Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Pjeshkat si arançata

by te Sheshi
11/06/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Pjeshkat si arançata

Më ndodh që kur cek ndonjë temë të tillë të kem drojë mos bie në pozita moraliste, sepse nuk mendoj që jam njeri aq i dëlirë sa për të shitur moral. Ndryshe nga kolegë të tjerë që i dinë gjërat fort bukur dhe na përcaktojnë sinoret ku duhet të jetojmë, ose kur duhet të shthuremi, unë nuk e kam këtë dhunti të rrallë.

Nejse, sot që në mëngjes u zgjova me vithet e një vajze të njohur, e cila kishte bërë një shërbim fotografik bajagi të qëlluar në bregdet. Më pas, siç është dhe rutina, nisa të shfletoj gazetat virtuale, ku krahas aktiviteteve të fushatës, komenteve, analizave, ngazëllimit që na ka përfshirë si komunitet për Agon Channel-in, gjeta mjaft vajza të bukura që bëhen gati ose për lindje, ose për plazh, por në të tëra rastet gollomesh. Gjeta veten në një faqe duke bërë vrap nga liqeni, madje dhe një rekomandim dietetik që botuesit e faqes duhet ta kenë bërë pa këshillimin e zonjës Kalleshi, sepse këta njerëz janë punëmëdhenj, dhe kur ua do ënda marrin vesh edhe nga pjata e groshës.

Kjo quhet showbiz. Fjala vjen, tani që Lady Gaga kopjoi Bleonën (u çudita pse nuk u mbajt qëndrim editorial për këtë thagmë), sikur jemi më të çliruar nga kjo marre kombëtare që na kishte rënë në derë. Tash Bleona mund të konsiderohet pioniere, dhe Lady Gaga një ndjekëse e gjurmëve të saj. Vajza me kostume banjo që bëjnë pushime në kohë të pazakonta në Haiti, Bahamas, apo djem të kubanizuar janë zhvillimet më të fundit të showbiz-it shqiptar.

U bënë pak vjet që ka lindur ky lloj raportimi, i cili kudo, jo vetëm në Shqipëri, është ndikues. Fjala vjen, pjeshkat shqiptare të faqeve rozë janë kopje identike të Kim-it, Rihanna-s, Bradley Cooper-it, aktoreve të kinemasë, Rita Orës. Shumë prej tyre po mprehin mollëzat, trashin buzët, vendosin mbushëse në të ndjenjura dhe në gjinj. Portalet i japin, dhe bëjnë mirë. Nëse lexon komentet e lexuesve, bindesh që praktikat vetëshërbyese janë shumë të suksesshme në vendin e shqipeve, pa dallim moshe; megjithatë, kjo është pjesë e lojës, ndaj këta njerëz i quajmë “fansa”. Dhe për ta punohet me vullnet, për ta bëhen foto, organizohen mbrëmje të quajtura “gala”, festivale me muzikë, që mbahen mend.

E keqja është se Shqipëria, Kosova, dhe e gjithë hapësira shqiptare është pak. Tregjet e tjera janë të mëdha, ndërsa këtu mund të të rastisë ta shohësh njeriun vip tek shitorja e lagjes me shapka me gisht, duke blerë domate, ta shohësh atë gocën e vitheve ekzemplare duke dëgjuar tallava, teksa ha kërnacka me salcë kosi, apo ta hasësh teksa pret të marrë një çertifikatë tek një sportel i vogël, i mbushur me njerëz që u vjen era djersë.

Dikur, në kohët e kuqe, numëroheshin me gishta njerëzit që kishin provuar Coca-Cola, dhe të privuarit e tjerë pyesnin, donin të dinin si ishte kjo pije. Kështu na ndodhi dhe ne në lagje, që pyesnim vajzën e një shoferi eksporti. Ajo na mërziti për vdekje, se na tha që ishte pak a shumë si arançatat tona. Ne e morëm zët, sepse arançatat tona ishin në do shishe qelqi të vogla, por të rënda, të cilave u dilte gazi fluturimthi, ndaj protestuam, duke qenë të bindur, si dhe sot, që arançata nuk bëhet dot Coca-Cola, madje dhe Pepsi-t i vjen rrotull. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?
Opinione

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

21/06/2025
Next Post
VIDEO/Emocionuese, i propozon për martesë ditën e fundit të kemioterapisë, ja si reagon ajo

VIDEO/Emocionuese, i propozon për martesë ditën e fundit të kemioterapisë, ja si reagon ajo

Aksion i policisë maqedonase: shpëton nga pengmarrja dhjetra emigrantë nga Lindja

Aksion i policisë maqedonase: shpëton nga pengmarrja dhjetra emigrantë nga Lindja

Veliaj u premton bizneseve të Tiranës: Do t’ju trajtojmë si të barabartë, taksa në varësi të zonës së aktivitetit

Veliaj u premton bizneseve të Tiranës: Do t’ju trajtojmë si të barabartë, taksa në varësi të zonës së aktivitetit

TË FUNDIT

  • Të fundit
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

02/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni