Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit

by te Sheshi
21/06/2022
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Emin Uka: Lekë Sokoli: sociologjia “andej-këndej” dhe ajo e “adresuar” e Sami Frashërit
58
SHARES

Pas vdekjes së Sami Frashërit, është dashur të pritet 93 vjet, për t’u trajtuar mendimi i tij mbi shoqërinë. Kjo ndodhi për herë të parë pas ramjes së komunizmit në Shqipëri. Në vitet e para të pluralizmit politik, vihet re në Shqipëri një rigjallërim i përpjekjeve të sociologëve, të cilët fillojnë të merren me studimin e problemeve shoqërore të kohës, njëkohësisht, të merren edhe me analizën e problemeve shoqërore, me të cilat ishin marrë më herët shkrimtarë e rilindës shqiptarë. Mendimi sociologjik i tyre, nuk ngeli i pastudiuar në Shqipërinë komuniste, për shkak se mungonin njohësit e problemeve shoqërore, jo, kjo ndodhi për shkak se në Shqipërinë komuniste, sociologjia konsiderohej “shkencë borgjeze”.

Meqë Samiu është ndër rilindësit më të merituar në shumë fusha të dijes, pra, edhe në fushën e sociologjisë shqiptare, sociologu Lekë Sokoli, zgjodhi për trajtim pikëpamjet e tij mbi shoqërinë, dhe i botoi në librin e tij me titull “Sociologjia”, në vitin 1997. Ky libër, i pari i këtij lloji, në Shqipërinë pluraliste, përfshin mendimin mbi shoqërinë, të disa sociologëve klasik evropianë, si dhe mendimin e Samiut mbi shoqërinë. Në këtë libër, Samiu ndalon në disa nga çështjet sociologjike ndër më të rëndësishmet, me të cilat është marrë Samiu e, që janë: regjimet politike, demokracia dhe liria.

Dhe, po të lexohen me kujdes fletët e studimit të Lekë Sokolit, që i bën veprës së Samiut, në aspektin sociologjik, Samiu del një mendimtar i shquar humanist, po aq i madh ndoshta sa edhe Monteskje apo të tjerë filozofë e mendimtarë evropianë, para tij apo të kohës së tij, i cili iu është përgjigjur pyetjeve të shtruara të kohës edhe atëherë kur për to vet ai nuk kishte përgjigje ose nuk kishte përgjigje të kënaqshme.

Studimi i Sokolit mbi mendimin e Samiut mbi shoqërinë, është një studim i mirëfilltë, i sistematizuar dhe i dokumentuar, ama, kjo nuk do të thotë se me kaq merr fund pronësia sociologjike saminiane. Jo, studimi i Sokolit hap rrugë që mendimi i Samiut mbi shoqërinë të analizohet me kujdes, mbase “Mendimin sociologjik shqiptar, në trajtën më të përpunuar, e gjejmë tek figura poliedrike e Sami Frashërit” (Sokoli, 1997, fq. 167).

Sokoli, pasi merr përsipër të serëndisë kapicën e mendimit sociologjik të Samiut, qysh në fillim të studimit të tij, deklaron: “Është e vështirë të veçosh anën më të spikatur të veprimtarisë intelektuale të Samiut, për faktin se ai ishte një intelektual me kulturë të gjerë enciklopedike, me interesa shkencore të shumanëshme dhe aftësi të jashtëzakonshme” (Sokoli, 1997, fq. 194). Më tutje, vazhdon Sokoli duke e ndarë mendimin e Samiut mbi shoqërinë në: sociologji “andej-këndej” dhe në sociologji të “adresuar” të tij. Për sociologjinë “andej-këndej”, të Samiut, shkruan Sokoli se ajo haset në vepra të ndryshme dhe revista e gazeta të kohës, dhe është e shprehur herë – herë si këshillë e herë – herë si fjalë e urtë. Kurse, sociologjia “e adresuar” e Samiut, është vepra “Shqipëria çka qenë, ç’ është e çdo të bëhet”, për faktin se i referohet “një kombi, një vendi, një bashkësie njerëzish, një grupi social: Shqipërisë dhe Shqiptarëve” (Sokoli, 1997, fq. 207).

Interesimi i Sokolit ka qenë trajtimi i pjesës së tretë të veprës së Samiut “Shqipëria… çdo të bëhet”. Sepse, në këtë pjesë të veprës, ai flet për regjimet politike, demokracinë dhe lirinë, çështje sociologjike, gjithsesi, shumë aktuale edhe sot, madje në të dy pjesët e shtetit shqiptar.

Një çështje tjetër më rëndësi që vërehet në studimin e Sokolit, është gjykimi i tij dhe i Tarifës në cilësimin e Samiut si “Themelues i mendimit sociologjik shqiptar” (Sokoli & Tarifa, 2006). Në parim, sado sociologjik dhe i përmbledhur mirë të jetë ky gjykim i tyre, është një mesazh që iu dërgohet studiuesve të veprës së Samiut, që ajo të studiohet sepse është një nga detyrat e orës që bie sot. Por kjo punë sigurisht se kërkon përpjekje.

Se Samiu është themeluesi i mendimit sociologjik shqiptar, është zor të pajtohen shumë studiues, të cilët, merren seriozisht me studimin e veprës së Samiut, në aspektin sociologjik. Shtjellimi tërësor i kësaj teme, do t’na shpinte shumë larg. Por, ajo që dihet, është se, një përfundim i dy sociologëve (Tarifës dhe Sokolit), rreth kësaj teme, s’ gjënë vend të një pjesë e studiuesve të kësaj fushe të dijes. Prandaj, dhe, shtrohet pyetja: a është vështirë të dihet se kush është themeluesi i mendimit sociologjik shqiptar? Sepse ka zëra se më i merituari në fushën e dijes sociologjike është: Faik Konica, përkatësisht, Branko Merxhani.

Fotaq Andrea, fjala bie, në një punim të tij, të gjatë me titull: “Faik Konica, gur themeli i sociologjisë shqiptare” (Andrea, 2013), ofron argumente se Konica është i pari që i hodhi themelet e mendimit sociologjik shqiptar, duke filluar që nga gjuha e njësuar “letrarishte” shqipe e deri të bazat e sociologjisë shqiptare. Argumentimet se Konica është “Themeluesi i mendimit sociologjik shqiptar”, thotë Andrea, gjinden në numrin 2 të revistës (25 prill 1897). Aty Konica vendos qartë e prerë në ballinën e revistës krahas titullit “Albania” edhe nëntitullin frëngjisht: “Revistë mujore shqiptare për Letërsi, Gjuhësi, Histori, Sociologji”. Në këtë mënyrë, shohim për herë të parë në Letrat dhe Shkencat shqipe të shfaqet termi “sociologji”, përkrah fushave të tjera madhore dhe titullit domethënës Albania. Andrea, sigurisht, këtu ka parasysh si argument vitin e botimit të revistës “Albania” dhe termin “sociologji” nga Faik Konica, nga se vepra e Samiut “Shqipëria…” u botua dy vite më vonë, të cilën Sokoli e quan sociologjia ”e adresuar” e Samiut. Por, një është e vërtet se Samiu dhe Konica kanë trajtua çështje sociologjike të njëjta.

Ndërkaq, në një punim tjetër të sociologut me nam, Hamit Beqjes, lexojmë artikullin: “Branko Merxhani është sociologu më i madh shqiptar”. Në këtë artikull, sociologu Beqja, nuk preton që me çdo kusht ta nxjerrë Merxhanin si “Baba i sociologjisë shqiptare”, kuptohet në mënyrën figurative, e që mund të kuptohet se ai është “Themeluesi i sociologjisë shqiptare”. Pa u zgjatur shumë, edhe Tonin Çobani, në punimin e tij “Eseja sociologjike e Branko Merxhanit në një rilexim të sotëm” (Cobani, 2013), ndanë mendimin se “Merxhani është themeluesi i mendimit sociologjik shqiptar”. Po ashtu, edhe sociologu kosovar, Gëzim Selaci, në një punim të tij “Nga Shqiptarisma në Neoshqiptarismë: vizioni i Branko Merxhanit”, pretendon se “B. Merxhani, më veprën e tij “Problemi i shqiptarismës dhe sociologjia”, 1936, solli një frymë të re në debatet kulturore shqiptare, pasi që ishte ndër intelektualët e hershëm që në mjedisin intelektual shqiptar prezantoi Sociologjinë dhe disa nga sociologët më të njohur të kohës, por edhe popullarizoi në shqip filozofë e psikologë evropianë, si Bergsonin, Descartesin, Freudin, e të tjerë” (Selaci, 2019). Megjithatë, Selaci, në fakt, punimin e tij e përmbyll me fjalinë: “Natyrisht, “neoshqiptarisma” është një utopi e parealizuar. Vizioni i Branko Merxhanit u shua me pushtimin italian të Shqipërisë për të mos arritur as të sqarohej mirë në mendje, e as të jetësohej në praktikë” (Selaci, 2019). Edhe Ndriçim Kulla, në punimin e tij “Sa aktual është sot Branko Merxhani”, atë e quan “Ati i përndritjes shqiptare, i gjallë dhe aktual!”(Kulla, 2015). Për dallim nga ta, Samiu shkroi veprën sociologjiko-politike “Shqipëria çka qenë, ç’është e çdo të bëhet”, vepër e cila “i referohet një kombi, një vendi, një bashkësie njerëzish, një grupi social: Shqipërisë dhe Shqiptarëve”, shkruan Lekë Sokoli.

Prandaj, si përfundim i këtij esue të shkurtër, mund të theksojmë se është koha të fillojnë analizat, studimet e debatet mbi mendimin sociologjik të Samiut, me fjalë të tjera thjeshtë të përcaktohet vendi që i takon këtij sociologu në fushën e sociologjisë shqiptare dhe jashtë saj, të krahasohen dhe të ofrohen fakte se cili është më i merituari në fushën e sociologjisë shqiptare, pavarësisht pohimit të dy sociologëve se Samiu është “Themeluesi i mendimit sociologjik shqiptar”. Zaten, ky studim modest ka të njëjtin qëllim.

Burimet:

  • Fatos Tarifa & Lekë Sokoli, Mendimi sociologjik shqiptar (1986-2006), Burimi: www.sa-kra.ch.
  • Fotaq Andrea, Faik Konica, gur themeli i sociologjisë shqiptare, Burimi: Zemra shqiptare, 10.02. 2013.
  • Gëzim Selaci, Shqiptarisma në Neoshqiptarismë: vizioni i Branko Merxhanit. Burimi: https://sbunker.net/c-rsquo-ka-qene-e-c-rsquo-do-te-behete-bllogje-tematike/89886/quot-nga-shqiptarisma-ne-neo-shqiptarisme-quot-vizioni-i-branko-merxhanit/
  • Lekë Sokoli, Sociologjia, Tiranë, 1997
  • Tonin Cobani, Eseja sociologjike e Branko Merxhanit në një rilexim të sotëm, Burimi: Gazeta “Vatra”, 2013.
  • Ndriçim Kulla, Sa aktual është sot Branko Merxhani. Burimi: http://www.respublica.al/2015/08/07/sa-aktual-%C3%ABsht%C3%AB-sot-branko-merxhani

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Zjarri në “Astir”: aksidental apo…?

Zjarri në “Astir”: aksidental apo…?

Uji i Syrit të Kaltër drejt Greqisë?

Uji i Syrit të Kaltër drejt Greqisë?

Zgjodhi Spartakun e Moskës, s’do luajë në Katar

Zgjodhi Spartakun e Moskës, s'do luajë në Katar

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025
Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni