Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Idlir Lika*: Pse reagimet e ashpra kulturore kundër rusëve janë të gabuara

by te Sheshi
08/03/2022
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Dr. Idlir Lika*: Pse reagimet e ashpra kulturore kundër rusëve janë të gabuara

Njëmbëdhjetë ditë që prej fillimit të pushtimit të Ukrainës nga Kremlini, një valë reagimi kulturor kundër rusëve (në një farë kuptimi, një valë rusofobie) duket se ka përfshirë vendet perëndimore. Artistët, muzikantët dhe kineastët rusë po përjashtohen nga ngjarjet dhe garat evropiane.

Kombëtarja ruse e futbollit u pezullua nga ndeshjet e mbetura kualifikuese për Kupën e Botës FIFA, e cila ishte planifikuar të zhvillohej këtë verë në Katar. Ndërsa UEFA vendosi të zhvendosë finalen e këtij viti të Ligës së Kampionëve nga Shën Petersburg (i cili është gjithashtu vendlindja e udhëheqësit të Kremlinit Vladimir V. Putin) në Paris. Universiteti i Milano-Bicocca në Itali thuhet se shtyu një kurs për gjigantin letrar rus Fjodor Dostojevski, një vendim që më pas u tërhoq. Një numër i madh i markave dhe bizneseve të shitjes me pakicë në disa vende evropiane po bojkotojnë produktet e prodhuara nga Rusia dhe thuhet se po diskriminojnë klientët me origjinë ruse.

E fundit, por jo më pak e rëndësishme, përfaqësuesit demokratë në Kongresin Amerikan Eric Swalwell dhe Ruben Gallego kërkuan publikisht “që të dëbohej çdo student rus nga Shtetet e Bashkuara”, sepse këta studentë dyshohet se janë “bijtë dhe vajzat e rusëve më të pasur”. Ndonëse shumica e këtyre vendimeve u propozuan fillimisht si një mënyrë për të rritur trazirat civile në Rusi dhe për të nxitur opozitën ndaj regjimit, kjo linjë e të menduarit është qartësisht e paqëndrueshme. Vala e reagimeve të ashpra kulturore kundër rusëve në vazhdën e pushtimit të Ukrainës nga Kremlini nuk është vetëm diskriminuese, por edhe kundërproduktive dhe mund të përfundojë në dobi të Putinit duke konfirmuar botëkuptimin e tij antagonist ndaj Perëndimit. Mund të ofrohen disa argumente për të vërtetuar këtë pikë.

Është lufta e Kremlinit, jo e rusëve

Para së gjithash, kjo nuk është lufta e rusëve, por është lufta e Kremlinit. Është një “luftë kancelarie” (për të përdorur një shprehje të Benedikt Anderson) në të cilën nacionalizmi popullor rus po përdoret në një gjuhë vetëmbrojtjeje. Kjo e ashtuquajtur politikë vetëmbrojtëse dëshmon se ajo që po bën Kremlini në Ukrainë përshtatet mirë me doktrinën e “nacionalizmit zyrtar” (po huazoj edhe një herë nga Anderson) – një politikë “që buron nga shteti e që i shërben interesave të shtetit” para së gjithash.”

Në të vërtetë, lufta në Ukrainë i shërben në rradhë të parë vizionit gjeopolitik të Kremlinit pasi Putini e ka quajtur publikisht shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik si “katastrofa më e madhe gjeopolitike e shekullit të njëzetë”. Numri i madh i protestave kundër luftës në disa qytete ruse, pavarësisht nga rreziqet personale, tregojnë se qytetarët rusë nuk e perceptojnë këtë si luftë të zhvilluar për mbrojtjen e tyre. Për më tepër, disa komentues rusë kanë deklaruar se, si qytetarë të Federatës Ruse, ndihen të turpëruar kur shohin se taksat e tyre po përdoren për të financuar një ushtri që po bombardon qytetet e një vendi fqinj kulturalisht të afërt.

Përplasja kulturore është moralisht e papërligjshme

Së dyti, kjo valë e reagimeve të forta kulturore kundër rusëve është gjithashtu moralisht dhe faktikisht e papërligjshme pasi vetë qytetarët rusë kanë qenë viktimat kryesore të politikave të Kremlinit. Prandaj, vënia e tyre e padrejtë në shënjestër e zbeh gjithashtu aspiratën e tyre për të jetuar në një mjedis demokratik. Shoqëritë perëndimore duket se e marrin lirinë dhe demokracinë si të mirëqenë, megjithatë, është gjithmonë mirë t’i kujtojmë vetes se disa shoqëri në botë nuk e kanë përjetuar kurrë lirinë e vërtetë (ose kanë pasur vetëm përvojë të kufizuar të lirisë).

Rusia është një rast i tillë. Pas shekujsh despotizmi carist, u hap një dritare mundësish me ardhjen në pushtet të Qeverisë së Përkohshme në revolucionin e shkurtit 1917. Qeveria e Përkohshme e udhëhequr nga Pavel Milyukov, dhe më vonë nga Aleksandr Kerensky, prezantoi për herë të parë reforma vërtetë revolucionare në Rusi (e drejta e votës popullore, liria e fjalës, tubimi, shtypi dhe feja), duke pasur ende parasysh se të gjitha këto reforma u prezantuan në kohë lufte. Megjithatë, qeveria e përkohshme ndoshta humbi një mundësi historike duke mos e tërhequr Rusinë nga Lufta e Parë Botërore, duke i hapur kështu rrugën grushtit të shtetit bolshevik në tetor 1917 që përfundimisht vendosi një diktaturë totalitare njëpartiake 75-vjeçare në Rusi (1917 – 1991).

Pas përvojës thuajse-liberale tetë-mujore me Qeverinë e Përkohshme (shkurt – tetor 1917), përvoja e radhës e Rusisë me një lloj regjimi liberal (edhe pse, siç doli, një shumë i korruptuar) ishte gjatë presidencës së Boris Jelcin ndërmjet viteve 1991 dhe 1999. Megjithatë, përfitimet e liberalizmit politik në këtë periudhë u tejkaluan nga dislokimi psikologjik dhe socio-ekonomik i shkaktuar nga kolapsi i Bashkimit Sovjetik dhe nga Lufta e Parë Katastrofike Çeçene. Pjesa tjetër, siç i thonë, është histori, pasi që nga viti 1999, mjeshtri i Kremlinit është Vladimir Putin.

Është diskriminuese dhe i hap rrugën racizmit

Së treti, kjo valë reagimi kulturor kundër rusëve është diskriminuese dhe shton rastet shqetësuese të racizmit që mund të gjurmohen në përgjigjen e Perëndimit ndaj krizës ukrainase. Pa dyshim, mbështetja aktive e Perëndimit për luftën ukrainase për pavarësi, kombësi të veçantë dhe demokraci, dhe mirëpritja e ngrohtë e qindra mijëra refugjatëve ukrainas që nga dita e parë është e lavdërueshme, por ajo bie ndesh me qëndrimin ndaj krizave të ngjashme ende të vazhdueshme në Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Azi.

Lufta e Ukrainës duhet të mbështetet jo sepse po zhvillohet në Evropë, por sepse është një luftë për pavarësi, liri dhe demokraci. Beteja të ngjashme në çdo cep të botës duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, pavarësisht se kush i bën ato beteja. Kryengritjet e Pranverës Arabe dhe rezistenca civile turke kundër tentativës së përgjakshme të grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016, duhej t’i jepej trajtim i barabartë, por nuk ishte kështu. Po kështu, refugjatët ukrainas duhet të mirëpriten dhe të kujdesen jo sepse janë evropianë, por sepse po ikin nga agresioni dhe pushtimi i vendit të tyre.

Vendet evropiane, për fat të keq, nuk iu përgjigjën në mënyrë të barabartë gjendjes së rëndë të miliona refugjatëve sirianë që iknin nga agresioni i regjimit të Asadit të mbështetur nga Kremlini, por në vend të kësaj zgjodhën t’ia kalonin përgjegjësinë plotësisht Turqisë. Raste të tilla racizmi dhe diskriminimi – duke besuar se raca, vendi, kombi ose klasa e dikujt janë në njëfarë mënyre superiore ndaj të tjerëve – duhet të eliminohen nëse vendet evropiane/perëndimore janë të vërteta në fjalët e tyre se ata formojnë një “komunitet vlerash”. /Tesheshi.com/

*Autori është Asistent Profesor i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Gelishim të Stambollit.

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Miqtë evropianë të Kremlinit: Ç’po luan Vuçiç ulur në dy karrige?

Miqtë evropianë të Kremlinit: Ç’po luan Vuçiç ulur në dy karrige?

E e do Europa, Kina: Gati për një rol aktiv me Moskën!

E e do Europa, Kina: Gati për një rol aktiv me Moskën!

Lufta në frontin ekonomik: SHBA godet Rusinë te nafta

Lufta në frontin ekonomik: SHBA godet Rusinë te nafta

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni