Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga David PATRIKARAKOS*: Refugjatët mund të bëjnë kaq shumë nëse nuk izolohen në kampe

by te Sheshi
22/01/2018
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga David PATRIKARAKOS*: Refugjatët mund të bëjnë kaq shumë nëse nuk izolohen në kampe

Në maj 2016, pas marrëveshjes midis BE dhe Turqisë për t’i dhënë zgjidhje emigracionit masiv drejt Europës, një grup prej 120 emigrantësh të shoqëruar nga vullnetarët sulmuan hotelin e mirënjohur “City Plaza” në Athinë. Hoteli ishte bosh, pronarët e tij kishin falimentuar. Qindra dhoma qëndronin të boshatisura, ndërsa refugjatët vuanin në kampe shumë larg nga qyteti.

Refugjatët u vendosën aty dhe – pavarësisht kërcënimeve të qeverisë për t’u prerë ujin dhe energjinë – kanë mbetur aty prej asaj kohe. Hoteli është një kakofoni zhurmash. Tingujt e fëmijëve të vegjël që luajnë zhurmshëm dalin prej sallës së pritjes. Thirrma të zgjatura në arabisht, urdu, persisht dhe anglisht mbushin dhomat. Muret janë mbushur me postera. Një shenjë blu me shkronjat “City Plaza” nga të dyja anët, shoqërohet me një mesazh: solidaritet, së bashku, rezistencë, unitet, dhënie, jetë, barazi. Fjalët e shkruara nëpër gjithë shkronjat e emrit të hotelit tashmë lexohen vetëm me një emër: përpjekje.

“City Plaza” është një oaz për refugjatët midis kaosit dhe mizerjes ku jetojnë kaq shumë prej tyre në Greqi. Një kat është dhoma e ngrënies. Tryezat dhe karriket janë të shpërndara në hapësirën e gjerë, e ndërkohë shumë postera janë ngjitur nëpër mure. Fotografitë e shumë refugjatëve – pjesa më e madhe fëmijë – që kanë kaluar përmes asaj dhome dominojnë skenën. Gra me telefona në duar apo që bisedojnë me njëra-tjetrën dallohen në kohë të ndryshme të ditës. Piktura e një fëmije është ngjitur në një kolonë. “Njëbrirëshit kundër kufijve”, është diçitura.

Ngjitur është bari. Tryezat janë mbuluar me sete shahu dhe lojëra të tjera me të cilat luajnë refugjatët, ndërsa re tymi ngrihen nga shishat apo cigaretet e tyre. Një parrullë varet në mur: “Ne ngrihemi kundër sistemit kriminal të fortesës Europës”.

Nasim Lomani është një figurë qendrore në hotel. Afgani ka qenë në Greqi për 17 vjet. Ai ishte një prej grupit që fillimisht pushtoi hotelin. Ai e refuzon termin “vullnetar”, duke iu referuar në vend të kësaj vetes dhe ndihmësve të tjerë si “solidaristë”. “City Plaza”,  thotë ai, strehon 350 refugjatë nga 16 vende të ndryshme dhe 50 solidaristë.

Hoteli, vijon ai, është më shumë sesa thjesht një shtëpi: është së pari, një mesazh politik. “Eshtë kundër-shembulli i kampeve”, thotë ai. “Tregon një alternativë sesi duhen strehuar refugjatët. Jo në mes të askundit, por në qytet, me akses në shërbimet sociale. Një e treta e njerëzve këtu janë fëmijë dhe ata janë në gjendje të shkojnë në shkollë. Njerëzit duhet të jetojnë në shtëpi e ndërtesa, jo në kampe e kontejnerë larg nga qytetet”.

“Kështu që ne zumë këtë hotel, pjesërisht si një kërkesë ndaj qeverisë për të strehuar përshtatshëm refugjatët – sidomos kur ka kaq shumë shtëpi të boshatisura rreth Athinës.  Ne po ashtu, duam të krijojmë një hapësirë për të luftuar kundër politikave të BE-së të ndalimit, deportimit dhe keqtrajtimit të përgjithshëm të emigrantëve dhe për të luftuar kundër etiketimit të tyre”.

Ai ndjen se hoteli është një shenjë rezistence ndaj asaj që e percepton si një politikë e qëllimshme e qeverisë për keqtrajtimin e refugjatëve. “Në kampe nuk ka akses për ushqim të ngrënshëm, as për ujë, dushe dhe nuk ka privatësi”, thotë ai. “Ne i mundësojmë të gjitha këto për të treguar se ata, qeveria nuk mban qëndrimin që mban për shkak të pamundësisë, por ka zgjedhur të mbajë atë qëndrim – të ndëshkojë refugjatët për të dhënë një shembull që ata të mos vijnë më”.

Qëllimi i dytë i hotelit, përtej strehimit, është të fuqizojë refugjatët. Të ngecur në kampe, shumë prej tyre edhe pse të arsimuar dhe me aftësi, ata nuk kanë mundësi të ushtrohen dhe shkojnë kot. Por jo në hotel. Shefa profesionistë nga Siria dhe Iraku punojnë me turne për të gatuar ushqim për vaktet e caktuara ku rrotullohet gjithë dita: në 8 të mëngjesit, 14 dhe 8 të darkës. Doktorët praktikojnë zanatin e tyre duke bërë kontrolle dhe duke u kujdesur për të sëmurët: ata që dinë mirë anglisht shërbejnë si përkthyes. “City Plaza” tregon që, larg të qënit barrë, refugjatët kanë shumë për të dhënë, nëse vetëm do u jepej mundësia.

Darkat mund të përbëhen edhe nga hamburgerë të thjeshtë me patate të skuqura. Gjithë mishi është hallall. Hoteli është i mbushur me jetë. Tre solidaristë përshkojnë shkallët duke mbajtur enë të mbushura me rroba fëmijësh.

Mes gjithë rrëmujës duket qartë se çdo gjë funksionon si sahat. Komitetet vendosin për gjitha, që nga ushqimi deri se kush merr strehim.

Alkooli dhe droga janë të ndaluar. Kërcënimi nga partia neo-naziste “Agimi i Artë”, famëkeqe për sulmet ndaj refugjatëve, po ashtu është marrë në konsideratë. Hoteli ka masa sigurie të mira. Deri tani, askush nga “Agimi i Artë” nuk është dukur.

“City Plaza” është një oaz për refugjatët midis kaosit në Greqi. Ofron një model alternativ për trajtimin e refugjatëve. Në të gjithë Europën, oqeane me banesa qëndrojnë bosh. “City Plaza” tregon sesi mund të ndihmohen refugjatët që ata t’ia dalin vetë. Derisa të bëjmë këtë, shumë prej tyre do të vuajnë në mënyrë të panevojshme, dhe, në pikëpamjen e tyre, të pafalshme.

*David Patrikarakos është shkrimtar, akademik dhe gazetar. Artikulli u publikua në të përditshmen londineze, “The Guardian”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve
Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

17/05/2025
Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

17/05/2025
Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Next Post
Këto janë ushqimet që këshillohet të hani nëse bëni vrap

Këto janë ushqimet që këshillohet të hani nëse bëni vrap

Saudi: humb 6 fëmijë dhe gruan në aksident, mbreti i dhuron një shtëpi e një makinë

Saudi: humb 6 fëmijë dhe gruan në aksident, mbreti i dhuron një shtëpi e një makinë

Haradinaj në takim me Metën: vrasja e Ivanoviçit nuk e cenon sigurinë e Kosovës

Haradinaj në takim me Metën: vrasja e Ivanoviçit nuk e cenon sigurinë e Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni