Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    SHBA: ndëshkimi për studentin që kritikoi Izraelin gjatë diplomimit

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Pamje: një politikan mbi çatinë e parlamentit që kërcënoi të hidhej

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Një shtrigë sioniste që përligj ekzekutimin e fëmijëve në Gaza

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Mëngjes i përgjakshëm xhumaje në Gaza: edhe ambulancat në shënjestër

    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Bled KOMINI: Ndikimi rus në Ballkan, një fantazmë po shfaqet sërish

by Te Sheshi
01/03/2017
in Opinione
Reading Time: 6 mins read
A A
Nga Dr. Bled KOMINI: Ndikimi rus në Ballkan, një fantazmë po shfaqet sërish

Prej kohësh është pranuar e deklaruar hapur se biznese, fondacione dhe shoqata kulturore ruse kanë shtuar praninë dhe ndikimin e tyre në Mal të Zi, Serbi, Kosovë, Maqedoni e Shqipëri. Një pjesë e madhe e këtij investimi politik, ekonomik e kulturor, në rajon po shtohet përmes investimeve të Moskës në industrinë e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës, në atë minerare, të turizmit, si dhe në media. Propaganda proruse ka pasur një rritje të jashtëzakonshme në shtypin e përditshëm të këtyre vendeve, ku spikasin qartazi tonet miqësore dhe pozitive drejt Kremlinit. Fakt interesant është se në zgjedhjet e 2016-s në Maqedoni u bë i famshëm këndimi i një kënge ku i kërkohej presidentit Vladimir Putin që ta shpëtonte Maqedoninë prej BE-së dhe NATO-s.

Ky folklor i kthyer rishtas në një motiv për ta thirrur e pasur “vëllain e madh” pranë, e në kohë të vështira, tregon alegorinë skeptike se Ballkani mund të kthehet në një “fuçi baruti” nëse vëmendja e SHBA-së dhe NATO-s do të mungojë për një kohë sado të shkurtër mbi rajonin në tërësi. E përmenda Kosovën më sipër, pasi Prishtina është i vetmi qytet i trojeve shqiptare që e ka ndjerë “pushtimin e trupave ruse” ndërsa ato morën në zotërim aeroportin e kryeqytetit në qershor të vitit 1999, teksa NATO po ndërhynte që të ndalte gjenocidin serb ndaj shqiptarëve.

Propaganda ruse u bë edhe më e fuqishme sidomos përgjatë administratës Obama në Uashington, prej nga tonet e saj të ulëta dhe mungesa e rezultateve për një zgjidhje të menjëhershme të agresionit rus ndaj Krimesë (qershor 2014) dhe Ukrainës (shtator 2014) sollën aneksimin e të parës dhe një luftë të përgjakshme civile brenda së dytës. Kjo sjellje e paprecedentë, si dhe uzurpimi i sovranitetit dhe shkelja e tij në të dyja rastet, i dhanë mundësi Kremlinit që ta rrisë oreksin e ta shtrijë ndikimin e vet një vit më pas edhe në rajonin e Ballkanit.

E ndërsa Ballkani veriperëndimor duket i trazuar, problemet e shfaqura të demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, shfaqja e “bombave” të Zaevit dhe kalimi në zgjedhje të parakohshme në Maqedoni, përplasjet mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri për dekriminalizimin, për procesin e vetting-ut apo trafikun e drogës, si dhe arrestimi i ish-liderit të UÇK-së në Kosovë, Ramush Haradinaj, sipas fletëthirrjeve të kohës së Milosheviçit, prej gjykatës franceze, të bëjnë të mendosh se ekziston një dorë e fuqishme që i tund zaret e politikës ballkanike e nuk po i jep asaj qetësi prej disa vitesh.

Një anketë e bërë në Serbi gjatë vitit 2016, për të matur perceptimin e opinionit publik mbi Rusinë, tregoi se 72% e opinionit popullor ishte plotësisht dakord se Rusia mbetej një mike e Serbisë dhe se mbështetja e saj nuk duhej humbur asnjëherë. Më tej, sipas disa shkrimeve të fundit në shtypin shqiptar, deklarohet se Rusia e ka shtrirë influencën e vet jo vetëm në ato që mund të konsiderohen si shtete sllave në rajonin e Ballkanit, por dhe në Shqipëri. Në këto shkrime flitet hapur për ndikimin rus në politikën shqiptare, mbi një valë filoruse në mediat e vendit, apo mbi shtimin e shoqatave e qendrave studimore që përpunojnë teza e qëndrime në rezonancë me politikat ruse. Shaban Murati, një diplomat i vjetër, e shpreh qëndrimin e tij duke theksuar se ekziston fuqishëm edhe mundësina e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që do të mbahen në qershor 2017 në Shqipëri.

Në fund të nëntorit 2016, Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë ku reflektoheshin gjerësisht ndikimet ruse nëpërmjet propagandës dhe të ashtuquajturës “luftë hibride”. Përmes rezolutës, BE-ja shprehte hapur indinjatën dhe rrezikun e përdorimit të burimeve e kërcënimeve nëpërmjet një veprimtarie të gjatë e të heshtur në fushën e angazhimit social, të atij mediatik e ekonomik, si dhe në fusha të tjera, elemente ose parametra të përdorur gjerësisht në përballjen mes Rusisë, nga njëra anë, dhe BE-së, SHBA-së e Perëndimit, nga ana tjetër. Kjo rezolutë i drejtohej gjerësisht jo vetëm spektrit të shteteve anëtare të BE-së, por dhe atyre aspirante, që të kishin kujdes ndaj faktorit rus, i cili po shfaqej si hija e një fantazme të vjetër mbi Evropë e Ballkan.

Teza e përcjellë qëllimisht në media, se ekspansioni rus nuk do t’i prekë, apo nuk mund t’i prekë trevat shqiptare, ose shtetet me popullsi shqiptare në rajon, pasi nuk fokusohet e nuk synon ato (duke qenë se janë me shumicë myslimane), është tërësisht për t’i hedhur hi syve si opinionit dhe elitës kulturore, ashtu dhe masës së gjerë. Kjo për vetë arsyen e thjeshtë se teza e pansllavizmit apo ajo e panortodoksizmit, e përdorur prej kohësh prej Rusisë për të tërhequr mbështetjen e popujve sllavo-ortodoksë, nuk qëndron më, sidomos pas aneksimit të Krimesë dhe nxitjes së luftës civile në Ukrainë. Nëse këto dy vende do e përkrahnin këtë tezë, do t’i ishin dorëzuar me dëshirë Kremlinit, e nuk do shkatërroheshin, ashtu siç ndodhi realisht. Ajo që e rrëzon përfundimisht këtë tezë është mbështetja që Rusia i ka dhënë për një kohë të gjatë Bashar Al-Asadit në Siri për ta mbajtur në pushtet me çdo kusht. Kjo vërteton se Moska është e gatshme të mbështesë diktatorë apo qeveri jodemokratike, pavarësisht se janë apo jo sllave, mjafton që të ndjekin gjeopolitikën e saj.

Një faktor që e shtyn Rusinë drejt Ballkanit është dhe e kaluara komuniste e disa shteteve në këtë rajon. Sigurisht që marrëdhëniet e vjetra të Rusisë me vendet anëtare të Paktit të Varshavës – ku Shqipëria ka aderuar gjer më 1961 – apo me ato që kanë qenë pjesë e KNER-it, shërbejnë si një urë për rigjallërimin e politikave të pluhurosura mes saj dhe këtyre vendeve. Kriza  ekonomike që nisi në vitin 2008, e që preku më shumë ekonomitë perëndimore, e bëri edhe më të lehtë ndërhyrjen e Moskës në drejtim të Mesdheut e Atlantikut.

Financimi i disa mediave që trumbetojnë dështimin e politikave amerikane (SHBA-së) në Ballkan, apo dhe rrënimin e Bashkimit Evropian (si dhe vetë NATO-s), është një nga metodat më të përdorura për të mbjellë pakënaqësi dhe për të ulur mbështetjen e popujve ballkanikë për Paktin e Atlantikut Verior dhe SHBA-në. Krahas kësaj, përplasja mes Donald Trampit dhe Xhorxh Sorosit, në lidhje me axhendën e këtij të fundit për destabilizim politik e ekonomik në Amerikë dhe Evropë, i jep një mundësi të artë Rusisë për të mbushur boshllëqet e krijuara, apo për të nxitur më tej tensionin, nga i cili përfiton dukshëm.

Pavarësisht këtyre fakteve, NATO-ja është shprehur e gatshme dhe ka ndërmarrë masa të shumta për të monitoruar ndërhyrjen e Rusisë në Ballkan. Më 2 shkurt 2017, sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Jens Stoltenberg, deklaroi se NATO-ja po e monitoron nga shumë afër ndikimin në rritje të Moskës mbi shtetet ballkanike. Në këtë linjë, ai përmendi hapur disa informacione të sigurta në lidhje me një ndikim dhe një prani ruse në rritje në Ballkanin Perëndimor, apo duke shkuar më tej, për një ndërhyrje ruse në procesin politik në Malin e Zi përpara ditës së zgjedhjeve legjislative në muajin tetor (2016). Kjo u mbështet dhe prej autoriteteve malazeze, që deklaruan se kishin parandaluar një grusht shteti të planifikuar po atë ditë, 19 tetor, e që do të kryhej nga serbët kundër procesit të anëtarësimit në NATO të këtij shteti të vogël në Ballkan. Drejtësia malazeze që u mor me këtë çështje e çoi gishtin drejt nacionalistëve rusë, pa i drejtuar gjithsesi akuzat ndaj Moskës.

Prej më se një viti a më tepër, në Shqipëri, disa media të shkruara, por që i kanë hapur portalet e tyre edhe online, publikojnë në mënyrë periodike artikuj të përkthyer prej gazetave ruse (ose filoruse të Evropës Lindore), si dhe farkëtojnë vetë artikuj të ndryshëm ku ngrihet lart pushteti autoritar i Vladimir Putinit, duke e vënë theksin tek fuqia ushtarake e Rusisë në krahasim me ato të vendeve evropiane, apo dhe të vetë SHBA-së. Këto media pothuajse nuk i bënë aspak jehonë lajmit të asaj çka ndodhi në Mal të Zi gjatë muajit tetor 2016, kur Podgorica u përball me grushtin e shtetit në tentativë për rrëzimin e qeverisë. Anashkalimi i informacionit dedukton mundësinë e zbatimit të skenarëve të ndryshëm në Shqipëri, ku më i mundshmi mbetet ai i sponsorizimit të shumave të konsiderueshme për të ndikuar në zgjedhjen e elementëve filorusë në parlamentin që do të konstituohet pas zgjedhjeve të qershorit 2017.

Nëse kjo teori do të vërtetohet, ashtu siç po vërtetohet çdo ditë e më tepër në vendet e tjera të Ballkanit, atëherë brenda vitit 2018 do të zbarkojnë në vendin tonë biznesmenë e organizata të ndryshme ruse e jo vetëm që do të investojnë shuma të mëdha për gjallërimin e industrisë së vobektë shqiptare, apo për ndërtimin e resorteve gjigande në rivierën e Adriatikut dhe Jonit, një model tepër i njohur e i aplikuar dhe në Mal të Zi, Bullgari e Rumani. Bashkë me ndikimin ekonomik do të ecë paralelisht dhe ai politik, si patericë e domosdoshme për të ruajtur paprekshmërinë e investimeve dhe shtrirjen e ndikimit rus në gjymtyrë të tjera të shoqërisë shqiptare. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Hungaria u mbyll derën emigrantëve të dërguar nga vendet e BE-së

Hungaria u mbyll derën emigrantëve të dërguar nga vendet e BE-së

Për rroba të bardha dhe me shkëlqim, përdorni këtë produkt që keni në kuzhinë

Për rroba të bardha dhe me shkëlqim, përdorni këtë produkt që keni në kuzhinë

Vlimi i politikës së Tiranës: Mogherini shmang Metën, LSI rebelohet ndaj BE-së!

Vlimi i politikës së Tiranës: Mogherini shmang Metën, LSI rebelohet ndaj BE-së!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni