Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Ish-UÇK, “luftë” me Hagën në Prishtinë

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Një gjuhë pushtësh me nam pas dyerve të mbyllura

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Vendimi: Rusia rrëzoi fluturimin MH17 në vitin 2014 mbi Ukrainë

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Fundi i “Mbretërisë së Gjermanisë” me “kushtetutën”, monedhën dhe… mbretin e vet

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Kjo treshe europiane në tren për në Kiev: ç’u pretendua nga Moska?

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

    Dokumente naziste në arkivat e Gjykatës Supreme të Argjentinës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Edmond ARIZAJ: Shoqëria civile dhe protestat e saj, ç’zhgënjim!

by te Sheshi
30/07/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Edmond ARIZAJ: Shoqëria civile dhe protestat e saj, ç’zhgënjim!

Personalisht mendoj se ne nuk kemi shoqëri civile, në kuptimin e drejtëpërdrejtë të këtij togfjalëshi; pra ajo pjesë e shoqërisë që formohet mes shtetërores dhe privates e mëton të përfaqësojë, apo dhe mbrojë qytetarët nga veprimet a mosveprimet e shtetit dhe privatit; ajo që mbush dhe fryn opinionin publik duke u bërë kundërbalanca e propagandës shtetërore dhe private.

Nëse tani do të pyesim 100 njerëz të rastësishëm për nisma, bashkësi, lidhje, shoqata, personazhe të pavarur nga shteti, etj., përgjigjet do të jenë dëshpëruese. Në tërësi, sigurisht këtu mund të bëjmë përjashtime individësh; por në tërësi, ajo që do të duhej të ishte shoqëria civile, që elektrizohet menjëherë sapo shteti, apo koorporatat private prekin interesat e shumicës, është inegzistent; kjo në rastin më të mirë, ose e përdorur nga politika në rastin fatkeq. Fatkeq them për qytetarët.

Ka një tërësi shoqatash që marrin dhe “punojnë” fonde të panumërta prej vitesh. Quhen shoqëri civile. Po as i njeh njeri e as jua ka dëgjuar zërin kush. Këta janë të pjesës “urtë e butë, e plot tigani”. Janë të kapura me ndonjë apo disa fije politike. Ka pastaj përfaqësues që thonë “jemi shoqëri civile”; por që përfaqësojnë interesa politike dhe çuditërisht shfaqen vetëm kur duhet sulmuar një palë, e ku nuk ka asnjë rëndësi nëse pala është apo nuk është për gjykim. Ka pastaj individë të çuditshëm që mund të zbresin nga cilido pozicion shtetëror i mëparshëm dhe të hyjnë si pa gjë të keq të përfaqësojnë opinionin publik apo pjesë e shoqërisë civile, duke kërkuar madje llogari për sistemin ku kanë qenë vetë. Hajde mere vesh!

Pse janë qytetarët kaq skeptikë? Shumë thjesht. Sepse deri më sot, shoqëria civile e ka përdorur opinionin publik dhe eadian për interesat e saj politike, apo për interesat e një force politike. Këtë që sapo thashë, mund ta kundërshtojnë vetëm 4-5 njerëz nga të gjithë ata që ju shihni përditë në TV. Madje ndoshta dhe më pak. Për mendimin tim, qytetarët janë skeptikë sepse organizatat e krijuara i kanë detyruar të jenë të tillë duke nisur me MJAFT-in e Erion Veliajt, e duke vijuar me të gjitha krijesat e tjera që mbështesin dhe mbështetet nga e majta apo nga e djathta, apo që përfitojnë direkt nga institucioni shtetëror që shpërndan fondet për shoqëritë me projekte në ndihmë të komunitetit. Dini ju ndonjë arritje të këtyre projekteve që vlen për t’u marrë shembull sot e kësaj dite? Pra ajo struktura që duhej të krijohej si tampon mes pushtetit dhe qytetarit për të zbutur, apo edhe për të drejtuar revoltën për vendime të ndryshme, që normalisht egzistojnë kudo, mua më duket se nuk egziston. Apo thjesht egziston për interesat e saj. Ka individë që përpiqen, por janë si regëtima e fijes së shkrepses në një natë të acartë.

Dhe kalojmë tek protesta. A ka një shkak tjetër që shoqëria civile, dhe e gjithë popullata të acarohet e tubohet se sa ngritja e çmimit të ujit të pijshëm, dhe për më tepër, për lojërat që bënë të gjitha partitë politike me qëllim që edhe çmimi të ngrihej, edhe të dilnin pa lagur para publikut?

Uji është një mall jetësor. Njësoj si oksigjeni. Teorikisht ne duhet ta kishim falas, jo vetëm pse jemi një vend me superburime ujore për frymë, por edhe sepse e kemi të sanksionuar në Kushtetutë se secili prej nesh ka të drejtën e jetës. Dhe siç dihet pa ujë nuk ka jetë. Po nejse, këto janë gjëra nordikësh. Pra, pa pyetur askënd, pa përfillur asnjë, pa dënuar kërkënd abuzues, pa bërë ndonjë studim (të paktën nuk e dimë) vendoset taksative, rritet çmimi. Nuk ka rëndësi sa u rrit, por si u rrit. Qytetarët u përdorën si lopa që milet. Kaq i duhej teorikisht shoqërisë civile, të bënte namin. Të shkonte derë më derë, pallat më pallat dhe të ngrinte njerëzit në këmbë. Një shoqëri prej vërteti, me vullnet, pasion dhe rebelizëm kundrejt padrejtësisë. Madje mund të shkonte dhe në ekstreme, patjetër në ekstreme, sepse ndryshe nuk mund të guxosh ta quash protestë.

Ç’është kjo protestë me këmishë të hekurosur, e me kostum e këpucë lustrafinë, apo me celularë që filmon folësit. Për çfarë i filmon? Që t’i bësh PiaR vetes? Sepse unë kështu e shpjegoj. Një protestë e vërtetë frymëzuese, guximtare dhe agresive do të detyronte shtetin të sillte aty forcat speciale me kokore e me mbrojtëse, makinat me ujë e gazin lotsjellës. Kjo është protesta, me qëllim që pushteti ta ndjente se ka gabuar. Nuk e kuptoj këtë shprehjen “protestë paqësore” se çfarë do të thotë! Më mirë mos i thuaj protestë fare; quaje takim ku shkëmbehen mendime, apo lexohen fjalime, një lloj tubimi për të dalë në TV.

Një protestë, apo një protestues nuk ka nevojë t’i thotë njërit e tjetrit “hajde ti”, “nuk erdhi njeri”, “nuk na nxjerr TV”, “mirë t’i bëhet popullit”, etj. Shembujt që i janë dhënë popullit deri më sot, janë ato që e kanë shfrytëzuar dhe pastaj e kanë braktisur në mes të rrugës.

Ndaj qytetarët janë kaq skeptikë, apo edhe apatikë po të doni. Sepse edhe ata që kanë zgjedhur vetë, dhe jo vetëm nga një krah, nuk bëjnë gjë tjetër veç ndarje influencash. Ndërsa shoqëria civile, e ashtuquajtura, nuk bën gjë tjetër, veç milingonën që mbledh thërrimet nga tavolina. Në këtë vend protestat e vetme të vërteta, sipas meje, kanë qenë ato të viti 1997, protestat e fillimit, sepse më pas edhe aty ndërhyri politika dhe ndonjë tjetër arsye individuale tek-tuk. Të tjerat, madje edhe ajo për armët kimike, kanë qenë të instruktuara dhe të parapregatitura. Kjo situatë nuk do të zgjasë shumë. Nuk do të ketë përherë të rinj që blihen për pesë para apo një projekt nga pushteti, kushdo qoftë ai. Do të ketë edhe të rinj që rebelizmin dhe protestën do ta kenë motiv. Dhe në Shqipëri ka një mijë motive. /tesheshi.com/  

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Rama prezanton risinë: dokumentat për qytetarin do i përgatis shteti

Rama prezanton risinë: dokumentat për qytetarin do i përgatis shteti

Të mirat shëndetësore që përfitoni nga ecja në rërë

Të mirat shëndetësore që përfitoni nga ecja në rërë

Fati i Ballistit, i njëjtë me atë të Ramushit: gjithçka varet nga ministri i Drejtësisë i Kroacisë

Fati i Ballistit, i njëjtë me atë të Ramushit: gjithçka varet nga ministri i Drejtësisë i Kroacisë

TË FUNDIT

  • Të fundit
“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

“Zjerm”-i që përndezi kompleksion idiot serb prej shqiponjës së Kreshnik Spahiut

14/05/2025
Burgjet “full” të BE-së

Burgjet “full” të BE-së

14/05/2025
Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

Strategjia e re e Trump-it për Lindjen e Mesme: largimi nga Netanyahu dhe afrimi me Erdoganin

14/05/2025
Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

14/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni