Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Më miri dhe më i keqi në “100 ditët e para”

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dionis XHAFA: Plagët sociale në sytë e një fëmije (nisur nga një rast në Maqedoni)

by Te Sheshi
30/01/2017
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Dionis XHAFA: Plagët sociale në sytë e një fëmije (nisur nga një rast në Maqedoni)

Në kohët e sotme, njeriu kalon shumë kohë në internet, e të tillë jemi kthyer të gjithë nga pak. Isha duke kryer disa kërkime në YouTube, më tepër rreth letërsisë, dhe aty gjej një anketë mjaft interesante, që një gazetare në Maqedoni e kishte realizuar me qytetarët në Tetovë. Gazetarja në fjalë i pyeste njerëzit e moshave dhe gjinive të ndryshme në e njihnin apo jo Migjenin. Kjo gazetare nuk donte nga të intervistuarit thjesht një “Po” apo “Jo” të thatë, por edhe disi sqarim se kush ishte ky autor, veprimtaria që kishte zhvilluar, dhe ndonjë detaj tjetër interesant rreth figurës së poetit.

Të intervistuarit ishin të moshave të ndryshme, nga më të rinjtë te më të moshuarit. Ajo që të binte në sy ishte fakti se moshat pak më të vjetra, në mënyrë ndoshta paksa të çuditshme, e mbanin mend Migjenin. “Po, e mbaj mend këtë poet. E kemi pasur që në klasë fillore, apo diçka e tillë. Shumë poet i mirë dhe i thjeshtë ka qenë,” thoshte dikush.

Ndërsa dikush tjetër deklaronte se Migjenin e kujtonte turbull, paksa ia mbante mend veprën. Në të shumtën thonin se është poet i mjerimit, dhe dukej sikur kur thoje Migjenin, kishe parasysh mjerimin, dhe kur thoje mjerim, kishe parasysh Migjenin. “Çudia” që shpjegova, pra, se poetin që vdiq i ri e mbanin mend më shumë të vjetrit se të rinjtë, them se ka lidhje me faktin se autori në fjalë është mësuar me siguri në komunizëm, i përdorur nga ana e regjimit si në Shqipëri, si në ish-Jugosllavi, për të përhapur më tej diktaturat komuniste.

Ndër këta intervistues, njëri më bëri më tepër përshtypje, dhe ishte një djalë aty nga klasa e tretë apo e katërt, që dukej se me siguri ecte mirë me mësimet. Edhe pse ndoshta djaloshi nuk e kishte mësuar ende Migjenin në lëndë mësimore, ai arrinte që të thoshte thuajse gjithçka për poetin. Mirëpo, djali, me atë naivitetin e tij, thoshte se poeti ka shkruar “për shtypjen e njerëzve”, e kur e thoshte këtë frazë, ngjante paksa qesharake, fëmijërore. Por se brenda vetes kjo frazë, përpos se të bën pakëz për të qeshur, përmban një realitet, që për fat të keq është tragjik edhe sot e kësaj dite, e sidomos në qytetet shqiptare të Maqedonisë, të pllakosur nga një varfëri e skajshme në disa raste, dhe ku mënyrë mbijetese thuajse e zakonshme është bërë emigrimi, tepër masiv në këto zona.

Djaloshi në fjalë më krijoi një emocion të veçantë, ngase nisi më tej të fliste kaq hapur, kaq në mënyrë të sinqertë, dhe se shpesh e drejtonte gishtin për nga njerëz që aty për momentin, në rrugë, i shihte teksa ishin të veshur keq apo të dërrmuar ekonomikisht. Ai djalë dukej që e ndjente përbrenda dhimbjen dhe dramën e popullit të vet, dhe vepra e Migjenit e kishte ndihmuar për të kuptuar dhimbjen e një popullate, të rrënuar prej pamundësisë ekonomike. E kjo dëshmon se realitetin social shqiptar, dramat e tij, arrin t’i kuptojë edhe një fëmijë. Kjo tregon më andej se jetojmë në toka ku fëmija piqet pa iu rritur shtati, se merr udhët e emigrimit, shpesh në mungesë të parasë, në disa raste edhe duke e pasur dijen. Dhimbja e realitetit duket të jetë aq e madhe, sa ka depërtuar edhe te fëmijët, ata të cilët assesi nuk duhej të rriteshin nën ankthe të tilla, nën drita të errëta e në silueta të realitetit dramatik shqiptar.

Përpos djalit, edhe një burrë 40 apo 50-vjeçar dha një mendim të mirë, edhe më të pjekur mendoj, derisa kishte këtë moshë dhe mbante mbi shpinë kaq vite. “Ato që ka shkruar Migjeni nuk ishin realitet vetëm në atë kohë, por edhe sot e kësaj dite. Ai nuk ka shkruar vetëm për periudhën që jetoi dhe ndërveproi, por edhe për të ardhmen,” u shpreh ai. Edhe burri drejtonte shpesh gishtin për nga qyteti, për nga ndërtesat e tij thuajse në rënie, për nga njerëzit në rrugë si të shushatur, duke i bërë me dije intervistueses se ky ishte realitet që sa duket nuk do të ndryshonte ndonjëherë. Ai bëri me dije se jeta është e vështirë, por sidomos në tokat shqiptare është edhe më e vështirë, pasi papunësia është e lartë, varfëria e përhapur, dhe ku fëmijëria shpesh shndërrohet në një ëndërr plot makthe. Këtë realitet, ndër të tjera, e nxin edhe politika, pushteti sidomos. Ky burrë, bashkë me Migjenin, të kujtonte mitin e famshëm të Sizifit, ku të gjithë shqiptarët pak a shumë janë si personazhi mitik. Të gjithë thuajse në përpjekje të përditshme për të ngritur një gur në majë të malit, duke jetuar robërinë, që na “ha” përditë. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Gjithë risitë që “The Sun” pretendon se do të ketë iPhone 8

Gjithë risitë që “The Sun” pretendon se do të ketë iPhone 8

Prishtina ndalon një tjetër “tren serb”: quhet Aleksandër Vulin

Prishtina ndalon një tjetër “tren serb”: quhet Aleksandër Vulin

Rama-Manjani: dy të ngjashëm më shumë armiq se miq

Rama-Manjani: dy të ngjashëm më shumë armiq se miq

TË FUNDIT

  • Të fundit
Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

Kush e ka ushtrinë më të fortë në Evropë?

19/05/2025
Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

Gjukanoviç: Situata në rajon, më e keqe se dhjetë vjet më pare

19/05/2025
Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

Cilat janë gratë që kanë privilegjin të veshin të bardha para Papës?

19/05/2025
A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

A mund të jetë ky doktori i ri në krye të PD-së?

19/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni