Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: O gjysho, ku e lamë barin…

by te Sheshi
04/06/2015
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Kush bën ligjin?

6 prill 2013: Një 59-vjeçar nga Ndroqi arrestohet për abuzim me një 9-vjeçare. Mendohej që kishte një vit që e bënte këtë gjë.

3 qershor 2015: Mësuesi kujdestar në Divjakë abuzon me nxënësen 12 vjeç.

3 qershor 2015: Një 80-vjeçar në Korçë kapet teksa abuzon me një 12-vjeçare.

Këto janë veç tre ngjarje, por mund të rreshtoj një mal me të tilla, me data, vite, qytete apo lokalitete të ndryshme. Të gjithë abuzuesit me shumë gjasë janë gjyshër, dhe viktimat me shumë gjasë janë në moshën e mbesave të tyre.

Sa herë mësojmë mbi këto ngjarje, reagimet e para janë të llojit mallkim, që thërrasin në ndihmë instiktin e vrasjes. Është më se normale të jenë këto lloj shpërthimesh, por unë kam bindjen se nuk kemi të bëjmë me raste perversësh të izoluar. U kap një pedofil krenar në Sarandë, apo një në shoqatën e jetimëve, që më pas ia hoqi vetes. Duhet të ketë plot të tjerë që nuk i dimë, megjithëse mund t’i hasësh në rrugë a kudo.

Ky vend ka lëshuar rrënjë në tokë të keqe, në gjiriz. E keqja vjen tek gjyshërit. Këta janë e shkuara, trashëgimia, këta janë morali që përcillet tek bijtë e tek nipërit. Fillesa është tek gjyshërit, ndaj në këtë vend ka kaq shumë vrasje, intriga, “të futme”. Gjyshërit janë fajtorë.

Shqipëria para komunistëve ndoshta nuk ishte vendi më i zhvilluar i rajonit, por kishte shtresëzimet e veta, dhe po tentonte me hall të madh të rritej. Komunistët ndërprenë pikërisht këtë farë shprese. Siç do thoshte Shefqet Musaraj, ndoshta jo në këtë kontekst, por me shumë të drejtë, “u ngritën këmbët t’i bien kokës”. U përmbysën klasat. Fëmija e qytetarit të Tiranës a Elbasanit u hoq nga shtrati i bebes dhe u zëvendësua me motakun e zaptuesit të regjimit. Pronari shkoi në bodrum, komunisti në katet e larta. Ata erdhën dhunshëm në qeveri, dhe po dhunshëm vendosën moralin e tyre. Një tufë të pagdhendurish dhe vrasësish ngritën normat e tyre. Qitën pushkë ndaj Zotit, prishën kisha dhe xhamia, e shpallën profetin me dishepull “njeriun e ri”. Gëloi injoranca dhe autoriteti; thjesht kujtoni byronë politike, shoqen Lenka dhe shokun Pali. U shpikën heronjtë e partisë. Hysniu kokë e madhe nga gërxhet e nuk e di se ku. Këta, pra, ishin etërit e Kombit të ri. Sollën hajninë si moral, shkundjen nëpër ferra, spiunët, artin katror, shpirtin e thatë, me veset nga më vulgaret; pshurrnin ku t’i kapte, pështynin ku t’i zinte, pisa, era qen, sherr me sapunin.

Në vitin 1990 ishim zbuluar para një bote me gjyshër që nuk na lanë ta njohim atë. Copë-copë, barkthatë, pa Zot, më imoralët e gadishullit. U turrëm, dhe u mor bekimi i gjyshërve. Ku ka vend tjetër që pleqtë e shtëpisë të mbjellin hashash dhe çunat ta shesin? Ku ka vend tjetër ku baba ngre vilat trekatëshe me paratë që i sjell çuni prej drogës apo prostitucionit? A është normale historia e asaj vajzës së mitur nga Tirana që e kapën me dy burra në një dhomë hoteli plot alkool dhe kokainë. Prostituta adoleshente ia jepte paratë vjehrrit dhe vjehrrës. Vajza është brenda, krushqit janë jashtë, për të rrëfyer moralin e drejtësisë.

Në Shqipëri, ku djemuria vritet e pritet për territoret e trafikut, etërit nuk janë dorëjashtë, nuk janë të paditur, janë ata që u kanë administruar pronat dhe i kanë shtyrë të bëjnë më shumë me pushkë në dorë. Ndaj historia e Divjakës është dhoma e qejfit e kombit, se dhomën e torturës e kemi çdo ditë në kronikën e zezë.

P.S. Titulli është spekulativ; është varg i një kënge të G. Banit. Në këtë rast, “gjyshi” është shoku i këngëtarit, ka nofkën të tillë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Letër publike e Sami Lushtakut drejtuar shqiptarëve: Kë vrava unë?!

Letër publike e Sami Lushtakut drejtuar shqiptarëve: Kë vrava unë?!

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria ngjitet sërish

Renditja e re e FIFA-s, Shqipëria ngjitet sërish

Grida Duma shpall programin. Basha: Pas 21 qershorit betejë pa kthim për të rrëzuar Ramën

Grida Duma shpall programin. Basha: Pas 21 qershorit betejë pa kthim për të rrëzuar Ramën

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

Rezultatet e një telefonate të paralajmëruar

19/05/2025
Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

Vetëvrasja e një të burgosuri në Fushë Krujë, si dëshmi e një padrejtësie shtetërore

19/05/2025
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni