Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Valon druni

by te Sheshi
24/04/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Valon druni

Para do muajsh më thanë të përfshihem në një fushatë për dhunën ndaj gruas. Më kërkuan të bëja një foto ku të ishte e pranishme ngjyra portokalli dhe të zgjidhja një fjali përshkruese (sllogan, parrullë). Bëra foton dhe zgjodha: “Burrat që rrahin gratë janë legena”. E dërgova dhe nuk u mora më me të. Dje, e hasa të publikuar diku dhe vendosa ta hedh në faqen time. Janë këto postimet rutinë që njeriu i bën, se mendon përherë për mirë. Nuk prita që të kishte reagime aq të shumta, komente. Burrat nuk duan t’i quash “legena”, kur përveshin llërët dhe i hyjnë gruas ku i dhemb dhe i djeg. Nëse i quan kështu ju fyen “burrninë”, sepse gruaja është “populli”, ata janë “pushteti” dhe “pushteti” përdor edhe “organet e dhunës” ndaj “popullit”. Reagime të tjera pak më tinëzare e shohin situatën më komike duke bërë pyetjen “Po gratë që rrahin burrat?” dhe ata më cytësit, ndoshta më provokativët, më cinikët e hedhin fjalën që ajo, gruaja që kam unë në shtëpi duhet të më shqepë në dru. E më mirë, nëse janë kënaqur me fjalën që kanë hedhur në shpinën time, nuk po qahem, le të zbaviten, sepse kjo botë nuk duhet marrë gjithmonë me seriozitetin e zymtësisë.

Por, dua të kthehem tek dhunuesit, te sedra e tyre, tek krenaria e tyre, tek sëmundja e tyre perverse. Kësaj here jo vetëm për ata që rrahin gratë, por edhe ata që rrahin fëmijët, kundërshtarin, homoseksualin, sakatin, të marrin, të metin, shurdhin, të verbërin, robin me ngjyrë, të përdalat, misionarin e shumë e shumë të tjerë.

Ai që rreh është dhjaks ose si i themi ne tek lagjia jonë, dhits. Ka frikë dhe kjo e bën të luftojë me të dobëtin, me të pafuqishmin. Fjala vjen “dhunuesi” punon shofer i shefit ose asistent i shefit. Gjithë ditën e kanë çuar të blejë duhan, e kanë sharë se është i ngathët, i trashë që nuk merr vesh, e kanë shkelur me këmbë, ia kanë lëshuar mu në hundë dhe nuk e kanë lënë të hapë as dritaren. Dikur e kanë zgjidhur të kthehet në shtëpi. Hyn brenda, zbath këpucët, ulet në tryezë dhe pret për të ngrënë. Gruaja ose e bija i duket e ngathët, e trashë që nuk merr vesh, nuk lëviz me shpejtësinë e duhur të sjell pjatën, kupën e rakisë, ujin, qepët. Ai që ka duruar pa çelur dritaren çohet dhe u jep një mësim të mirë, jua bashkon buzën me hundën, sepse ka burrni. Skena ndodh, personazhi kryesor është shqiptar i rëndomtë që e hasim çdo mëngjes në kafene, përshëndetemi, shkëmbejmë dy fjalë.

Duhet të pranojmë fillimisht me zë të lartë që në shoqërinë shqiptare valon druni. Kërcet dhuna në shtëpi, shkollë, zyra private e shteti, ndërmarrje, fabrika, rrugë. Jam i bindur që burimi i kësaj egërsie është frika, mësimin e marrim që të vegjël në shtëpi. Nëse baba rreh mamën edhe vëllai ka për ta rrahur motrën dhe më vonë të dashurën, gruan. Nuk ka si shpjegohet ndryshe që shqipot rrihen e vriten për një parkim, gërvishtje makine apo një të pame. Gjithë ky inat, ky damar që turqit fort bukur na e njohin, buron nga votra. Gjyshërit kanë rrahur gjyshet, baballarët nënat dhe historia vazhdon, ndaj kur e rrëfejmë këtë hall, këtë gjymtim kombëtar mos të fshihemi pas gishtit të burrnisë, por ta fusim dorën në xhep, se nuk na e ka kush borxh.

Dikur, na mësonin në histori që shqiptarët kurrë nuk patën pushtuar kënd, por të tjerët na kanë pushtuar, vrarë e prerë. Luftën nuk di kur e kemi fituar vetë, por kur vjen paqja luftë me njëri-tjetrin bëjmë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Kolegët europianë kryqëzojnë ministrin grek të Financave: Lojtar i rrezikshëm

Kolegët europianë kryqëzojnë ministrin grek të Financave: Lojtar i rrezikshëm

Alarm për bombë, evakuohet Statuja e Lirisë në New York

Alarm për bombë, evakuohet Statuja e Lirisë në New York

Autoritetet kiliane i druhen një shpërthimi të tretë të vullkanit Kalbuko

Autoritetet kiliane i druhen një shpërthimi të tretë të vullkanit Kalbuko

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni