Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Rezistenca palestineze, pas vrasjes së pesë ushtarëve izraelite: Netanyahu, ky idiot!

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Përgjigja dërrmuese e një gazetareje shqiptare për ministrin e Jashtëm grek

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    Cilat janë kompanitë e përfshira në “gjenocidin” e Izraelit në Gaza?

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    BE: “Rëndësia praktike dhe politike” e urave të reja mbi Ibër

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Përkujtimi i Srebrenicës në Strasburg: Dhe tani Gaza…!

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Charles LANE: Kush e ka monopolin e forcës në Shtetet e Bashkuara?

by te Sheshi
15/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Charles LANE: Kush e ka monopolin e forcës në Shtetet e Bashkuara?

Çështja që shtrohet  përpara nesh, pas Dallasit është e tillë: a janë Shtetet e Bashkuara një shtet? Pyetja duket e çuditshme; emri i plotë zyrtar i këtij kombi sugjeron jo vetëm një shtet, por gjithashtu një bashkim shtetesh. Mes atributeve të tjera të përcaktimit, Shtetet e Bashkuara zotërojnë një territor, një flamur, ligje – dhe gjykata e burokratë që t’i përforcojnë ato.

Ajo që ato nuk kanë, e kjo është çështje kyçe, është monopoli i përdorimit legjitim të dhunës nga autoriteti qendror.

Pjesërisht, kjo vjen nga dizenjimi. Kushtetuta mbështet përdorimin legjitim të dhunës nga një qeveri federale, por gjithashtu edhe nga 50 entitete gjysmë të pavarura të përfaqësuara në Uashington. Në të vërtetë, në periudhën e themelimit, qeveria federale ushtronte vetëm pushtet të kufizuar për të caktuar një aparat ushtarak apo atë të zbatimit të ligjit ; kjo bazohej fuqishëm mbi bashkëpunimin e shtetit dhe burimet e tij për të sjellë atë që ne e njohim sot si “siguri kombëtare”.

Dhe më pas ishte Amendamenti i Dytë, që i jep “popullit” të drejtën e të “mbajturit të armëve” që do të thotë legjitimim i dhunës joqeveritare, jo vetëm nga grupe – që nga milicitë e patrullave të skllevërve e deri tek pionerët dhe sherifët – por gjithashtu edhe nga individët, nga gjuetarët e deri tek pronarët.

Asnjë nen kushtetues nuk e shpreh më mirë diferencën thelbësore që ekziston mes shtetit siç e kuptojnë europianët dhe “republikës” që ngjizën themeluesit e Amerikës. Ende asgjë nuk ka ndezur më shumë debat, konfuzion dhe konflikt brenda vetë Amerikës, deri në ditët e sotme.

Lufta Civile vendosi që përdorimi i ligjshëm i dhunës nuk shtrihet në entitetet e ndara nga shteti. Amendamentet e mëvonshme kushtetuese shfuqizuan skllavërinë dhe nivelin shtet-individ të dhunës që e mbante atë në fuqi. Për këtë arsye, të gjithë amerikanët, të bardhë e të zinj, do të kishin të drejta të barabartam përfshirë edhe të drejtën për t’u regjistruar në forcat zyrtare të mbrojtjes kundër dhunës private të paligjshme për qëllime të ligjshme, individuale apo kolektive.

Kjo shpërndarje e re u provua e paqëndrueshme. Shtetet e rikonstruktuara të jugut patën vështirësi për të rekrutuar dhe armatosur milicinë dhe policinë e përzier mes dy rracave, ndërsa forcat paramilitare të bardha supremaciste terrorizuan dhe vranë – dhe ç’armatosën – njerëzit e lirë dhe aleatët e tyre të paktë të bardhë me qëllimin që e arritën në fund, të merrnin pushtetin në shtetet jugore për partinë Demokratike që dominohej nga supremacistët e bardhë.

Trupat federale, të ndihmuara nga një dorë agjentësh të shërbimeve sekrete dhe marshallësh amerikanë, ndërhynë në mënyrë episodike por jo të efektshme. Konfliktet industriale, përfshirë përleshjet midis milicive punëtore dhe sigurimit të koorporatave private, pllakosën veriun. Sundimi i turmave dhe shoqëruesit të saj djallëzor, linçimit – mbizotëronin pjesën më të madhe të perëndimit.

Shekulli i njëzetë solli edhe rritjen e shtetit administrativ federal, përfshirë agjencitë policore federale si FBI, dhe një ushtri të madhe e të përhershme. Gjithë sa përmenden më sipër ndihmoi në paqtimin e zonave të thella, në unifikimin e vendit dhe dhënien fund të monopolist të supremacistëve mbi dhunën e ligjshme në jug. Kishte një lëvizje të fortë në drejtim në kontrollit kombëtar të armëve në përgjigje të krimit dhe dhunës politikë në vitet 1960s — që ushqeu kundërshtimin ndaj të drejtave të Amendamentit të Dytë. Sot, një pafundësi ligjesh shtetërore dhe doktrina mbisunduese e Gjykatës së Lartë shenjtërojnë të drejtën individuale për të mbajtur armë, edhe pse me përjashtime që nuk janë përcaktuar ende plotësisht.

Në mënyrë të pamohueshme, edhe pse nuk u leverdis avokatëve të kontrollit të armëve, ky qëndrim ka bazë në frazat lapidare të Amendamentit të Dytë. Pavarësisht kësaj, manifestohet në mënyrë të paqëndrueshme, e karakterizuar nga pronësia private e përhapur mbi armët, në shumicën dërrmuese të rasteve për mbrojtje legjitime, por edhe nga masakra masive nga njerëz të çmendur e terroristë të të gjitha llojeve, për të mos përmendur incidentet që janë bërë rutinë.

Edhe pse nuk është episodi më i përgjakshëm, masakra e Dallasit përbën një epitomë të parashikimit. Policia gjendet nën zjarrin e armës së një afro-amerikani që beson se është duke i bërë rezistencë abuzimit qeveritar dhe tiranisë e cila sipas shumë avokatëve të mbajtjes së armëve, është një nga arsyet përse duhet të kemi një popullsi të armatosur.

Në përpjekje për të lokalizuar snajperin, ekipet e përforcimit të ligjit në Dallas u ndeshën me rreth 20 persona që po marshonin si pjesë e një proteste më të madhe kundër brutalitetit të policisë, ndërsa mbanin haptaz armë dhe kishin veshur armaturë, ashtu si e gëzojnë këtë të drejtë sipas ligjeve të Teksasit.

Është një mrekulli e vogël ose një nderim i jashtëzakonshëm për vetëpërmbajtjen e policisë dhe profesionalizmin e tyre që asnjë nga këta njerëz nuk u qëllua nga ndonjë oficer në mes të kaosit, ku shumë lehtë mund të ndërroheshin rolet nga mbrojtës të protestuesve në mbrojtës të vetes kundër tyre.

Ndërkohë, fakti që persona afro-amerikanë u qëlluan për vdekje nga oficerët e policisë në Minesota apo Luiziana nuk justifikon veprimet e policisë që tha se ata dukeshin se ishin të armatosur. Kjo nuk justifikon dhe as i ç’rracizon ata por komplikon situatën. Një Amerikë ku çdokush mund të jetë dhe shpesh është, duke mbajtur një armë është një Amerikë ku më edhe më shpesh do të përshkallëzohen përplasjet mes policëve dhe civilëve, me pasoja vdekjeprurëse.

Monopoli efektiv i përdorimit të ligjshëm të dhunës, të paktën i jep shtetit, ashtu si në vendet e Europës Perëndimore, qartësi ligjore dhe të gjithë avantazhin që rrjedh prej saj.

Në kontrast, njerëzit në Shtetet e Bashkuara dhe 50 shtetet në përbërje, jetojnë nën rregulla më të komplikuara dhe të ndryshueshme. Ne kemi vështirësi të përgjigjemi sipas situatës. Duhet të ketë disa avantazhe edhe në këtë drejtim, gjithashtu, edhe pse ato tani nuk janë të dukshme.

*Charles Lane është gazetar e redaktor amerikan që shkruan editoriale për “The Washington Post”. Ai është i ftuar i rregullt për kanalin televiziv “Fox News”.

Përktheu: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Sfidë ndaj ksenofobisë: nga Etoni në Edinburg, harmonia e jetës muslimane në foto

Sfidë ndaj ksenofobisë: nga Etoni në Edinburg, harmonia e jetës muslimane në foto

Veseli: më 3 gusht, debat i hapur për Demarkacionin

Veseli: më 3 gusht, debat i hapur për Demarkacionin

Në këtë vend avionët ushtarakë mund t’i shihni nga afër (foto)

Në këtë vend avionët ushtarakë mund t’i shihni nga afër (foto)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

Pesë reforma ligjore të paralajmëruara nga kryeministri

09/07/2025
Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

Pasojat fatale nga vapa e padurueshme në kontinent

09/07/2025
Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

Si Putin po tërbon Trump-in: kush prej tyre po thotë budallallëqe?

09/07/2025
Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

Një çmenduri e pashërueshme shqiptare në Theth

09/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni