Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Caner SULEYMAN: Të faleminderit Xoxi!

by Te Sheshi
26/07/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Caner SULEYMAN: Të faleminderit Xoxi!

Po Xoxi, po. Si në të gjitha analizat e tua, të cilat kanë qenë mjaft të thella dhe të pranuara në të gjithë botën akademike, në revista serioze, dhe sërish na ke përndritur/iluminuar. Sepse me virtytet liberale e perëndimore çdo ditë na ke udhëzuar. Vetëm Xoxi, tash, na trego se çka duhet bërë?! Sepse disa gjëra nuk i kemi të qarta. Si në analizë, çka e ceke, në Turqi ndodhi një tentim për puç ushtarak, por do kolegët e tu po thonë që “puçi ushtarak” është i dëmshëm për një shtet! A je e sigurt që është i dëmshëm, sepse po na duket që nuk po e din as vetë? Po sigurisht që nuk është diçka e mirë, pasi opinioni ndërkombëtar (sigurisht, ai perëndimor, sepse ata të tjerët duhet me qenë një herë komb – e jo skllav – e më pas opinion) m’duket që është kundër tij, edhe nuk është një “gjest” modern.

Xoxi, ti nëpër trajnime ndërkombëtare je informuar që puçi ushtarak është i dëmshëm, dhe me stilin tënd demokratik na ke bindur që është i dëmshëm, po ndonjëherë, sipas teje, na qenka edhe i mirë!!! Këtë ndarje ndoshta nuk po mundesh as ti me e na shpjegu? Po Xoxi, shumë sende interesante po na tregon, a! Atëherë, mbasi puçi qenka ndonjëherë send i keq dhe ndonjëherë i mirë, ne si dreqin ta dimë kur është i mirë e kur i keq?! Për shembull, në Turqi, Xoxi, kjo tentativa për puç po thua që është e mirë sepse ka për qëllim ta shpëtojë popullin vëlla turk, që e don ti shumë, nga një burrështet autoritar si Erdogani? Edhe që ai i ka votat e më shumë se gjysmës së popullit, Xoxi, ndonjëherë demokracia nuk është e mirë. Kështu që edhe puçi edhe demokracia varet nga kush përdoret, a po? Ndonjëherë është e mirë, e ndonjëherë jo.

Faleminderit për çdo përndritje Xoxi, posaçërisht për vëmendjen dhe guximin që na ke transmetuar informata mjaft të sakta lidhur me ngjarjet e fundit. Sepse të gjithë dashamirësit e tu e dinë shumë mirë që ti i referohesh sa herë imperativit hipotetik të Kantit, që bën mirë për hir të interesit që ke, e jo për hir të së mirës. Kështu që me vëmendjen dhe guximin e lartë e ke hedhë në pozitë të keqe edhe Erdoganin. Sepse Erdogani e ka mashtruar gjithë popullin e ushtrinë e vet, po ty nuk ka mund të të mashtrojë, sepse ti prej kohës së studimeve ke qenë më e dalluara, më e zgjuara, dhe me pyetjet kritike që i bëje në klasë i ke pas mahnitur të gjithë kolegët dhe profesorët.

Gëzohu Xoxi! Gëzohu se krejt këtë plan të madh të Erdoganit e ke qit në shesh dhe e ke rrënuar me aftësinë që ke dhe me informatat e sakta, çka i ke mbledhë nëpër sheshe të dijes (duke mos pirë pije jo serioze si fanta, e duke pirë espresso me shumë kafeinë, për të cilën ka nevojë truri yt ma shumë se shumica e njerëzve; normalisht, ti lodhesh shumë me analiza), që kjo tentativë për puç është lojë, inskenim. Xoxi, edhe diçka, nuk di sa je në dijeni për këtë, vetëm po shoh që po rehabilitohesh me këto analiza të thella tu i bo ndaj Turqisë. Sepse atë brengë që e ke për formën dhe parimin e etikës, dhe me tërë atë dije gati të paskajshme, nuk po të mjaftojnë turkofilat e Kosovës me i kundërshtu. Ti Xoxi, në realitet, veç me çerekun e inteligjencës që e ke mund t’i poshtërosh ata në çfarëdo debati. Po e dimë qe ti je e ndërgjegjshme, dhe keq që armiku para teje të jetë më i forti. Sepse intelektualet e forta si ti ashtu mendojnë. Kështu që t’i me këtë kapacitet je duke e kundërshtuar një diktator të fortë, Xoxi, dhe je duke hyrë në faqet e historisë!

O sa mirë, Xoxi!

Në fund të fundit, radikalizmi islamik në Kosovë vjen nga Turqia. Kështu që ti, duke e kundërshtuar Erdoganin, po e mbron atdheun dhe po e shfaq Kosovën si një shtet perëndimor, demokratik, liberal (dhe do terma të bukura). Jam i sigurt që shumë po lodhesh, Xoxi, dhe po e ndjej veten shumë keq që t’i po lexon, po analizon, po kritikon, po debaton, kurse ne, si popull, nuk po ta dimë vlerën, bile bile do njerëz të prapambetur po të kundërshtojnë. Po ti mos u nervozo, sepse në çdo popull ka njerëz të tillë. Ti, si një intelektuale, duhesh t’i kuptosh ata (edhe pse vështirë e ke), sepse janë tepër të prapambetur. Xoxi, ti lëmë këto muhabete anash e ta dëgjojmë pak sociologun francez Jean Baudrillard. Baudrillard-i, siç e di ti më mirë, thotë që pas Luftës së Dytë Botërore njerëzit e thjeshtë jetojnë brenda një stimulimi/imagjinariteti, si viktimë e mediave. Njerëzit, falë teknologjisë, nuk mendojnë thellë për koncepte, por vetëm për informata të servirura. Mjetet e komunikimit, që janë vetëm një mjet, shndërrohen në gjëra të pavarura. Kurse njeriu e shikon këtë gjendje dëshpërueshëm. Gjithashtu njeriu është në dijeni për çdo send, po nuk don t’ia prish rahatin dhe dyzenin vetvetes.

Kjo marrëveshje e pashkruar qëndron edhe tek ne, në Kosovë. Kështu që Xoxi, ironinë ta lëmë pak anash. Ti, si një pjesë e e këtij stimulimi, duhesh të jesh në dijeni që populli, me gjithë ato angazhimet e tua, e di të vërtetën, madje në imtësi. Konkretisht, në rastin e Turqisë, siç e verifikove edhe ti Xoxi, që meseletë po i merr sipërfaqësore dhe duhesh me u ballafaquar me stimulimin tënd. Që me trajnime të kota, me një edukim i cili nuk të bën ta bësh asnjë pyetje gjatë  jetës, me poza intelektuale e me trauma për mos me pi “fanta” (edhe pse, me fol drejt, ta don zemra si shpesh), se si i viktimizon ti njerëzit, madje edhe ti je viktimë e këtij stimulimi, Xoxi.

Xoxi, na fal për ironinë, por vetëm përmes kuptimit të saj të kundërt mund ta kuptosh mesazhin e këtij shkrimi. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
Receta që ju duhet për flokë të trashë e të shëndetshëm

Receta që ju duhet për flokë të trashë e të shëndetshëm

Rrufeja duke goditur Empire State Building e kapur nga kamera (video)

Rrufeja duke goditur Empire State Building e kapur nga kamera (video)

Hysen Biza: një “Daj Cen” i rrallë i skenës teatrore

Hysen Biza: një “Daj Cen” i rrallë i skenës teatrore

TË FUNDIT

  • Të fundit
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025
A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

A mund dot Europa ta ndalë Rusinë thjesht me më shumë para për mbrojtjen?

07/07/2025
Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

Trump njofton marrëveshjen me Hamasin: “Ka një shans…”

07/07/2025
Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

Të dalët feje: Papa i ri, në vijim i paraardhësit të tij

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni