Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Kush do të fitonte në duelin e hamendësuar Berisha dhe Meta karshi Ramës e Bashës?

by te Sheshi
01/10/2015
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Kush do të fitonte në duelin e hamendësuar Berisha dhe Meta karshi Ramës e Bashës?

“Po nuk u more ti me politikën, do merret politika me ty,” thonë filozofët. Edhe sikur mos ta kishin thënë ata, në Shqipëri nuk ka nevojë të jesh filozof për ta kuptuar se politika jo vetëm që merret me ty, por edhe të ka në dorë; ka në dorë punën, karrierën, aspiratat tuaja, etj. Kjo është tamam ajo që denonconte Tolstoi kur thoshte: “degjenerimi i interesit publik”. Mirëpo tek ne interesi publik është privatizuar nga politika. Pra, një shkallë akoma më poshtë, sepse, nën justifikimin e kësaj të fundit, dhe “për hir të stabilitetit të vendit”, vidhen nën ditën për diell para nga banka qendrore, nepotizmi mbizotëron në çdo qelizë të administratës, mitmarrja është bërë oksigjeni i çdo shërbimi publik, militantët e paaftë më shumë janë ulur në kolltuqet e pushtetit sesa në kafenetë e rrugëve, e kështu me radhë. Sikur të mos mjaftonte kjo, politikanët tanë tashmë kanë filluar të kërcënojnë edhe me vetë stabilitetin politik. Rasti i fundit ishte deklarata e kreut të Kuvendit, i cili çuditërisht u shpreh si një kryetar opozite se do rrëzonte pozitën dhe opozitën bashkë për t’u ngjitur vetë në pushtet. Pra, një lloj opozite brenda pozitës! Absurde, por e vërtetë.

Dikush u shpreh se Meta bëri bllof kur tha se mund të kishim një aleancë Rama-Basha. Kjo është më afër racionales në fakt, por pyetja që imponohet vetiu është: Po nëse ai ka të drejtë në atë që thotë? Kush do të mbajë përgjegjësi për trazimin e ujërave të politikës që do të shkaktojë përplasja e balenave?

Ndoshta Meta e di që Berisha s’ka në dorë asgjë, dhe prandaj me një gur i kërcënon të dy zogjtë, Ramën dhe Bashën. E vërteta është e vështirë për t’u deshifruar në aktualitetin politik, aq sa ç’është e vështirë për t’u lexuar në fytyrën e qetë të zotit Meta. Një zë thotë se kërcënimi është veti e të paaftit, mirëpo kjo teori bie poshtë nga pozita politike dhe qetësia e zotit Meta. Meta është thjesht i paqartë. Këtu ai është qartësisht politikan, sepse politikani dështon kur lexohet dhe deshifrohet nga masat. Mirëpo, pavarësisht nivelit diplomatik të z. Meta, duket sikur situata aq e sikletshme e ka vënë në pozitë të vështirë atë, duke e lehtësuar kështu leximin e të brendshmes së tij.

Kësisoj, në njëfarë mënyre duket sikur Ilir Meta po përdor konfliktin e supozuar Berisha-Basha për të goditur Ramën dhe garancinë që Basha i jep Ramës kur sulmon Metën. Në anën tjetër, Basha duket sikur po përdor konfliktin e supozuar Meta-Rama për të goditur Berishën dhe aspiratat e tij me anë të Metës. Rama e shfrytëzon të gjithë këtë konflikt “për të larguar nga politika të vjetrit,” siç shprehet shpesh ai, dhe për t’i mbajtur të gjithë urtë, në mënyrë që të qeverisë rehatshëm në mesin e kaosit ekonomiko-social që e ka kapluar vendin. Ndërsa Berisha, më i lari ndër palët, pasi nuk ka se ç’farë të humbasë, po i shfrytëzon të gjitha konfliktet për t’u bërë sërish protagonist politik. Ndoshta kjo e amortizon edhe më shpejt rolin e tij. Si të thuash, situata e tij të kujton fenomenin Nano në zgjedhjen e presidentit, ku ai, megjithëse tentoi ta tregonte fuqinë e tij politike me armën e fundit që posedonte, thjesht faktoi të kundërtën, duke treguar se sa pak i kishte mbetur në dorë. Për rrjedhojë, u margjinalizua politikisht.

Meta mendon se arti i së mundshmes mund ta ngjisë edhe ndryshe në pushtet. Por si? Duke votuar fillimisht një mocion mosbesimi ndaj qeverisë me anë të blerjes së deputetëve dhe aleancës me të djathtën? Duke krijuar më pas një qeveri teknike dhe duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme? Kjo, më shumë se e rrezikshme, duket e paarritshme. Mirëpo aktualiteti gjeopolitik na mëson se Meta nuk është lideri i vetëm politik i cili kërcënon se do ta minojë stabilitetin politik. Kemi rastin e Kosovës, ku Hashim Thaçi e bëri këtë duke e kërcënuar dhe garantuar njëkohësisht stabilitetin me arrestimin e hoxhallarëve. Kjo bëri që ai sot të jetë së paku zëvendëskryeministër, ndërsa në perspektivë pritet tjetër rënie në karrierën e tij politike. Po ashtu është edhe rasti i Maqedonisë, ku pavarësisht butaforisë së sajuar në rastin e Kumanovës, sërish sondazhet e nxjerrin Gruevskin të humbur. Dhe, së fundi, qershia mbi tortë ishte rasti i zotit Meta në Shqipëri.

Pra, si të thuash, kërcënimet për hedhjen në erë të stabilitetit politik tingëllojnë më shumë si grahmat e fundit të bishave politike, sesa si ulërima luanësh për të treguar vendin në xhungël. Kjo vërtetohet fare kollaj edhe me shifrat politike. Pra, edhe sikur Meta të bënte sot koalicion me PD-në, sërish nuk do ta plotësonte kuorumin e nevojshëm për të ardhur rishtas në pushtet. Deputetët e PS-së nuk i blen dot, për të mos thënë se do t’i humbasë edhe të vetët po doli nga koalicioni. Kështu që aleanca e hamendësuar Rama-Basha – nëse është e vërtetë ajo që thotë Meta – me të vërtetë që do t’i trazojë ujërat e politikës, por jo ato të vendit, por vetëm të zotit Meta. Historia na ka mësuar se elektorati është tepër i ndjeshëm në votimin e udhëheqësve që e kërcënojnë stabilitetin e vendit, pasi kërcënimi i qëndrueshmërisë krijon panik te investimet e huaja dhe vendase, i tremb njerëzit për të ardhmen e tyre dhe të brezave të rinj, prandaj ata të ndëshkojnë me votë. Kështu, leksioni është i qartë: partitë-ishull që e ndjejnë se po i mbulon uji, thjesht duhet të ruajnë pozitën e tyre. Përndryshe, çdo lëvizje për të fituar terren do t’ua përmbytte edhe më shumë ishullin politik. Pra, si të thuash, logjika se i mbyturi të mbyt nuk funksionon në politikë, aq më tepër kur përkrah ke notarë profesionistë! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Sulmet ajrore ruse: objektivat mund të jenë kundërshtarët e regjimit të al Assad e jo ISIS

Sulmet ajrore ruse: objektivat mund të jenë kundërshtarët e regjimit të al Assad e jo ISIS

Flamuri palestinez ngrihet për herë të parë në selinë qendrore të OKB-së

Flamuri palestinez ngrihet për herë të parë në selinë qendrore të OKB-së

Liga e Kampionëve: triumfojnë favoritët, zhgënjen Atletico Madrid

Liga e Kampionëve: triumfojnë favoritët, zhgënjen Atletico Madrid

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni