Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Forca e arsyes apo arsyeja e forcës: cila mbizotëron në zgjedhje?!

by te Sheshi
20/06/2015
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Forca e arsyes apo arsyeja e forcës: cila mbizotëron në zgjedhje?!

Aromë lufte elektorale

Siç dihet, kemi qenë në fushatë elektorale. Apo, më mirë me thënë, kemi qenë në prag të një lufte elektorale. Kampet e luftës kanë qenë lehtësisht të dallueshme: flamuj, himne, rekrutime, brohoritje, slogane emotive, fyerje deri në stigmatizim të kundërshtarit, etj. Militantë që stimulohen financiarisht si jeniçerë për të brohoritur, për të treguar muskujt, e për të ndezur turmat. Situatë kjo e cila të sjell në mendje milicitë e paguara nga Gadafi. Propagandë harbute kundër kundërshtarit politik: baltosje, shpifje, inkriminim, dhe akuza nga më të ndryshmet, që të japin përshtypjen se ndaj kandidatëve ka për të nisur një gjyq popullor.

Dikush mund të thotë se periudha e tanishme dhe ajo e para dy viteve qe relativisht e qetë. Pa dyshim që deri diku ashtu ka qenë. E kjo për një arsye shumë të thjeshtë: sepse në këtë vendin tonë, me demokraci hibride, kur hendeku i votave midis partive është i madh, humbësi e pranon me pahir fituesin, pasi edhe nëse do të luftonte apo do të bënte manovra, sërish do dilte i humbur. I tillë qe rasti i z. Nano kur ia dorëzoi stafetën e qeverisë z. Berisha, dhe i këtillë qe dhe rasti i pak kohëve më parë, ku, si për ironi të fatit, ishte pikërisht z. Berisha ai që ia dorëzoi stafetën e qeverisë rivalit të tij dhe të z. Nano, pra, Edi Ramës.

Histori që përsëritet

Tendenca e tanishme elektorale nuk ndryshon nga ajo e shkuara. Qeveritë tek ne kanë një kurbë rritëse në mandatin e parë, e më pas, në të dytin, kjo kurbë fillon rënien e lirë. Sipas sondazheve, aleanca e një milionë votave ka pasur deri tani një firo prej 25-30 për qind. Kështu, nëse vazhdohet me këtë ritëm, ndoshta pas gjashtë vitesh do të kemi sërish një afrim të numrit të votave, e, për pasojë, të kemi luftë zgjedhore. Historia elektorale do fillojë në këtë mënyrë të përsërisë bezdisshëm vetveten, e ne do nisim të dëgjojmë sërish fenomenin e “baldushkëzimit” të zgjedhjeve, të dëgjojmë ndërkombëtarët që shqetësohen për procesin zgjedhor dhe demokracinë, të dëgjojmë për të majtë e të djathtë europianë që nuk hartojnë dot një rezolutë për Shqipërinë, pasi partitë tek ne kanë filluar procesin e lobimit tek ta, e kështu me radhë.

Mbase këtu duhet të ngrihet pyetja se përse udhëheqësit bëhen agresivë në prag të fushatave elektorale? A mos ndoshta terreni elektoral e lyp një sjellje të tillë nga lideri? Kemi parë dendur se kur udhëheqësit e moderuar të partive janë treguar të butë apo demokratikë, shpesh turmat apo militantët janë zhgënjyer, e janë përgjigjur me kësisoj fjalësh, “pse, për kaq dolëm nga shtëpia?”, apo, “ne ishim përgatitur për të hyrë në parlament,” “për të rrëzuar qeverinë,”  “për të futur në burg këtë apo atë zyrtar,” etj. Ky reagim ka ardhur nga militantët e të gjitha kaheve politike, dhe në të dyja qeveritë e fundit.

Militantë që udhëheqin

Këtu tek ne militanti fatkeqësisht ka një gjuhë kur i bashkangjitet turmës, pavarësisht se mund të jetë intelektual, zyrtar, akademik, etj.; sipas përkufizimit të Gustav Le Bon-it, futet në gjendje hipnoze dhe bëhet më masë se masa. Mbi të sundon irracionaliteti, imazhi i liderit, dhe sloganet politike. Për të partia është halif, udhëheqës mendimi, udhërrëfyes, udhëheqës fetar, madje shpeshherë dhe fe, sipas disa teorive të psikologjisë së turmave.

Duket këtu sikur situata kthehet në të kundërt: liderët fillojnë të udhëhiqen nga masat, në vend që t’i udhëheqin ato. Rrjedhimisht, vlerat bëhen të pavlera, pasi udhëhiqen prej atyre që nuk i posedojnë dot ato. Vlerat udhëheqin ose abdikojnë, por ato kurrsesi nuk mund të pranojnë të udhëhiqen, sepse kështu nuk janë më vlera. Në këtë mënyrë, dhe udhëheqësit fillojnë t’u përgjigjen “kërkesave të tregut elektoral”; siç i quajnë politikanët tanë kërkesat e militantëve. Liderit nuk i mbetet vetëm se të japë dorëheqjen, ose të bëhet agresiv. Problemi qëndron se, pas Ismail Qemalit, në vendin tonë nuk mbahet mend ndonjë shtetar tjetër që të ketë dhënë dorëheqjen. Kjo pasi në Shqipëri dorëheqja shikohet si dobësi, thyerje, dështim, humbje e luftës, megjithëse në realitet është një vlerë e shtuar morale, dhe institucioni më oksigjenues për demokracinë. Kuptohet, bëhet fjalë për në vendet me demokraci të civilizuar. Në pamundësi për ta bërë këtë, lideri zgjedh alternativën e parë.

Cila është zgjidhja?

Politikanët janë të vetëdijshëm se të flasësh për programe elektorale në këtë vend është si të flasësh në Zimbabve për ndotjen e ambientit. Programi politik është në vetvete edhe kontrata sociale e cila e lidh elektoratin me përfaqësuesin vendor. Me programin politik elektorati ka në dorë t’u kërkojë llogari atyre të cilët i voton, pasi ky program është një kontratë si gjithë të tjerat; nëse i votuari nuk u përmbahet kushteve, atëherë ai detyrohet të japë dorëheqjen me anë të protestave dhe mekanizmave të tjerë demokratikë. Mirëpo, fatkeqësisht, programi politik tek ne vetëm sa e lodh elektoratin, e madje e tëhuajt atë nga partia. Pasi militanti nuk do t’ia dijë për zhvillim urban, për ruajtje të ambientit, për zhvillim të turizmit, për investime infrastrukturore, për reforma në drejtësi, apo për taksim, etj. Atij i intereson veç një vend pune. Argument për këtë është fakti se partitë që në fokus të tyre kanë drejtpërdrejt punësimin e individëve dëshmojnë një rritje elektorale më të madhe nga ajo e partive të mëdha me identitet të qartë politik.

Personalisht mendoj se zgjidhja reale në këtë vend do të vijë vetëm atëherë kur ne si shoqëri të vijmë me këmbë në tokë. Duhet të pastrohemi nga mbetjet propagandistike të diktaturës, që na nxirrnin vendin e parë në botë për nga mirëqenia, e Amerika shitej si një vend ku protestohej për bukën e gojës. Ardhja me këmbë në tokë do të bënte që në votime të mos kishim luhatje nga njëri skaj në tjetrin. Ajo nënkupton vlerësimin e të ardhurave dhe të mundësive që zotërojmë, për t’i shfrytëzuar ato në mënyrën më sinergjike. Nuk mund të kemi, bie fjala, punësime të qindra e mijëra të rinjve kur, nga ana tjetër, marrim hua për të shlyer pagat e buxhetorëve. Ka ardhur koha që si qytetarë dhe politikanë të bëjmë inventarin fizik të të ardhurave që krijon ky vend, dhe me programe të qarta politike të shikojmë se cila parti është më e efektshme në shfrytëzimin e atyre pak kacidheve që kemi. Kjo, mendoj, do të ishte më mirë sesa lufta elektorale, ngaqë ndryshe quhet, lufta e ideve. Dhe janë pikërisht këto të shkretat “ide të cilat modelojnë realitetet”, do të thoshte Platoni. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
FOTO/Kroçiera më e madhe në botë

FOTO/Kroçiera më e madhe në botë

Ndër çuditë e fushatës: Laçi si oaz qetësie dhe Kurbini që nuk prodhoi asnjë incident!

Ndër çuditë e fushatës: Laçi si oaz qetësie dhe Kurbini që nuk prodhoi asnjë incident!

Ja çfarë ndodh nëse bananes i veshim celefon

Ja çfarë ndodh nëse bananes i veshim celefon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni