Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Egzon ISUFI: Shoqëria kosovare, shoqëri e paradokseve

by te Sheshi
17/11/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Egzon ISUFI: Shoqëria kosovare, shoqëri e paradokseve
12
SHARES

Gjendja aktuale në Kosovë nuk është se kërkon analizë të thukët për ta përshkruar. Kjo gjendje pasqyrohet përmes disa fakteve që në dozë të madhe e japin një portret monstrum për shoqërinë tonë, për të cilën vajtojmë dhe së fundmi tashmë ndjejmë edhe melankoli. Ky monstrum shpërfaq krizat në të cilat shoqëria kosovare ka vepruar dhe e cila këtë të fundit (krizën), e ka definuar si ajo që garanton mbijetesën. Kriza në të qenët e vet, pasqyron dhe tregon  problemin e ri me të cilin nuk është ndesh shoqëria. Kjo e fundit, shoqëria kosovare,  ndeshet pikërisht me  krizën për konsensus. Krizë ndaj së cilës i jemi bërë imun.

Faktet që i shpërfaqin dukuritë e kësaj krize, kësaj sëmundjeje, i jetësojmë, madje ato tashmë janë bërë pjesë e kulturës sonë, identitetit tonë. Nëse rezultatet e testit PISA tregojnë se afër 80% të nxënësve nuk e kuptojnë atë që e lexojnë, atëherë kjo do të thotë se ne e afirmuam mësuesin injorant (The ignorant schoolmaster) për të cilin flet Jacques Rancière. Shoqëri që u angazhua të shqyejë punën e vet, ky paradoks i ri i kohërave moderne. E gjithmonë çështja është të kërkohet se kush është fajtor. Koncepti i të jetuarit me tjetrin, bashkë-të-qenët (Mitdasein) i Heidegger-it na bënë edhe bashkëfajtor; të  bashkëndjehet faji për këtë sistem. E tash çështja mbetet se si erdhëm te ky sistem.

Shoqëria kosovare është rritur me vajin për liri, dhe pas arritjes së këtij qëllimi ajo ndjen melankolinë e asaj që e synon, prandaj ajo i ka humbur arsyet ta dëshirojë objektin që tashmë e zotëron, lirinë. Kështu, në të u krijua nevoja për të vënë në skenë aktorë të cilët e definojnë qenien tonë kolektive, qenie që mbijeton në kriza. Aktorët ndryshuan, por jo dhe forma e aktrimit. Kjo shoqëri lejoi, apo thënë më qartë mundësoi, që këta aktorë të instalojnë kulturën klienteliste, atë që çdo ditë e dëgjojmë si kapje të shtetit. Por, tash pyetja që shtrohet është: pse e vajtojmë sistemin?

Zgjedhjet Parlamentare dhe Komunale të mbajtura në Republikën e Kosovës, viteve të fundit e sidomos këto të 2017-tës, rezultuan me dalje të ulët të qyetetarëve. Pse?  Përgjigjja më e thjeshtë, por që është e gabuar, është se qyetarët e kanë humbur shpresën për mundësinë e një qeverisjeje të drejtë, ndonëse marrëveshja që bëmë, apriori e mohonte këtë qeverisjeje.  Për këtë shoqëri, a është gabim sistemi klientelist apo udhëheqësit? Sigurisht që kjo e dyta nuk qëndron. Te udhëheqësit pamë mbijetesën tonë, por nuk rezultoi ashtu. Ne mbetëm pa atë që na u permtua. Andaj, gishti drejtohet kah përfaqsuesit, udhëheqësit;  fajtorë dhe problem janë ata e jo sistemi klientalist. Kjo formë e të menduarit, gjendje non-sensi, tregon se shoqëria kosovare ka ngelur në nivelin e njëjtë të pjekurisë (papjekurisë); për të nuk ka rëndësi gjendja klienteliste por mbijetesa. Ne vajtojmë për mbijetesë. E prapë çështja mbet se si të tejkalohet kjo gjendje.

Ne vazhdojmë të dëgjojmë shprehjen “konsensus”, një marrëveshje e përgjithshme për interesa të shtetit, porse a nuk ishte konsensus apriori marrëveshja për kulturën klienteliste? A nuk ishte kjo shoqëri që e solli këtë kulturë? Apo arsyetimi më i thjeshtë do të ishte se secila shoqëri në tranzicion e përqafon atë. Apo ndoshta, mosdalja në zgjedhje është një sinjal dhe tregues që shoqëria në një masë ka vënë gishtin në kokë, dhe po e shqyrton sistemin e instaluar. Ne po e vajtojmë këtë sistem tashmë të hyjnizuar dhe do detyrohemi  gradualisht ta ndryshojmë, por deri atëherë ky është idol pas të cilit jemi të lidhur.

Konsensusi nuk del nga dëshira që të mbizotëroje e drejta, të vihen në pah mundësitë e barabarta, por duke marrë në ndihmë konceptin e Habermas-it të komunikimit racional (communicative rationality), interkomunikacionit, atëherë konsensusi del të jetë nevojë për ta futur shoqërinë në komunikim të domosdoshëm, për të zbuluar interesin e përbashkët. Ky narracion ka filluar të rimendohet, megjithatë kjo shoqëri e ka të vështirë të përvetësojë diçka që e konsideron si të huaj. I huaj është sistemi demokratik, e huaj është kultura që të respektohet ligji, e huaj është edhe nevoja për konsenus të përgjithshëm. E deri sa t’i përvetësojmë këto si tonat, fryma e klientelës na thotë: duhet ta zhvasim shtetin. Po, duhet ta zhvasim. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Ngjarja Shupenzës, kujtohet shpatullrrahja e Ramës ndaj Berishës për Gërdecin

Ngjarja Shupenzës, kujtohet shpatullrrahja e Ramës ndaj Berishës për Gërdecin

Shndërruan Ataturkun dhe Erdoganin në tabelë qitjeje, NATO i kërkon falje Turqisë

Shndërruan Ataturkun dhe Erdoganin në tabelë qitjeje, NATO i kërkon falje Turqisë

Qasje opozitare nga Tirana, për tërmetet në Iran: pse janë aq shkatërruese

Qasje opozitare nga Tirana, për tërmetet në Iran: pse janë aq shkatërruese

TË FUNDIT

  • Të fundit
Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

Tmerr në areoportin e Bergamos: i riu përpihet nga motori i aeroplanit

08/07/2025
Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

Ç’po ndodh me çiftin “gjyshe-nip? Emmanuel, dorëngrehur nga Brigitte!

08/07/2025
Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

Zbulimi i madh në tokën e një qytetërimi të dikurshëm

08/07/2025
Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

Ç’e bën Ramën kaq nervoz sa t’i marrë erzin një gruaje si dhe vetes në publik?

08/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni