Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Elvin NURI: Vdekja e gomarit: Çfarë sheh “Shoqëria e LED-it”?

by Te Sheshi
12/01/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Elvin NURI: Vdekja e gomarit: Çfarë sheh “Shoqëria e LED-it”?

Asgjë personale, thjesht paradoks

Më 1 janar, rreth 20 orë pasi civilizimi ynë celebroi nisjen e një tjetër segmenti kohor, rastisa ta pija kafenë e parë të vitit 2016 në një nga pak baret ende të hapura përreth rrethrrotullimit të “Sheshit Wilson”. 1 janari me më pak pretendime se kurrë: kapuçino & biskotë me kanellë, ofertë 160 lekë. Deri kur në mes të trafikut arrita të dalloj një qenie të gjallë; e gjallë, por e çoroditur. Nuk mbaj mend në u besova syve menjëherë, apo i rrudha qepallat për të parë më mirë, me frikën se ndërrimi i viteve me gjithë garniturë mund të më kishte lënë pasoja psikotropike. Për fat isha i shoqëruar, dhe m’u evidentua verbalisht se përballë meje, mes borive të katërrotakëve prej llamarine, po vraponte mjerueshëm një katërkëmbësh prej mishi: “Shiko zemër, një gomar në mes të rrugës!”

Po, them se buzëqesha, dhe nuk më erdhi keq, aspak. Ndoshta pse pas gjithë atyre urimeve bombastike, mallëngjyese, politike, mediatike, hipokrite dhe tepër familjare, ndërsa shihja një gomar që zhdukej drejt “Librit Universitar”, imagjinova një happy ending, ashtu siç i ka hije atmosferës festive: “do ta ndalin shqiponjat ose bashkia”.

Thjesht rrokullisa mendime, standarde në raste të tilla, mbi paradoksin: një kafshë shtëpiake, me shumë mundësi e trembur nga festa jonë e zhurmshme me erë baruti, i largohet të zotit ndoshta atëherë kur ai është më se i përqendruar tek gjeli dhe tek mesazhet e urimit në masë. Një gomar i kequshqyer që sfilonte brenda rregullave të qarkullimit, “Downtown”, në krah të makinave shumë mijë euroshe. Çfarë metafore! Nga ato realet që harrohen pas pesë minutash konsumi llafollogjik në kafene, 7 like pasi i ke dhënë “slide to unlock”, pas një fotoje tek inbox-i i shokut tënd që jeton në Gjermani, sa për t’i thënë me ndjenjë sublime opozitare: shih çfarë bëhet këtej, mër plak!

Bota në pëllëmbë të dorës

7 ditë pas ndërrimit të viteve, i zhytur në rutinën e përditshme, në pëllëmbë të dorës më vjen një mesazh: “E mban mend gomarin që pamë në rrugë më 1 janar? Ka ngordhur, e kanë postuar në Facebook.”

Çfarë bezdie! Nga ato që të çarmatosin damarin grabitqar dhe të bëjnë të kontrollosh “punët e të tjerëve” në mure private, për të marrë konfirmin mbi diçka që nuk e sheh me sy, por nga i cili mund të ushqehesh vetëm me dorë. Ishte e vërtetë! Shumë qytetarë të Tiranës kishin publikuar imazhet e një gomari të shtrirë në mermerin e Piramidës, i lagur, i dorëzuar, dhe me sytë hapur drejt boshllëkut.

Nuk mbaj mend kur ka qenë hera e fundit që kam parë një gjë të gjallë në ato kushte… kafshërore. Çfarë ironie fati! Por diç më bëri vërtet keq: verbëria. Ai gomar kishte dhënë shpirt 100 metra larg vendit tim të punës, në një zonë ku kaloj gati përditë. Ku i kisha sytë për 7 ditë rresht?! Realisht, çfarë shoh në të përditshmen time?!

Para se të merrja vendimin që të hidhja dy rreshta mbi këtë rast, i bëra vetes një premtim: Nuk do flasësh për fëmijë romë që vdesin nga i ftohti dhe nga kequshqyerja; ata janë më të vegjël se një tablet, dhe pak më të mëdhenj se një smartphone, nga ato që mund t’i blesh dhe me këste. Nuk do të flasësh për moshatarin tënd që vdiq në galeritë e Bulqizës; aty bëhet fjalë për rrëshqitje masivi dhe galeria është e thellë, e errët. Mos fol për gjëra që nuk mund t’i shohësh!

LED

Shumë e dinë tashmë çfarë teorizonte filozofi dhe shkrimtari Guy Debord me La Société du Spectacle (Shoqëria e Spektaklit) mbi mitizimin e imazhit në shoqëritë moderne, thjesht për të justifikuar proceset e korruptuara të veprimtarisë prodhuese njerëzore, ndaj, beso, është më se e tepruar që të zgjatemi tej citimit, sidomos kur kemi të bëjmë me ide me përqasje marksiste. Po… nga ato të tmerrshmet!

Në epokën kur tentohet të kapërcehet akumulimi i kapitalit me dhunë (pa rregulla loje), me anë të “formalizimit” me pahir, po provoj të kapërcej (ma falni mëkatin) vetë Debord-in, duke hedhur tezën pa përmbajtje të “Shoqërisë së LED-it”. Aty ku vëmendja nuk tërhiqet më nga imazhi (kurrsesi nga përmbajtja), por çoroditet nga dritat verbuese LED, me shpresën se përfton diçka. Ose dritë ose errësirë; asgjë me rëndësi, asgjë konkrete me pak fjalë.

Si nëpër imazhinaret futuriste dhe apokaliptike, pse jo edhe me anije hapësinore, qysh kur mora lajmin e gomarit nisa, pa dashje, ta imagjinoja ndërsa rendte mes shiut të ditëve të para të vitit në rrugët e “Downtown”-it. Në kërkim të një strehe, duke parakaluar dritat e fikura të Parrenos, a u ndal rrugës nga drita e ndonjë feneline policie? Apo thjesht e injoruan të gjithë, ndërsa e çorodisnin me fenerë dhe bori? Por kur u përball me “semaforët LED” të bashkisë, reagoi si gomar? Pse u “strehua” pikërisht tek “Qendra Kulturore”- Piramida?! Ku e pa strehën dhe ushqimin aty? Pikërisht aty e gjeti të lypte kujdes dhe zgjidhje?!

Mos fol për gjëra që nuk mund t’i shohësh!

Një fije meraku, këto ditë përmbytjesh, e pata dhe për ata. Ata që enden rrugë më rrugë, orë pa orë, me detyrën kushtetuese për të parë dhe zgjidhur gjëra, për të racionalizuar përplasjen mes rendit dhe kaosit në qytetet tona. Po ata çfarë shohin? Si mund të japë shpirt një gomar i pambrojtur në mes të ditës, në oborrin e Qendrës së Kulturës “Pjetër Arbnori”?!

E kam këtë merak, pasi në errësirën e orës 3, në periferitë e qytetit të dritave dhe ngjyrave, ndodh të të ndalë për një kontroll rutinë rendi dhe monopoli i dhunës. Ka ndodhur që në mungesë dokumentesh qenia humane të zhvishet nga rrobat dhe të tërë elementet e identitetit, gjithmonë me objektiv demaskimin e krimit. Dhe aty nis “gallata”, komentet mbi flokët, mjekrën e gjatë, “nga ta dime ne në je me NE apo me ata të malit”, “duke i rënë nga Kina” për të të thënë që mes teje dhe rendit ndodhet vetëm forma, ajo prej “islamokomunisti”. Por kurrsesi nuk do ta imagjinoja që një gomari, pa dokumenta, pa identitet, në mes të qendrës së kryeqytetit, nuk do t’i jepej të paktën alternativa e shoqërimit në komisariat/fermë kafshësh/qendër trajtimi. Çfarë nuk kanë parë tek ai gomar?

Gjithmonë, falë rrjeteve sociale, mësova se një aktiviste për mbrojtjen e kafshëve, Maria, e kishte strehuar përkohësisht atë gomar pa letërnjoftim (por të gjallë) tek qendra e saj e kujdesit ndaj qenieve të pambrojtura. Ndërsa autoritetet përkatëse nuk vonuan të paraqiteshin tek ajo me idenë “gjeniale” të eutanazisë, e me synimin për t’i mbyllur përfundimisht qendrën. Çfarë trilli verbues! Nga ana tjetër, gomari humbi ndjenjat nga i ftohti dhe kequshqyerja, mbi mermer, pak metra nga ku është lyer me merak dhe përkushtim që Tirana të na e bëjë pas… me bojë, nën dritat e LED-ëve. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Profesorët Isufi e Bulliqi: Kemi folur në aspektin shkencor për demarkacionin

Profesorët Isufi e Bulliqi: Kemi folur në aspektin shkencor për demarkacionin

Trajtimi i duhur për thonj të fortë

Trajtimi i duhur për thonj të fortë

E pabesueshme por e vërtetë: Ja si është katandisur e vetmja shkollë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës

E pabesueshme por e vërtetë: Ja si është katandisur e vetmja shkollë e shqiptarëve në veri të Mitrovicës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni