Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bukurie RRUSTEMI: Të rinjtë kosovarë dhe demokracia e munguar

by te Sheshi
18/10/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bukurie RRUSTEMI: Të rinjtë kosovarë dhe demokracia e munguar

Në parim pothuajse të gjithë e kanë një botëkuptim për fjalën “demokraci”, por, kuptimi i sistemit qeverisës demokratik është i gjerë dhe ndryshon nga vendi në vend dhe nga koha në kohë. Kjo nënkupton se sistemi demokratik i institucioneve politike nuk mund të reduktohet  vetëm si një element i qeverisjes demokratike. Përkundrazi, nocioni demokraci në vete përfshin edhe elemente tjera të sistemit qeverisës siç janë pjesëmarrja е qytetarëve në qeverisje nëpërmjet referendumeve, iniciativave të ndryshme qytetare, protestat dhe peticionet e qytetarëve, aktivizimi i shoqërisë civile dhe çdo aktivitet tjetër shoqëror që ka për qëllim ndryshime progresive në shoqëri.

Po ashtu, funksionimi i demokracisë varet dhe përcaktohet nga shumë faktorë, në veçanti nga niveli i kulturës demokratike qytetare, që do të thotë qytetarët e lirë, të përgjegjshëm dhe aktiv. Rol kyç në këtë proces ka rinia si promotore e ndryshimeve shoqërore. Megjithatë, jo në të gjitha shoqëritë roli i rinisë në këto procese demokratike vihet në shprehje. Fjala vjen, e tillë është shoqëria kosovare, shoqëri kjo e cila sipas të dhënave statistikore zyrtare, strukturën e popullsisë rreth 60% e përbëjnë qytetarë nën moshën 25-vjeçare, prej tyre shumica dërmuese janë të rinj të moshës 15-24 vjeç.

Megjithatë, edhe përkundër këtij fakti që më shumë se gjysma e popullsisë së Kosovës e përbëjnë të rinjtë, shumë pak prej tyre e dinë se 18 Tetori është Dita Botërore e të Rinjve në Demokraci. Po ashtu, fare pak prej tyre janë të përfshirë në jetën institucionale, për të mos thënë se ata janë përjashtuar tërësisht nga çdo aktivitet social e politik, si pasojë e kësaj klase korruptive-kriminale e cila e ka kapur shtetin në çdo segment të tij. Prandaj, në këtë aspekt nuk mjafton vetëm shënjimi formal i ditëve të tilla, që në të shumtën e rasteve përfundojnë me aktivitete kozmetike dhe aspak serioze e të rëndësishme për ngritjen dhe avancimin e rolit të rinisë; por, që esenca e ditëve të tilla duhet të shërbejë si këndellje dhe vetëdijësim i të rinjve për ta mbrojtur dinjitetin e tyre shoqëror dhe për t’u angazhuar që të jenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha proceset sociale e demokratike të shoqërisë.

Një angazhim të tillë e kërkonte edhe Hannah Arendt, një filozofe kjo e cila ishte vetë viktimë e pushtetit nazist dhe e torturave çnjerëzore të atij regjimi. Por, e cila potencialin e revolucionit dhe ndryshimit social i’a atribuonte aksionit dhe veprimit shoqëror, ngase sipas saj “për të vepruar do të thotë që të marrësh iniciativa, të fillosh diçka të re”. Në rrafshin konkret, veprimi shoqëror ka karakterin e marrjes së guximit, vendimit, për të folur, për të kërkuar pëlqimin dhe miratimin e tjetrit, për të shkaktuar reagimin e mjedisit, thjesht për t’u bërë pjesë aktive e jetës sociale e demokratike. Prandaj, më shumë se kurrë më parë të rinjve në Kosovë, tani u duhet për të vepruar si individë të lirë për të kërkuar perspektivën e tyre dhe rolin e të qenit të barabartë në mjedisin shoqëror. Por, që krahas kësaj është e rëndësishme që vullnetit të tyre për ndryshim në radhë të parë t’i paraprijë veprimi i cili po ashtu natyrshëm duhet të kalojë përmes debatit kritik dhe argumenteve logjike.

Ama, fatkeqësisht në Kosovë akoma rinia vazhdon të fetishizohet vetëm si objekt numrash. Fjalët si: “Rinia është e ardhmja e një vendi”, “Ne kemi rininë, fuqinë më të madhe” e kështu me radhë, vazhdimisht janë përdorur nga partitë politike në pushtet, e që realisht të rinjtë kosovarë kurrë nuk janë parë si partner serioz i qeverisë për zgjidhjen e problemeve sociale, ekonomike, politike, por ata vazhdimisht janë trajtuar vetëm si pjesë e thellimit të problemeve sociale.

Në kushte normale demokratike, të rinjtë janë promotori i ndryshimeve, si një forcë shtytëse për reformat politike dhe ekonomike të një vendi. Ndërsa në Kosovë të rinjtë vazhdojnë akoma të jenë të margjinalizuar si produkt i zhvillimeve politiko-sociale dhe ekonomike. Mungesa e angazhimit të rinisë në jetën publike, përmes procesit të fuqizimit të rolit të tyre në vendimmarrje dhe në qeverisje tregon për shkallën e ulët të demokracisë në institucione dhe në jetën publike në shoqërinë kosovare në përgjithësi.

Bazuar në rrethanat aktuale, është mëse e domosdoshme që të ndodhë ndryshimi i kësaj mendësie të stërvjetruar në Kosovë dhe në vend të saj të vjen në shprehje roli i rinisë si një domosdoshmëri e rëndësishëm që sjell ndryshimin. Rrjedhimisht, aksioni rinor apo aktivitetet vullnetare nga të rinjtë reflektojnë përfitime reciproke, mund të ndodh të  ndryshojnë cilësinë e jetës në komunitet (bashkësi), duke ndikuar në zvogëlimin e varfërisë, zbutjen e problemeve sociale, shtimin praktik të demokracisë nëpërmjet pjesëmarrjes. Ndërsa vetë rinisë, pjesëmarrja aktive në jetën demokratike i sjell mundësi vetëzhvillimi, dalje nga margjinalizimi dhe integrim në shoqëri, realizim të ideve dhe projekteve të tyre, u’a mundëson rolin e bashkëkreatorit (bashkëkrijuesit) dhe bashkëimplementuesit të politikave rinore. E përfundimisht, pjesëmarrja aktive shmang  rininë nga kotësia dhe depresioni, që në të kundërtën, në skajshmëri mund të rezultojë me vërshimin e tyre nga dukuritë negative si droga,  prostitucioni, vetëvrasjet, dhuna, konflikti dhe radikalizmi fetar etj. /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Opozitarë dhe analistë në Kosovë: a duhet të “siten” ministrat e rinj në Kuvend siç e kërkon Xhavit Haliti

Opozitarë dhe analistë në Kosovë: a duhet të "siten" ministrat e rinj në Kuvend siç e kërkon Xhavit Haliti

Interneti në jetën reale: projekti artistik për t’i afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin (foto)

Interneti në jetën reale: projekti artistik për t’i afruar njerëzit më shumë me njëri-tjetrin (foto)

Rusia lajmëron për një “pauzë humanitare” në Halep

Rusia lajmëron për një “pauzë humanitare” në Halep

TË FUNDIT

  • Të fundit
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni