Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Enkel DEMI: Koçan kallamoqi në spitalin partizan

by Te Sheshi
05/03/2016
in Opinione
Reading Time: 2 mins read
A A
Nga Enkel DEMI: Në kërkim të Davidit

Dje gazetarët kanë raportuar se në repartin e kardiologjisë mungon anestezia. Pa të është e pamundur që të bëhet një operacion, dhe kur flitet për ndërhyrje në zemër, kuptohet se nuk është çështja se po heq dhëmballën si trim. Raportimi që bëri me dije këtë mungesë themelore shkonte deri në cinizëm, teksa thoshte që Ministria le ta përgënjeshtrojë nëse nuk po thuhet e vërteta. Nga zyrat e Ilir Beqes nuk bëri zë kush, e kishin gjithë ditën e punës të plotë për ta bërë këtë. Tash të afërmit e pacientëve duhet ta blejnë anestezinë tek privati, ose, më mirë, tek babi i Saimir Tahirit. Ky i fundit duhet të jetë dorëjashtë; thjesht është furnitor më i mirë se të tjerët për punën e farmacisë.

Për ta bërë këtë gjendje me sa më tepër ngjyra, raportohet sërish se pak ditë më parë doli në pah një filmim ku i sëmuri merrej osh, kapur nga këmbët e duart për ta zhvendosur nga një autoambulancë deri në pavion. Duket nuk kanë më as vig! Sërish nuk bëzan kush!

Nga ana tjetër, kryeministri thotë se në spital nuk mungojnë barnat; mund të ketë mungesa të ndonjë gjëje të veçantë, por në përgjithësi punët shkojnë mbroth krahasuar me kohën e Saliut. Në radhë të parë, ai që sëmuret sot ndoshta nuk e di si ishte dikur, në radhë të dytë, ka nevojë për shërbim sot, jo dje. Krahasimet me kohët e shkuara, ose, më mirë të, vdekura, janë nevoja e pushteteve në Shqipëri. A ju kujtohet në shkollë para viteve ’90, ku çdo gjë krahasohej me vitin 1938. “Pas realizimit të planit të pestë pesëvjeçar, prodhimi i naftës në Shqipëri u rrit aksh herë në krahasim me vitin 1938…”

Dhe sot mund të vuash nga mëlçia, zemra, veshka, nuk gjen anestezi, vig apo trinitrinë, por ama të jesh i bindur që është më mirë se në kohë të Saliut, madje shumëfish më mirë krahasuar me vitin 1938.

Është fakt që sot të afërmit e të sëmurëve organizojnë turne që të jenë gjithmonë gati për të blerë barnat që kërkohen në farmacitë e ditës e të natës në rrethinat e Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”. Fjala vjen, përse njerëzit flenë në stolat dhe shkallët e Spitalit 5? Këta “gjumashë” janë rendësit e recetave që dalin nga pavionet, se ilaçe nuk ka. A i bien në sy kujt ata tek dremisin nëpër shkallë, apo heshtja është flori?

Dikur xhaxhi veterani tregonte bëmën e luftëtarit që ia prenë këmbën me sharrë druri, pa anestezi, ndërsa ky i fundit sfidonte dhimbjen me këngë partizane. Duke u nisur nga ky shembull heroik, që ka gjasë të jetë burim i fantazisë së varfër të xhaxhi veteranit, rekomandohet që në spital të shkohet ose me shumë pare, ose me një koçan kallamoqi, që e vendos mes dhëmbëve nëse je për t’u therur me bisturi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Tirana përkujton Adem Jasharin, Veliaj: Baca, heroi ynë modern

Tirana përkujton Adem Jasharin, Veliaj: Baca, heroi ynë modern

Tepër i veçantë, njihuni me oktapodin fantazmë (video)

Tepër i veçantë, njihuni me oktapodin fantazmë (video)

Refugjatët: Bullgaria moblizon 400 trupa në kufi me Greqinë

Refugjatët: Bullgaria moblizon 400 trupa në kufi me Greqinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni