Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

Historia dhe aktualiteti i një “vëllazërie shtetërore” dhe një institucioni fetar

by te Sheshi
25/04/2023
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Dr. Arben Ramkaj: Një shekull miqësi Shqipëri-Turqi dhe çështja KMSH

2023-shi është një vit jubilar në Turqi, pasi kremtohet 100-vjetori i themelimit të Republikës nga Mustafa Kemal Ataturku. Por po këtë vit, Shqipëria kremton 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Republikën Turke, me nënshkrimin në Ankara të Traktatit të Miqësisë midis Shqipërisë dhe Turqisë më15 dhjetor të vitit 1923.

Edhe pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 7 prill 1939, qeveria turke nuk e mbylli konsullatën e saj në Tiranë, pasi Ankaraja nuk e njohu pushtimin fashist të Shqipërisë. Por pas luftës, qeveria e re komuniste nuk njohu asgjë nga marrëdhëniet me jashtë të qeverive të mëparshme dhe asnjë nga traktatet e nënshkruara prej tyre.

Për këtë arsye, konsulli turk u detyrua të largohej nga Shqipëria më 19 korrik 1945. Pak kohë më vonë u mbyll edhe konsullata shqiptare në Stamboll. Turqia u orientua drejt Perëndimit. Ajo u anëtarësua në Këshillin e Evropës që në vitin 1949 dhe në NATO në tetor1951.

Prandaj ajo nuk ndërmori ndonjë hap për njohjen e qeverisë komuniste shqiptare dhe për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Gjithsesi duke mos trashëguar asnjë problem ndërshtetëror me Shqipërinë, Turqia votoi pro pranimit të Shqipërisë në OKB në vitin 1955.

Nisur nga ky gjest miqësor, por dhe numri i madh i shqiptarëve me banim në Turqi, qeveria komuniste shqiptare nisi përpjekjet për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Ankaranë. Negociatat nisën në vitin 1958 në Paris dhe marrëdhëniet u rilidhën më 27 maj 1959.

Kështu rifilloi një bashkëpunim i gjatë midis dy vendeve, me amplitudën e vet të luhatjeve në dinamikën e tij, por pa probleme serioze mes tyre dhe me dëshirën e mirë të avancimit të tyre përpara deri në fillim të viteve ‘90, kur për politikën e jashtme shqiptare filloi një periudhë cilësisht e re në prioritete, përmbajtje dhe formë.

Turqia u bë një aktoret e rëndësishme në Ballkan. Ajo luajti një rol kryesor në uljen e tensioneve të forta midis Greqisë dhe Shqipërisë në gjysmën e parë të viteve 1990, të lidhur me situatën e vitit famëkeq 1997. Ndërkohë Ankaraja ishte pa asnjë dyshim avokatja kryesore, krahas Uashingtonit dhe Brukselit, e pavarësisë së Kosovës në shkurtin e vitit 2008 dhe e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO në prillin e vitit 2009.

Mbështetja e palëkundur diplomatike dhe investimet e mëdha në ekonomi, e kanë bërë me të drejtë Turqinë partneren strategjike të Shqipërisë, e cila mbetet e tillë pavarësisht partive politike që e udhëheqin vendin.

Gjithsesi, qeveria aktuale e kryeministrit Edi Rama ka arritur të shënojë një thellim të ndjeshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm midis dy vendeve, teksa ka kultivuar një marrëdhënie solide me shtetin turk.

Ndërkohë gjatë pandemisë së Covid-19, ndërtoi në  një kohë rekord spitalin rajonal të Fierit.

Edhe në krizën e tërmetit kontributi i Turqisë ishte një kontribut bujarie dhe solidariteti i jashtëzakonshëm. Por si anëtar prej vitesh i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), unë do të veçoja edhe kontributin e veçantë të Dijanetit të Turqisë në fillimet e viteve 90-të në mbështetjen e infrastrukturës shpirtërore të besimtarëve myslimanë.

Janë qindra klerikët e shkolluar në Turqi dhe me dhjetëra xhamitë dhe medresetë e ndërtuara gjatë tre dekadave të fundit. Ajo ka investuar edhe në restaurimin e Xhamisë së Ethem Beut, si dhe në ndërtimin e Xhamisë së Namazgjasë, xhamia me e madhe e kombit shqiptar.

Themelet e saj u hodhën që në vitin 2015 me pjesëmarrjen edhe të vetë presidentit Erdogan, dhe do të bëjë të mundur që gati 10 mijë besimtarë të munden të falin namazin në të njëjtën kohë. Edhe pse nuk është inauguruar ende, Xhamia e Namazgjasë është shndërruar tashmë në një nga simbolet e Tiranës dhe një referencë për kryeqytetin shqiptar.

Ajo do të përfshijë edhe bibliotekën, qendrën kulturore, parkingun, kursin e Kuranit, sallën e ekspozitave, mensën dhe sallën e konferencave. Ky vit është jubilar edhe për KMSH, që në shkurt kremtoi 100-vjetorin e themelimit, ku u shënua dhe pikënisja drejt institucionalizimit të Bashkësisë Islame.

Kongresi i Parë i mbajtur më 24 shkurt deri më 12 mars 1923, hodhi edhe themelet në formimin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Qysh prej asaj kohe, besimtarët myslimanë shqiptarë do të përfaqësoheshin vetë dhe do t’i dilnin vetë për zot përhapjes e ruajtjes së traditës së bukur të besimit Islam.

KMSH si institucioni më i rëndësishëm fetar në vend, ka pasur një marrëdhënie të ekuilibruar me botën myslimane, prej nga ku vjen pjesa më e madhe e ndihmës financiare në infrastrukturë dhe burime njerëzore.

Pavarësia ekonomike pothuajse është e pamundur për komunitet fetare ne vend për shkak te kontributit shumë modest të qeverisë shqiptare, gjithashtu si rrjedhojë e vetë marrëdhënieve të shtetit në raport me religjionin. Mbas puçit në Turqi, KMSH është kthyer në objekt debati publik midis shtetit të Turqisë dhe Shqipërisë.

Nën këtë sfond janë shumë të rënda akuzat e disa ditëve më parë nga televizionit shtetëror turk TRT, sipas të cilit KMSH mblodhi ndihma për viktimat e tërmetit të 6 shkurtit në Turqi, tër cilat nuk shkuan në Turqi, por në SHBA.

Së pari, kjo akuzë nëse është vërtet vetëm e tillë, përbën një rast konkret për të cilën KMSH-ja duhet të sqarojë mbarë besimtarët dhe gjithashtu opinionin publik shqiptar. Situata realisht e sikletshme mund të ishte shmangur fare lehtë në rast se KMSH do të kishte reaguar  përmes një konference për shtyp apo një përgjigje zyrtare.

Së dyti, mendoj se KMSH duhet të koordinohet me Ministrinë tonë të Jashtme dhe të japë sqarimet e nevojshme. Komuniteti Mysliman Shqiptar, duhet të bëjë ç’është e mundur që të distancohet nga çdo përplasje me prapavijë ndërkombëtare.

Së treti, në këtë vit jubilar ai duhet të dalë me një platformë të bazuar tek pavarësia institucionale, pra duke mos lejuar asnjë ndikim apo konflikt në raport me politikën shqiptare apo dhe me shtetet mike të Shqipërisë.

Së katërti, duhet të mbështetet dhe tek parimi i gjithë-përfshirjes teologjike dhe marrjes së distancës nga organizatat ndërkombëtare fetare, të cilat për një arsye apo tjetrën kanë probleme në shtetet e tyre amë. Pikërisht në këtë lloj qasje, duhet të bazohet dhe vizioni kombëtar i intelektualëve dhe teologëve myslimanë shqiptarë për 100 vitet e ardhshme.

Është ky vizioni i etërve komunitarë dhe amaneti i tyre.

Së pesti, këto mendime i jap në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH.

Ato më përfaqësojnë vetëm mua dhe askënd tjetër në Myftininë e Elbasanit.

Së fundi, mendoj se Shqipëria ka pasur pjekurinë e mjaftueshme fetare për të mbajtur larg çdo konflikt me burim fetar. Shumë syresh e konceptojnë si tolerancë apo bashkëjetesë. Dhe kur flasim për bashkëjetesë duhet të kemi parasysh se e mundëson më i madhi, në këtë rast komuniteti mysliman shqiptar. Në këto pozita, ky komunitet është pasuri kombëtare dhe çdo tjetërsim i kësaj shkon përtej një feje dhe përtej një bashkësie. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
BE e Ballkan, bashkë në blerje gazi

BE e Ballkan, bashkë në blerje gazi

Historia e diskutueshme naziste e himneve të provincave austriake

Historia e diskutueshme naziste e himneve të provincave austriake

Suedia goditet aksidentalisht Norvegjinë

Suedia goditet aksidentalisht Norvegjinë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni