Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Dionis XHAFA: Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Srebrenicë…

by te Sheshi
13/07/2016
in Opinione
Reading Time: 5 mins read
A A
Nga Dionis XHAFA: Ku t’i kërkoj rrënjët e tua Srebrenicë…

Europa, pas dy luftrave botërore, e sidomos pas asaj të dytës, e cila i plasi në derë mu në kohën kur mendonte se një paqe e qëndrueshme dhe e pacënueshme i kishte zënë vendin të parës, mendoi për atë se si të vendoste një tjetër paqe, me më shumë garanci, me qëllim dhënien fund të luftrave, masakrave dhe gjakderdhjes. Për këtë qëllim u krijua Bashkimi Europian dhe një sërë organizatash të tjera. Por pas afro 40 vjetësh, sapo kjo Evropë mendoi se e kishte mbjellë paqen e fortdëshiruar, i plasi sërish “baruti”, kësaj here në Ballkan, aty ku jo pak herë, politika europiane ka përzjerë “çorbën e vet” në kërkim të sa më shumë lugëve.

Pllakat tektonike të politikës që lëvizën në fundin e viteve të shekullit XX-të me rënien e kampit socialist, e dhanë efektin e tyre edhe në ish-Jugosllavi, me një tragjizëm të pashoq, ku pas rrëzimit të statukuosë politike bazuar në kredon ideologjike të majtë të “Bashkim – Vëllazërimit” titist, serbët nisën të mos durojnë etnitë e tjera dhe të shpallnin prirjen për një dominim absolut në një shtet multietnik. Së këndejmi, Jugosllavia e nisi rrugëtimin e vet drejt një fundi apokaliptik si shtet federativ multietnik e fetar.

Serbia dhe Kroacia ishin të parat që i mprehën shpatat, sapo nisën të shfaqeshin tendencat, të kroatëve për shkëputje nga federata, e të serbëve për dominim në gjithë hapësirën jugosllave, duke provokuar më pas luftra të përgjakshme në Kroaci, Bosnjë dhe në Kosovë, pasi këto shtete kishin brenda tyre pakica serbësh, ndërkohë që u la e qetë Sllovenia për shkak se aty nuk kishte një pakicë të tillë. Me idenë gjakësore se “ku ka serbë duhet të jetë Serbi”, Beogradi nisi luftërat anembanë Jugosllavisë duke shkaktuar vrasje, dhunime e përdhunime, shumica e të cilave ende nuk janë dënuar.

Srebrenica

Por çfarë ndodhi në Kroaci, nuk të ngjarë me atë që ndodhi në Bosnjë dhe Kosovë. Ama, për të trija rastet, shkak ishte një “qejfmbetje politike” trashëguar që nga Lufta e Dytë Botërore, ku serbët në masë rrihnin goksin si bartës të statusit “komunistë” në këtë luftë, përkundër faktit që kroatët (regjimi i tyre ustash), boshnjakët e shqiptarët (divizioni “Skënderbeg”), sipas gjykimit të tyre të mbrapshtë, krejt të sajuar, ngjashëm si me grekët përballë çamëve, ishin konsideruar si “bashkëpunëtorë të fashizmit apo të nazizmit”.

Një tjetër hakmarrje ishte dhe se boshnjakët janë quajtur të gjithë si “të pabesë” ndaj pansllavizmit, për shkak se duke qenë sllavë u konvertuan në myslimanë. Kurse Kosova nga ana tjetër është pesha e rëndë e mitit serb se “Kosova, djep i Serbisë, u humb që kur turqit shkelën në Ballkan”. Këto dy lloj mitesh, njëri i lashtë e tjetri i vonë, u bënë shkak për kërcitjen e luftës në Kosovë, trashmë shteti i dytë shqiptar në Ballkan.

Por Srebrenica ishte tronditja më e thellë dhe gjakësore e kryer nga serbët. Qyteti i vogël boshnjak u sakatua rëndë. Ishte një ditë ajo kur 8 mijë burra boshnjakë u morën dhe u ekzekutuan pa mëshirë nga mitralozë të milicisë serbe. Qyteti i vogël i Bosnjës ende përjeton tragjedinë dhe ngjan sikur të jetë qyteti i të vdekurve. Srebrenica sot, vite më pas, ngjan sikur të jetë një varrezë e madhe dhe duket se asnjë zë gëzimi nuk ka mbetur nga pas. Qyteti është shkretuar dhe ka mbetur sikur gjak e kasaphanë të jetë mbjellë. Srebrenica është varreza e Ballkanit, varri i marrëdhënies së paqtë etnike. Vendi ku gjeneralët e ushtrisë tregojnë forcë e ku prej vërteti në fakt janë vrasës, gjakpirës e masakronjës. Srebrenica është tragjedia e përbashkët e atyre që janë me viktimat dhe jo me gjakësorët.

Hakmarrja e madhe serbe

Pavarësisht se gjithçka vërtitet tek hakmarrja e serbëve për shkak të etnisë së kundërt ndaj  kroatëve, boshnjakëve apo shqiptarëve, duket se viktimat kanë qenë jo dhe aq “etnike” në motivin bazë. Që do të thotë se elementi fetar ka qenë po aq përcaktues në mekanizmin shfarosës ditën për diell. Por gjithëherë, nacionalizmi i sëmurë serb, është forca lëvizëse e një rrote shtypëse që vajiset hera-herës edhe fetarisht. Ngjan se Lufta e Dytë Botërore të ketë lënë tek serbët shijen e hidhur se vetëm ata luftuan, e se përkundër këtij fakti, Tito iu dha thuajse të njëjtin pushtet si kroatëve e boshnjakëve, madje shqiptarëve, ndonëse Kosova arriti të jetë vetëm një krahinë autonome dhe e fundit për nga investimet e zhvillimi në ish-Jugosllavi.  Dhe ky qe një mit shtesë serb, po aq me pasoja fatale për popujt rreth tyre, duke qenë se jetonin me fiksacionin kolektiv se ata dhe vetëm ata ishin ata fitimtarët, dhe se atyre iu takonte historia e gjithçka. Dhe kështu iu hap rruga një tragjedie që zgjati 8 vjet, ku Srebrenica në Bosnjë, dhe e gjithë Kosova, ishin kulmet gjakatare të një urrejtje nacionale të pashoq, të krahasuar vetëm me nazizmin famëkeq hitlerian.

Anti-njerëzore

Ajo që mund të thuhet pa frikë për tragjedi si Srebrenica apo të tjera si kjo, është fakti se këtu gjen plot elementë të anti-njerëzores. Është maskaradë e kaluar maskaradës të kryesh vrasje e të dhunosh njerëz vetëm pse ata janë pasardhës të dikujt që ti e konsideron “armik”, vetëm se ata janë ndryshe nga ty apo se ata nuk puqen në mendime me ty. Vetë tragjedia tregon se njeriu mundet të sillet edhe si një bishë, edhe si kafshë dhe se mund të vrasë edhe njeriun pa asnjë vraje ndërgjegjeje. Kjo etje e anti-njerëzores shtohet gjithnjë e më shumë kur njeriu ka pushtet. Kështu ndodhi me Karaxhiçin, Mlladiçin apo Millosheviçin.

Një tjetër fakt që duhet nënvizuar është se edhe SHBA e BE duhen vënë në dyshim nëse kanë qenë apo njerëzorë, në kuptimin më normal të fjalës, në rastin e qasjes ndaj asaj çfarë po ndodhte në Srebrenicë. Kjo sepse ajo çfarë ndodhi në njëfarë mënyre ishte paralajmëruar. Mjaft që Bosnja kishte kohë që përgjakej e përcëllohej nga  flakët e luftës, ndërkohë që nuk ndërhynin; e, kur vendosën të ndërhyjnë, tragjedia ishte shënuar në zemër të Ballkanit si një emblemë makabre. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Evropën. Misioni holandez në Bosnje dështoi, edhe pse iu premtoi njerëzve se ata do të shpëtonin gjallë. Kjo ishte padyshim paaftësi e tyre për të ndalur një tragjedi me përmasa të jashtëzakonshme, në mos një djallëzi e padalë ende në sipërfaqe.

Për paqen

Ajo që dëshiron bota është paqja, por duket se interesat më së tepërmi nuk e lejojnë këtë paqe që të mund të arrihet. Srebrenica apo tragjedi të tjera në mbarë botën janë dëshmi e gjallë se si nuk duhet vepruar; dhe se duhet të bëjmë thirrje për të kundërtën e asaj çka ka ngjarë në Srebrenicë, Kosovë apo kudo ku ka patur masakra kundër të pafajshmëve. Paqja gjithsesi, mbetet arma më e fortë e njerëzores, krenaria e saj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Pas Rusisë dhe Izraelit, Turqia kërkon marrëdhënie të mira dhe me Sirinë e Irakun

Pas Rusisë dhe Izraelit, Turqia kërkon marrëdhënie të mira dhe me Sirinë e Irakun

Maqedoni/ Zv/ministri i Rendit Agim Nuhiu kundër policit Robert Minov: i papranueshëm kërcënimi i tij në FB

Maqedoni/ Zv/ministri i Rendit Agim Nuhiu kundër policit Robert Minov: i papranueshëm kërcënimi i tij në FB

Dieta efektive me kos për të humbur kilogramët e tepërt

Dieta efektive me kos për të humbur kilogramët e tepërt

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni