Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Buka “me helm” për banorët e Gazës

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Edlira DYRMISHAJ: Njerëzit pothuajse nuk kanë faj, nuk ju përshtatet zëri me figurën

by te Sheshi
27/07/2017
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Edlira DYRMISHAJ: Njerëzit pothuajse nuk kanë faj, nuk ju përshtatet zëri me figurën

Gjeta kohë të lexoj një pjesë të komenteve në portalin “Shqipëria ime” mbi replikën ndaj  Buzhalës, tek i jepte të drejtën vetes të fotografonte ato gratë në rrugë, e për më tepër edhe t’i bënte personazhe publike pa miratimin e tyre, e t’i vinte në lojë, e nejse…

E dini ç’më bëri më shumë përshtypje në aq sa arrita të lexoj?

Shqiptarëve, ju kishte mbetur shumë  merak se si nuk kishin  pasur  një profet me kombësi shqiptare!

Çfarë humbjeje! Po si more në arenën ndërkombëtare  të religjionit të mos kishim dorë dhe ne si komb?

Në fakt, kur e shikon nga ky prizëm, e mendon ndryshe çështjen. Thua, dale se nga pikëpamja e tyre e të logjikuarit, kanë disi të drejtë:  Si të pranojmë ne diçka që nuk kemi atribut në të si pjesë të realitetit tonë apo si të mirë?  “E mirë dhe me vlerë është vetëm ajo që është e imja. Çfarë mbetet jashtë, është e keqe, ose kam frikë, e refuzoj ta eksploroj.”   Pra  me dy fjalë, “Bota bardhë e zi”, “o me ne, o kundra nesh”, “ne dhe armiku”.  Besoj të gjithë e kuptoni  çfarë  mendësie nënkuptojnë këto fraza .

Njësoj si në kohën e regjimit komunist, ku populli vdiste për bukë, e partia i tregonte se ishin vendi më i përparuar në rajon e më gjerë.  Se po të dilje jashtë bëhej nami e njerëzit vdisnin nga uria, hanin njëri-tjetrin, e se dhe arti e kultura e vendit tonë ishte më brilantja, etj., etj., e se kulmi i arritjes ishin lavdet për kultin që kishte prodhuar Shqipëria e begatë, shokun Enver.

Ai kult u krijua, u ngulit në zemra me hir dhe pahir. Mos harrojmë se shfarosja e besimit me ligj, atë bëri praktikisht, e zëvendësoi besimin burimor me besimin që instaloi sistemi.  Nga referenca te Zoti dhe mësimet hyjnore , referencë u bë  forca e  ligjit dhe pushtetari.  Ligjet dhe vlerat e përgjithshme dhe universale, u ndaluan për t’u zëvendësuar nga një sistem ligjesh dhe vlerash rigide, të sajuara, eksperimentale dhe pilot.

Ajo që duhet të mirëkuptojmë, është fakti se ekziston një koncept i cili duhet të na vërë të gjithëve trurin në lëvizje, trashëgimia kolektive dhe ndërgjegja kolektive për të cilën flet Jungu.

Kjo ndërgjegje kolektive e cila u instalua te të paktën katër breza fizikë të atij sistemi, sigurisht që nuk mund të zhbëhej e të demontohej me ndryshimin e sistemeve, por do të duhej kohë, edukim, durim dhe strategji e përgjegjshmëri politike për  rimodelimin, kultivimin dhe ruajtjen e një ndërgjegjeje të re kolektive, të ridimensionuar nën dritën e lirisë së mendimit, lirisë së shprehjes, së besimit, fjalës së lirë, respektit dhe pranimit të së ndryshmes, dhe mbi të gjitha, përgjegjmërisë për të përcaktuar një sistem kulturor vlerash, të cilat do t’i shërbenin shoqërisë së tërë në funksion të harmonisë, paqes shpirtërore dhe bashkëpunimit, tolerancës atdhedashurisë dhe kombit.

Ajo që nuk mund të mirëkuptojmë e të tolerojmë, dhe kur themi “nuk mund të tolerojmë”, nuk e kam fjalën për akte kush e di se çfarë, por minimalisht, shprehjen e  mendimit dhe qëndrimin përballë asaj që e vlerësoj si të gabuar, nisur nga një bosht vlerash universale,  jo nga një bosht vlerash të ngurta eksperimentale të rastësishme, në kohë dhe hapësirë, është fakti se, edhe pse ka kaluar një çerek shekulli nga momenti i ndërrimit të sistemeve dhe njerëzit parimisht u bënë të lirë, praktikisht, ndodh një tjetër realitet. Realiteti  i krijimit të të tjerë kulteve dhe të tjerë miteve, sërisht të përkufizuar në kohë dhe territor, nën dritën e politikave për globalizim kulturor.

Dhe akoma më hidhur se sa kaq, është  fakti se ata që ua ushqejnë mendjet dhe zemrat atyre brezave të cilët trashëguan në gene një kulturë larg Zotit, me njerëz-zot, me armiq si mullinjtë e erës, me ndjenjën e pashembullt të krenarisë e vetpëlqimit të hyjnizimit të njeriut të gjorë e të mbushur me të meta e gabime, ishin ose janë po trashgimtarët e atyre njerëzve të privilegjuar nga një hallkë më parë e historisë.

Nocioni tjetër i rëndësishëm për të kuptuar psikologjinë e masës në këtë realitet, është më i thjeshti i mundshëm, më primitivi: reagimi i kushtëzuar. Si?  “Ne sygjerojmë modelin, dhe modeli që ne sygjerojmë përmes tv, librave, filmave, artit, është ligj”.  Dhe në fakt, akoma dëgjon në popull shprehjen: “Me ligjin dhe me Zotin, nuk bëhet shaka”.

Është e trishtë të mendosh se si ligji i njeriut  mund të jetë aq i pavarur e aq shpërfillës ndaj ligjit të Zotit, e në të njëjtën kohë, të pretendojë të ketë aq pushtet te njerëzit, deri edhe të instalojë frikë-respektin në zemra,  kur në të njejtën kohë, nuk ju ofron asgjë për mbushjen shpirtërore, për një arsye të thjeshtë: tenton t’i bjerrë dhe të zëvendësojë në mënyrë antagoniste burimin e besimit, duke e përjashtuar  të drejtën e përjetimit të realiteteve të cilat i tejkalojnë  kapcitetet e vendit dhe kohës ku jetojmë.

Në këtë kontekst, kushdo që refuzon ose vetëpërjashtohet nga modeli i servirur, shihet shtrembër, urrehet, e deri edhe armiqësohet, sepse është ndryshe, dhe, që në thelb, paketa e vlerave të trashëguara  konjitivisht, po dhe ato të rejat rishtazi të sygjeruara,  nuk e përmbajnë dhe nuk e njohin si vlerë pranimin e mendimit ndryshe, ose thënë më mirë, tentativën për ta përtypur mesazhin para gëlltitjes. “Se që të jesh bashkëkombas i mirë, nuk duhet të përtypësh, por vetëm të gëlltisësh”  .

Në fakt, për të mirën individuale dhe kolektive, njerëzit duhet të mësohen t’i përtypin mesazhet para se t’i gëlltisin, edhe pse gëlltitja pa përtypje është sërisht tregues i një raporti sjelljeje  “urdhëro – si urdhëron”.

Asocimi i përtypjes së mesazhit dhe më pas,  i vendimit ndryshe nga mesazhi i sygjeruar, me armikun dhe të keqin, tregon se në thelb jemi po atje ku ishim, te refleksi, cikli i të cilit duhet demontuar. “Kujto limonin, sekreto pështymë” – “Kujto Islamin e vill vrerë mbi armikun”  Ok, po kush, ku, si,kur?

Thjesht  po përballemi e po njihemi me një sistem vlerash i cili nuk hyjnizon njeriun, e si i tillë i bie ndesh në thelb e në kokë atij sistemi që lamë pas, ndaj kundër-reagimi është kaq i vrazhdë, edhe pse askush nuk dëshiron kthimin e atij sistemi. Nuk ka lidhje me dashurinë për sistemin, është forca e refleksit të kushtëzuar.  Është reagim për ekzistencë, dhe sa herë  ndihemi në pikëpyetje për ekzistencë, do të thotë se qënia jonë ka preceptuar një rrezik.

Dhe problem më i madh, është fakti se një grup kaq i madh  njerëzish  jeton me përjetimin e një armiku jo-real dhe irracional, çka dëmton rëndë  funksionimin e shëndoshë psiqik, mendor, emocional e sjellor në raport me realitetin objektiv.

Subjektivja ime irracionale është ligj absolut. Keqardhje!

Po njihemi  me një realitet i cili deri dje u trajtua si armik i kombit, ndaj krenaria jonë prej atdhedashës shpërthen në mënyrë të pandërgjegjshme, fundja ndoshta dhe nuk duam të besojmë e pranojmë se deri tani mund të kemi qenë gabim. Madje kur kujton këto dy teorema, kombi dhe feja, te vjen dhe përgjigja për profetin me kombësi  shqiptare. Sipas kësaj logjike, do të duhej të shpallnim  Pashko Vasën.  Po Pashkoja i ndjerë, do luante nga varri të dinte se me çfarë atributi e mveshën padrejtësisht e pa kuptuar pasardhësit e tij.

Le pastaj sa më vjen inat që s’kam qenë kaq sa jam, sa ishte akoma gjallë Nënë Tereza, se të paktën një fjalë të urtë për bashkëkombasit e saj që urrejnë, pa ditur arsyen, mbulesën e grave, do ta thoshte e ndjera, sepse ajo nuk fliste për gjëra që nuk i praktikonte e mishëronte në jetën e saj më parë. Eh, paradokse!

Po përballemi me një realitet i cili na jep shuplakë përmes një asocimi të ri: edhe praktika të një feje universale, edhe dashuri për atdheun.  Edhe fe, edhe përparim. Edhe fe, edhe dije e zhvillim. Edhe fe, edhe liri dhe emancipim.  Pak e komplikuar e parë me lentet e modelit të vjetër, i cili e do njeriun t’i ketë të gjitha këto që përmendëm më lartë, po pa fenë, e cila për nga natyra e sajë ngërthen gjithë mënyrën e të jetuarit të njeriut, e ridimensionon, mendimin dhe sjelljen.

Njerëzit pothuajse nuk kanë faj, sistemi i tyre nuk mundet të  kodojë të vërtetën e bashkëkombasve të tyre përballë gënjeshtrës së instaluar prej disa brezash në subkoshiencë. Thjesht nuk ju përshtatet realiteti i jashtëm me bindjen me të cilën jetojnë .

Thjesht dhe vetëm, nuk ju përshtatet zëri me figurën.  E si të tillë, na lind detyra për durim, vullnet dhe përkushtim për të servirur më të mirën nga modeli me të cilin kemi zgjedhur të administrojmë të njëjtat të mira që Zoti na ka dhuruar, në këtë tokë që emrin ja lanë Shqipëri. Ndoshta një ditë diçka do ta kuptojnë.  “Atë që Zoti e jep përmes butësisë , nuk e jep me asnjë mënyrë  tjetër”- Muhammedi a.s. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Erdogan: ja ku po çon përçarja mes muslimanëve dhe dobësia e tyre

Erdogan: ja ku po çon përçarja mes muslimanëve dhe dobësia e tyre

Konsumi i këtij ushqimi përgjysmon rrezikun e kancerit të lëkurës

Berberi bën "çmendurinë", shtron dyshemenë vetëm me monedha (foto)

Netanjahu zotohet të dëbojë Al-Jazeera-n nga Jeruzalemi: nxit dhunë!

Netanjahu zotohet të dëbojë Al-Jazeera-n nga Jeruzalemi: nxit dhunë!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

Erdogan: “Pikë kthese historike në luftën në Ukrainë”

11/05/2025
Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

Armëpushimi i brishtë Indi-Pakistan, Trump ofron ndihmë

11/05/2025
Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

Mungesa dramatike e punëtorëve në Gjermani: cili është profesioni më i kërkuar?

11/05/2025
Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

Dy muslimanë që shënonin bashkë, por “nuk ndiheshin” vëllezër

11/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni