Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Edmond ARIZAJ: Nuk po tregohemi të kujdesshëm me ndjesitë e Kosovës

by te Sheshi
09/09/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Edmond ARIZAJ: Nuk po tregohemi të kujdesshëm me ndjesitë e Kosovës

Janë ende gjallë gratë e përdhunuara. Marrin ende frymë nënat që ua kanë vrarë bijtë pa u vënë emrin, a pa i martuar. Janë ende gjallë burrat që s’kanë gjetur akoma vëllezërit e egzekutuar. Nuk ka kaluar dhe aq shumë kohë. Mund të na duket shumë, sepse ne vete, në shtëpi i kemi të gjithë, shyqyr Zotit. Por hapat duhen hedhur ngadalë. E vërtetë. Me fqinjët, serbët mes tyre, duhen vendosur marrëdhënie të reja. Por pse duhet të sillemi sikur po kërkojmë falje?! Dhe të mendosh që ende nuk ka nga Serbia një falje për mijëra kosovarë të vrarë, të zhdukur, të gjymtuar, të përdhunuar, të masakruar. Mos të flasim për fyerje, poshtërim, ofendim, dhunë, rrahje.

E pra, për këto, dikur “barazohej” me gjak, si në Arbëri, si në Krali. Duhet ta hedhim hapin kujdesshëm. Ta peshojmë mirë këmbën. Ta kontrollojmë tokën, se mund të na shkasë. Nuk duhet të vrasim qoftë edhe një grimë shpirtin e kosovarëve. As të njërit prej tyre. Mendoni sa vuan një nënë që djali i vdiq nga një sëmundje; por mendoni tani një nënë që fëmijën ja morën nga duart dhe ja vranë para syve duke i qeshur në fytyrë. Tani shumëzojeni këtë me dhjetëra e qindra e mijëra njerëz. Rishumëzojeni me dhjetëra e qindra e mijëra ditë. Nuk e di si mund të hidhen aq kollaj në harresë. Të falim, por jo të harrojmë. E pra, me duket se edhe po falim,  edhe po harrojmë. Duhet ta zbusim armiqësinë, patjetër. Duhet ta ulim nivelin e gadishmërisë, sigurisht. Por mos vallë këtë duhet ta bëjë vetëm viktima, pra ne?! Ku janë shenjat tek serbët për të njëjtën gjë? Nacionalizmi i popullsisë nuk është justifikim që duhet ta mirëkuptojmë. Atëherë? Pse kaq “të dhënë” pas serbëve, se mos i shqetësojmë, se mos themi diçka që mund “ta keqkuptojnë”!

E nuk po flas për politikën. Ajo atë punë ka; ndoshta i urdhërojnë, ndoshta bëjnë skemat e porositura. Sepse ka dhe një lojë të madhe shahu ballkanike, evropiane e botërore, përveç asaj të voglës. Po flas edhe për mediat, gazetarët, njerëzit publikë, shkencëtarët, historianeët, artistët, ata që teorikisht duhet të ishin kuajt që tërhiqnin karrocën. Nuk mund të vemë shenjë barazie mes nesh dhe serbëve. Jo për disa arsye, por për miliona arsye. Natyrisht ne nuk bëmë revansh, por kjo mos do të thotë që të bëjmë inferiorin. Thjesht zotërinj të nderuar, mjaft thjeshtë, na duhet vetëm reciprocitet në të gjitha marrëdhëniet. Edhe ato intelektuale. Nuk kemi pse i gjuajmë serbët me gurë. Por nuk kemi pse e fshehim apo e mbulojmë se dikur ishim me një gur në qafë poshtë ujit dhe guri ishte serb. Përpara serbëve kemi kosovarët. Ata janë të shtëpisë, serbët janë thjesht fqinjët. Sot jemi në periudhen e uljes së gjakrave, e nesër…

Ka një “nen” të shkëlqyer Kanuni i Labërisë: ai që vret nuk mund të kalojë kryelartë përpara shtëpisë dhe njerëzve të të vrarit. Mua më duket sikur në gjithë këto vite, serbët, të gjithë pa përjashtim, që nga politikanët e deri tek 30 mijë tifozët që thërrisnin në stadium “vdekje shqiptarëve”, janë sjellë sikur në Kosovë kanë vepruar në të drejtën e tyre. Dhe sot flasin sërish me të njëjtën ndjesi.

Përpara se të bëjmë debate intelektuale me ta, mirë është të sqarojmë se nuk jemi të barabartë, se dhunuesi dhe viktima nuk janë kurrë të barabartë. E kjo s’ka të bëjë me nënën e Skënderbeut, as me babën e tij. Në kohën e tij, ai u tregonte dhëmbët, jo vetëm osmanëve muslimanë, por edhe venedikasve katolikë e serbëve ortodoksë. Kjo ka të bëjë me të tashmen dhe të ardhmen. Me të tashmen dhe të ardhmen tonë si komb. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Betohen 140 deputetët, nis proçesi i votimit për kryetarin e Kuvendit

Seanca e parë, deputetët parade mode në Kuvend (foto)

“Lapsi” që identifikon kancerin për 10 sekonda

“Lapsi” që identifikon kancerin për 10 sekonda

Kuvend, ja reagimi i Bashës dhe i Ramës gjatë betimit si deputetë (video)

Kuvend, ja reagimi i Bashës dhe i Ramës gjatë betimit si deputetë (video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni