Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Gruaja me turp që është izraelite

    Gruaja me turp që është izraelite

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga David BROOKS*: Të radikalizohesh për pabarazinë

by te Sheshi
28/07/2017
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga David BROOKS*: Një dhuratë për Donald Trump

Nuk e kam zakon të rekomandoj intelektualët majtistë francezë, por po nis të mendoj se Pierre Bourdieu është i dobishëm të lexohet në epokën Trump. Ai u lind në vitin 1930 si djali i një punonjësi postar në një qytet të vogël. Deri kur vdiq në vitin 2002, ai ishte bërë ndoshta sociologu me më shumë ndikim brenda akademisë, edhe pse gjerësisht i panjohur jashtë saj.

Subjekti i tij më i rëndësishëm ishte beteja për pushtet në shoqëri, sidomos pushteti kulturor dhe ai social. Ne të gjithë zotërojmë, argumentoi ai, disa forma të kapitalit social. Një person mund të ketë kapital akademik (diplomat e duhura nga shkollat e duhura), kapital kulturor (njohuri për kuzhinën apo muzikën e gjëra të tilla) apo kapital simbolik (çmime apo vlerësime prestigjioze). Të gjitha këto janë forma të pasurisë që personi i sjell në tregun social.

Përveç këtyre, dhe më e rëndësishmja, ne të gjithë zotërojmë dhe jetojmë brenda asaj që Bourdieu e quante “habitus”. Kjo strukturë është një njësi njohurie e vetëdijshme dhe e pashprehur sesi të ecim në botë, që nxit manierizmin, shijet, opinionet dhe stilin bisedor. Habitusi është ndjesia intuitive për lojën sociale. Është lloji i gjësë që e llogarit pa vetëdije, duke u rritur në një lloj të caktuar familjeje apo duke ndarë ndjeshmërinë me një grup të caktuar miqsh.

Për shembull, në vëzhgimin e tij për shijen franceze, Bourdieu sugjeroi se punëtorët e krahut pëlqenin Danubin Blu të Shtrausit por nuk pëlqenin Bahun. Njerëzit që jetonin në rrethe akademike, nga ana tjetër, pëlqenin Bahun dhe jo Shtrausin.

Për çdo ditë, argumentonte Bourdieu, ne pajisemi me historitë tona të kapitalit social dhe habitusin tonë dhe konkurrojmë në tregun simbolik. Ne aspirojmë si individë dhe pjesëtarë të klasës që i përkasim, për prestigj, dallim dhe mbi të gjitha për fuqinë e devocionit – fuqinë për të përcaktuar në emër të shoqërisë se çfarë është e drejtë, “natyrale”, se çfarë është më e mira.

Tregu simbolik është si tregu komercial: ka një miliard oferta të vogla për veçanti, prestigj, vëmendje dhe superioritet.

Çdo minutë apo orë, në mënyra që as nuk i vëmë re, ne, si individë dhe pjesëtarë të klasës që i përkasim, konkurrojmë për dominim dhe respekt. Ne kërkojmë të rrëzojmë ata që kanë pozicion më të lartë sesa ne dhe kërkojmë të izolojmë ata që janë poshtë nesh. Ose, ne kërkojmë të marrim një formë kapitali, le të themi, aftësinë për t’u shprehur, dhe ta konvertojmë në një lloj tjetër kapitali, le të themi një vend pune të mirë.

Pjesa më e madhe e grupeve e fshehin kërkimin e tyre lakuriq për pushtet nën velin e purizmit intelektual apo estetik. Bourdieu përdorte frazën “dhunë simbolike” për të sugjeruar sesa vicioz mund të bëhet kjo garë dhe ai madje, nuk jetoi për të dëshmuar kohën e Twitter-it apo mediave të tjera sociale.

Grupe dhe individë të ndryshëm përdorin strategji të ndryshme sociale, në varësi të pozicionimit të tyre në fushë.

Njerëzit në krye, vëzhgonte ai, priren të përshtasin një stil të rezervuar dhe të pangjyrë që tregon se ata janë shumë lart strategjive për të marrë vëmendje që përdorin pretenduesit e pushtetit. Njerëzit në fund të zinxhirit social, në çdo fushë, nga ana tjetër, nuk kanë shumë arritje për t’u mburrur, por ata mund të përdorin sarkazmën për të demostruar ndjeshmëritë e tyre superiore.

Ndonjëherë humbësi fiton: nëse po, ngre një zinxhir të këndshëm veshjesh apo rrjet ushqimor, përshtat stile organike e rurale në mënyrë që të vendosësh prestigjin moral që më pas e përdor për të bërë para.

Bourdieu na ndihmon të kuptojmë se për çfarë bëhet fjalë kur ke përpara Donald Trump. Trump nuk është ndonjë njohës politikash, por ai është gjeni i luftës simbolike që përshkruan Bourdieu. Ai është një gjeni në përthyerjen e rregullave dhe hierarkisë sociale që klasat tradicionale (majtas dhe djathtas) kanë përdorur për të ruajtur dominimin.

Bourdieu nuk argumenton se pabarazia kulturore krijon pabarazi ekonomike, por se e zgjeron dhe e legjitimon atë.

Kjo është e vërtetë, por ashtu si ekonomia e informacionit është më bërë gjithnjë e më përfshirëse, kapitali kulturor dhe ai ekonomik është bërë gjithnjë e më e ndërthurur. Individët dhe klasat që janë të zonjat për të fituar konkurrimet kulturore, sipas përshkrimit të sociologut, priren të dominojnë vendet ku mundësitë ekonomike janë më të pasurat, ata priren të harmonizojnë rrjetet me ndikim dhe ia dalin mirë financiarisht.

Për më tepër, Bourdieu na kujton se prirja për të krijuar pabarazi është një mëkat social endemik. Çdo orë, pjesa më e madhe prej nesh, në mënyrë të ndërgjegjshme ose jo, përpiqet të fitojë pikë delikate për statusin, të fitojë afirmim kulturor, të zhvillojë shijet e veta, të promovojë mënyrën e vet të jetesës dhe të ndihmojë në përparimin e klasës së vet. Të gjitha këto mikro-sjellje zgjerojnë distancat sociale, që më pas, zgjerojnë diferencat gjeografike dhe ekonomike.

Bourdieu na radikalizon dhe na thellon pikëpamjen për pabarazinë. Vepra e tij sugjeron se përgjigjet ndaj pabarazisë duhet të jenë shumë më të thella, si në rrafshin personal – për t’i rezistuar aspekteve konkurruese e të drejtuara nga egoja në marrëdhëniet dhe shfaqjet sociale – ashtu dhe në rrafshin nacional.

* David Brooks është kolumnist në “The New York Times” që prej vitit 2003. Ai ka shkruar edhe mjaft libra, ndërsa jep mësim në universitetin e Jelit.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve
Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

20/04/2025
Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht
Opinione

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

16/04/2025
Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy
Opinione

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

09/04/2025
Next Post
Ambasadori Delawie inspektoi punimet e Kalasë së Prizrenit: Pikë turistike e vlefshme për gjithë Kosovën

Ambasadori Delawie inspektoi punimet e Kalasë së Prizrenit: Pikë turistike e vlefshme për gjithë Kosovën

Ç’përfaqëson dënimi i Shpëtim Gjikës në politikën e 25 viteve dhe pse është “historik”

Ç’përfaqëson dënimi i Shpëtim Gjikës në politikën e 25 viteve dhe pse është “historik”

Deklarata e bujshme e “demokratit” Demiraj: Rama e rinis qeverisjen pa kanabis

Deklarata e bujshme e “demokratit” Demiraj: Rama e rinis qeverisjen pa kanabis

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

Fati i mistershëm i një statujë gruaje në Ballkan

16/05/2025
Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

Pse Erdogan është një lojtar kyç në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë?

16/05/2025
Gruaja me turp që është izraelite

Gruaja me turp që është izraelite

16/05/2025
Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

Marrëveshja 1.4 mijë miliardë dollarë mes Emirateve dhe Trump-it

16/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni