Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Video tronditëse: fëmijët luajnë futboll, bombardime pas tyre

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Pse India e sulmoi Pakistanin?

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

    Izraeliti që preferon të jetë “dele e zeze” e Izraelit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enklid PELARI: Ç’po ndodh me ekonominë e Shqipërisë, mos i janë konsumuar ferrotat qeverisë Rama?

by te Sheshi
11/08/2015
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Enklid PELARI: Ç’po ndodh me ekonominë e Shqipërisë, mos i janë konsumuar ferrotat qeverisë Rama?

Në fakt, rrallë herë ndodh në histori që një ekonomist ta ketë të lehtë të thotë se ekonomia e vendit të tij nuk është mirë. Kjo mund të jetë e kollajtë në kohë lufte apo krize ekonomike, por jo në rrethana normale. Duket sikur ekonomia jonë ka hyrë në atë fazë kur qeveria nuk reklamon dot më rritjen ekonomike, por tenton ta reduktojë rënien e saj, e të justifikohet për të. Nga ana tjetër, gota nuk ka pse të shihet gjysmë bosh, pasi kemi rënie të mbledhjes së të ardhurave, e jo mosrealizim absolut të tyre. Pra, si të thuash, kryefamiljarit i është ulur rroga, por nuk ka mbetur pa punë.

Ekonomia jonë tashmë ka kaluar në atë fazë ku më e vështirë është ta vërtetosh se është shëndoshë e mirë, sesa të pohosh të kundërtën. Nisur nga kjo, nuk ka nevojë të evidentohen shumë statistika, por në mënyrë tangjente mund të bëhet një përmbledhje e tyre, e shoqëruar më pas me analizën përkatëse.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, krahasuar me planin e bërë, mungojnë 8.6 miliardë lekë në arkën e shtetit. Pra, në buxhet mungojnë 24.6% të të ardhurave të planifikuara. Mosrealizimin më të madh e kanë shënuar të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, pasi janë 13.4 miliardë lekë më pak nga ç’kishte planifikuar qeveria.

Edhe mbledhja e TVSH -së është 5.3% më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë. Çka e mbush pak “gotën me ujë” janë të ardhurat nga tatim-fitimi; ato u rritën me 21.7%, ose me 13.6 miliardë lekë. Kjo lidhet edhe me rritjen e nivelit të taksimit, nga 10% në 15%, nga 1 janari i këtij viti.

Nisur nga kjo performancë e dobët e vjeljes së taksave, qeveria është detyruar të bëjë ndryshime në buxhetin e shtetit. Konkretisht, niveli i të ardhurave, nga 414 miliardë e 469 milionë lekë që ishte parashikuar, zbret në 398 miliardë e 210 milionë lekë. Shpenzimet e parashikuara nga qeveria në fillim të vitit, në 472 miliardë e 697 milionë lekë, do të ulen në 456 miliardë e 437 milionë lekë.

Ajo që dimë nga ekonomia është se kur ka rënie të të ardhurave të parashikuara, për rrjedhojë ka dhe një deficit buxhetor, për të cilin qeveritë marrin hua për ta mbuluar. Debati që po bëhet më shumë në këtë kohë vërtitet rreth dy zgjedhjeve, si dhe zgjidhjeve të vështira, të vëna përpara qeverisë në këtë rast:

1- Të marrë hua, duke pranuar kushtet e enteve financiare ndërkombëtare për rritjen e taksave. Mirëpo, siç e dimë nga ekonomia, rritja e taksave në periudhë afatshkurtër vjel të ardhura, ndërsa në periudhë afatgjate ajo e çon situatën atje ku ishte, për mos të thënë që e bën akoma më keq.

2- Pjesa e dytë e debatit ka të bëjë me dëshirën e qeverisë për të mos e ngarkuar edhe më biznesin e qytetarëve të saj duke i taksuar, por t’u vjelë atyre taksat “ngjalë”, që i rrëshkasin nga “duart”. Pra, të luftojë evazionin fiskal. Politikë kjo që nuk është më pak e dëmshme se e para.

Në momentin që po flasim, biznesi në pjesën më të madhe ka arritur në pikën kritike, ku shumë prej tyre nuk i përballojnë dot më kostot e taksave, dividentëve, etj., e për pasojë mund të ketë dhe pezullime të aktivitetit, falimentime, ose, më së paku, shkurtime të punonjësve.

Po të marrim një shembull të thjeshtë, nëse do themi se pagat e punëtorëve deklarohen në masën 100%, 40.000 e jo 22.000 lekë, logjikisht i bie që çdo punëtor të paguante së paku 15.160 lekë (të reja), ku përfshihen kontributet, sigurimet, dhe TAP-i. Që këtej, biznesi do të hynte në konflikt me punëtorët, dhe, siç dihet nga ekonomia, kur rritet paga e disa punëtorëve, rrjedhimisht disa të tjerë duhet të shkurtohen. Nga ana tjetër, rritja e taksës me 5% për të ardhurat nga 0-30.000 lekë do të jepte pak a shumë po të njëjtin efekt ekonomik.

Për sa i përket biznesit, qeveria vetëm gjashtë muaj më parë ua rriti atyre me 50% normën e tatim-fitimit, nga 10% që ishte, në 15%. Pra, taksimi i pagave në 30.000 lekë, që është diku tek 75% e të punësuarve të cilët deklarohen nën këtë pagë,  do të njohë po në këtë masë dhe ngarkimin me barrën e TAP-it. Tanimë çdo punëtor do të ngarkohet me këtë barrë, dhe firmat do detyrohen t’i rrisin disi pagat, apo, ndryshe, t’i subvencionojnë punëtorët në një mënyrë a në një tjetër. Domethënë, si të thuash, biznesit i hapen telashe të dyfishta. Nga ana tjetër, qeveria rriti dhe akcizën këtë gjashtëmujor, gjë që rëndoi shumë biznese. Thënë me fjalë të tjera, qeveria e ka fshikulluar dy herë biznesin brenda gjashtë muajve (me rritjen e normës së tatim-fitimit dhe akcizës), dhe një herë e tretë do të ishte ndoshta fatale për votat e saj.

Me gjithë këtë panoramë të zymtë ekonomike, me këtë diell të eklipsuar dhe kohë të vrenjtur, duhet thënë se faji nuk është i qeverisë aktuale, e as i Berishës, por i ekonomisë sonë të brishtë, apo i burimeve të kufizuara, siç i themi rëndom. Që të mbulojë shpenzimet, qeveria duhet të kërkojë hua, dhe që të kërkojë hua, ajo u tërhoq nga     “e keqja më e vogël”, që ishte luftimi i bilanceve të dyfishta dhe i evazionit, pasi ekspertët e paralajmëruan se është në kufijtë e të pamundshmes. Kështu mbetet në lojë plani nr.1, pra, rritja famëkeqe e taksave.

Mirëpo vetëm përmendja e termit “rritje taksash” tingëllon irrituese në psikologjinë e elektoratit, pasi në nënvetëdijen e tij bëhet aty për aty bashkëshoqërimi logjik me tagrambledhësit e mesjetës; aq abuzohej asokohe, saqë historia përmend edhe raste kur mbreti donte të martonte të birin, e për të mbuluar shpenzimet marramendëse u vinte taksë të re bujqve për gjënë e gjallë. Përveç efektit psikologjik, ka dhe një efekt tjetër propagandistik. Qeveria në kontratën sociale që lidhi me elektoratin e saj pati premtuar se nuk do ta tatonte 97%-shin e varfër të popullsisë, por vetëm 3%-shin e pasur të saj. Kësisoj, ajo ka rënë disi në kurthin e vërtetimit të njërës prej dy gënjeshtrave: ose ky 97%-shi është pasuruar, ose qeveria ka gënjyer kur ka premtuar se nuk do ta tatonte atë.

Parë në një aspekt tjetër, skenari grek na mëson se sado kokëforte të jenë qeveritë, shifrat janë edhe më kokëforta. Sepse, për nga natyra, taksat e tatimet janë në raste krizash si historitë mitologjike me kuçedra; po t’ua prisje kokën kuçedrave, ato sërish do të nxirrnin një tjetër diku gjetkë. Kështu, nëse nuk rriten taksat e pagave, do të rriten tatimet, akciza, apo tatimi mbi dividentin, ai mbi fitimin, etj.

Përveç të tjerave, ka dhe një efekt të tretë elektoral, së cilit mbase qeveria i druhet më shumë, ndonëse është më afatgjatë për nga koha që lyp për t’u kuptuar: efekti prej rritjes së borxhit publik. Kryeministri pati premtuar se do ta reduktonte atë, pasi ishte shprehur se qeveria e Berishës e kishte lënë si një makinë në rënie të lirë. Nëse do ta pranojmë se qeveria e Berishës na e paska lënë borxhin publik si një makinë në tatëpjetë, atëherë logjikisht i bie që qeverisë Rama t’i jenë konsumuar ferrotat, pasi edhe ajo, e detyruar ose jo, po ndjek pothuajse të njëjtën inerci huamarrjeje si qeveria e Berishës. Pra, dalëngadalë qeveria Rama nuk po e reklamon dot rritjen ekonomike, por po lufton ta reduktojë rënien e saj. Kështu, të gjitha këto efekte ekonomike, që më pas përkthehen edhe në elektorale, e ngarkojnë çdo ditë e më shumë me përgjegjësi dhe paqartësi qeverinë tonë, çka e shpjegon të gjithë atë pasiguri dhe nxitim në vendimmarrjet e saj.

A është eksperienca e re në qeverisje, apo ekonomia, e cila rezervon gjithmonë të papritura, ajo që e ka kompleksuar qeverinë tonë? Këtë gjë nuk mund ta themi pa u lëkundur, por çfarë dimë me siguri është se Edi Rama ka marrë një leksion të vyer këto dy vite: të drejtosh një qeveri nuk është assesi e njëjtë me drejtimin e një bashkie. Ngaqë, kur bashkitë kanë mosrealizim të ardhurash, subvencionohen nga qeveria, ndërsa kur qeveria ka mosrealizim të ardhurash, subvencionimi i deficitit buxhetor bëhet me hua të cilat kanë kosto. E këto kosto me sa duket nuk janë vetëm financiare, por, fatkeqësisht, edhe elektorale! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Formacioni i mençur i La Ligas

Formacioni i mençur i La Ligas

“Lufta e librave”, Ukraina ndalon 38 botime të nacionalistëve rusë

“Lufta e librave”, Ukraina ndalon 38 botime të nacionalistëve rusë

Një shembull i mirë për të gjitha nënat mbipeshë: Gruaja shpëton nga 120 kg peshë, në këtë mënyrë

Një shembull i mirë për të gjitha nënat mbipeshë: Gruaja shpëton nga 120 kg peshë, në këtë mënyrë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

Fuqia goditëse e Turqisë: Bayraktar Akinci, suksesi vazhdon…

08/05/2025
Një amerikan në krye të Vatikanit

Një amerikan në krye të Vatikanit

08/05/2025
Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

Një miliarder kundër një miliarderi me akuzë të rëndë

08/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni