam fjala bie shoqëria udhëhiqet nga ajo që quhet “ehlul hal vel akd’’ (njerëzit që japin zgjidhje). Pra një lloj senati apo pleqësie njerëzish të ditur e të suksesshëm në jetë të cilët drejtojnë vendin. (Theksojmë këtu për çdo kontestues se Islami nuk është për një sistem teokratik qeverisës, ku të qeverisin vetëm klerikët, por sipas tij aty duhet të përshihen biznesmenë me eksperiencë, akademikë, shkrimtarë, shkencëtarë, njerëz të urtë, etj).

Dikush me të drejtë mund të ngre pyetjen se ku qëndron dallimi nga parlamenti, ose më saktë nga demokracia? Në fakt kjo është edhe ‘Thembra e Akilit’ e gjithë diskusit tonë. Duke qenë se në demokraci kjo “pleqësi’’ apo “senat’’ varet nga populli, atëherë siç thotë edhe Gasset kemi një asimilim të çdo vlere unikale nga masat, në rastin konkret zgjedhja e liderve apo politikave të tyre asgjesohet, për rrjedhojë rrallë ndodh që të kemi aty “aristokratë’’ apo ‘’filozofë’’ sipas Platonit, por më së shumti parlamentet po përbëhen nga këngëtarë, aktorë, vipa, madje në Shqipëri kemi parë tek partitë e vogla edhe DJ dasmash. Shkurt njerëz që s’kanë lidhje me qeverisjen. Gjithashtu kjo për eskatologjinë fetare përbën par exelence edhe përmbushjen e një profecie, pasi Muhammedi a.s pat thënë: “Prej shenjave të kiametit është qeverisja nga rruvejbitat’’ -mendjelehtit që flasin për çështjet publike.

Pra për të qeverisur cilësisht elitat ata duhen shkëputur nga varësia e masave, madje duhet të kenë autoritet mbi masat edhe kundra vullnetit të këtyre të fundit, pasi masat nuk ka sesi t’i kuptojnë të gjitha vendimet e elitave. Ky autoritet pa dyshim që është thikë me dy presa, pasi i hap derën tiranive, diktaturave dhe abuzimit, por nga ana tjetër është një realitet i ri ku shohim se po e kërkon vet shoqëria njerëzore, mjafton të shohim sesa gjatë ka qeverisur demokratikisht Merkeli në Gjermani, Erdogani në Turqi, për herë të parë edhe në Shqipëri kemi një kryeministër që qeverisë më shumë se dy mandate. Pra aktualiteti e lyp një lloj aristokracie afatgjatë dhe jo rrotacione eksperimentale afatshkurtër.

Se si instalohet aristokracia, asnjë nga oponentët e demokracisë të mësipërmd nuk e tha me gjuhë teknike, pasi shkëputja e varësisë nga masa, nënkupton shkëputjen nga vota e cila në vetvete është edhe kolona vertebrale e demokracisë. Por ne sot bazuar në eksperiencat moderne mund të guxojmë të mendojmë diçka të ndërmjetme; fjala bie, në Amerikë njihen ata që quhen “opinon lider’’, të cilët mund të jenë mjekë, avokatë, kontabilistë, madje edhe priftërinj dhe që populli i pyet për çdo paqartësi që ka në politikë, ligjvënie, madje edhe çështjet e jetës personale. Kjo përkon edhe me atë frymën e fesë në të cilën njerëzit delegojnë përfaqësuesit e tyre, pastaj këta të vetët, e derisa mbërrijnë në parlament. Pra një lloj zinxhiri përzgjedhjeje nga populli tek parlamenti apo senati dhe jo zgjedhje direkte “nga poshtë lart’’ sepse kështu prodhohet populizmi liderëve dhe në dominancë këta sot po fitojnë kudo në botë.

Thënë kjo, në kushtet ku jemi në të cilën demokracia është redukutuar në masokraci, e për rrjedhojë ka rënë cilësia e qeverisjes, sipas narrativës së shkrimit vetëm intelektualët, biznesmenët, akademikët duhet të zgjidhen të qeverisin dhe të largohen së paku nga parlamenti ku miratohen ligjet ata që s’kanë lidhje me atë vend siç mund të jenë aktorët, aq më keq ata të humorit, këngëtarët, njerëz me të shkuar të errët, njerëz që nuk dinë të lidhin dy fjalë apo të shkruajnë dhe çdo mediokër tjetër. Këta mund të marrin poste në ministritë relevante, por jo në hartime ligjesh apo politikbërje. Çdokush që ka në dorë diçka sot duhet të tentojë të afrojë afër vetes ‘’aristokratët’’ që sot përkthehen në intelektualë, teknicienë dhe çdokush kompetent për të hartuar apo zbatuar politika qeverisëse, dhe jo medoemos dikush që pëlqehet nga populli edhe pse kjo mund të duket shumë utopike.

Si përfundim, ajo që synon autori këtyre rreshtave modeste nuk është monopolizimi së vërtetës apo “vënia kapakut’’ të diskursit, por nxitja e opinionit për të tejkaluar vetveten si shoqëri njerëzore dhe për të menduar e diskutuar mbi këto premisa dhe gjasa të reja, pasi ndoshta sistemi aktual ka nevojë të riformatohet apo përditësohet. Përndryshe ne rrezikojmë ose mund të jemi pa e kuptuar në këtë fazë që Platoni e përshkruan pasi flet për shtetin ideal: “Në do ta rrënosh një shtet, veri të paaftët në krye’’. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Dodiku i Bosnjes, në mesazhet paralajmëruese të ambasadorit shqiptar në OKB

Dodiku i Bosnjes, në mesazhet paralajmëruese të ambasadorit shqiptar në OKB

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia plotësuan kërkesat e Turqisë

Stoltenberg: Finlanda dhe Suedia plotësuan kërkesat e Turqisë

Varret e kujt po shkatërron vetë shteti në El Salvador?

Varret e kujt po shkatërron vetë shteti në El Salvador?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

Historiani britanik: Pse jemi ende në Luftën e Dytë Botërore…

10/05/2025
Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

Ikja 103 vjeçe e të mbijetuarës së famshme të Hokolaustit: a foli ajo për Gazën?!

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni