Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Zgjedhje apo zgjidhje për batakun ku kemi rënë?

by Te Sheshi
19/09/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Zgjedhje apo zgjidhje për batakun ku kemi rënë?

Shoqëria shqiptare përpëlitet prej kohësh, e ngërthyer nga një mori dukurish negative, bashkëshoqëruese të kohës që jetojmë. Dukuri që ia lënë vendin njëra-tjetrës kohë pas kohe, shpërfaqur në lloj-lloj ngjarjesh, në garë për nga shëmtia e tyre.

Duket sikur veprimi i mirë, lajmi i mirë, nuk ka më vend midis nesh. Vetëm në dhjetëditëshin e fundit ç’nuk kemi dëgjuar.

Ditë më parë qe temë kryesore çështja e një ekipi shqiptar, të dënuar nga organet përkatëse europiane për trukim të aktiviteteve sportive.

Jo shumë më tej, zgjedhjet për drejtuesin lokal të një rrethi u kthyen rishtas në një maskaradë, ku fitues doli më i forti, e ku humbësi, si gjithmonë, ngriti zërin për manipulim. Një fushatë e një palë zgjedhje mjaft mediokre cilësisht, që nxorën në pah pështirësinë e tyre tashmë të zakonshme.

Grushta, rrahje, këlthitje në mitingje, kandidatë që premtonin budallallëqe, blerje votash me miell, me para…

Nga trukimi i ndeshjeve e manipulimi i zgjedhjeve u kalua te një manipulim tjetër, i bërë me ushqimin që konsumon njerëzia.

Hulumtimet gazetareske zbuluan se disa produkte mishi as kishin lidhje fare me atë çka reklamohej për to. Përpos pisllëkut, mendja e shfrenuar njerëzore, mungesa e frenimit para asgjëje, sajonte një produkt… që aman, as ta nxë goja ta përmendësh.

Diku, në një qytet të vendit, një i ri vrau pamëshirshmërisht një bashkëmoshatarin e tij. Arsyeja? Banale! Rrjedhoja? Fatale!

Mes Tiranës e Durrësit mësuam se qe sajuar një pistë për ulje avionësh, për ta bërë sa më efikase tregtinë e lëndëve narkotike. Një avion i mbetur në të na tregoi edhe një herë se si ka evoluar e keqja, sa shpejt ka evoluar ajo: nga mushkat e ngarkuara me lëndë të tillë narkotike, te skafet, e tani te avionët!

Në një kanal televiziv kombëtar, në pikun e orarit të shikueshmërisë, një program “argëtues” i bënte vend një femre thuajse të zhveshur tërësisht. Për më shumë, drejtuesja e “spektaklit” do ia ngrinte lart vlerat balerinës dhe kërcimit degjenerues.

Një nënë humbi jetën së bashku me fëmijën në bark. Pretendohet të jetë faji i mjekëve. Qoftë apo nuk qoftë kështu, fatkeqësia dhe zhurma që po e shoqëron atë është kapitëse.

Janë këto ngjarje të vetëm pak ditëve. Ku po shkojmë?

Vërtet, kemi një klasë politike të molepsur nga e keqja. Dëmi i shkaktuar prej saj në mbi dy dekada është kolosal. Shumë pak të mirë publike ka prodhuar në të shkuarën kjo klasë politike; tani e mira publike e nxitur prej saj është thuajse zero.

Qeverisësit e vendit u ngjajnë përgjithësisht atyre qofteve për të cilat u bë bujë së fundi, që ndryshe reklamohen, e ndryshe, ama krejt ndryshe, e kanë përbërjen.

Të paaftë, arrogantë, makutër, pamja e tyre e jashtme kërkon të përcjellë fisnikëri.

Eshtë kaluar tani në një stad të ri, me një fenomenologji gjithnjë e më tepër të pranishme: të marrin paratë, por nuk mjaftohen me kaq, të marrin dhe nderin!

Sidoqoftë, nuk është vetëm klasa politike që mendon e sillet mbrapsht. Rreth saj, në valë të njëpasnjëshme, janë një masë e madhe njerëzish që presin të sillen njëlloj sapo t’u jepet rasti. Psikologjia e të jetuarit pandershmërisht, e të fituarit shpejt e pa vuajtje, duhet pranuar se ka marrë përmasa masive.

E keqja ka depërtuar dalëngadalë, si metastazë, brenda shoqërisë, duke i prishur në heshtje apo zhurmshëm qelizat e saj.

A mjaftojnë zgjedhjet për t’i dhënë fund së keqes, apo ato thjesht e riciklojnë atë?

Në ç’rast gjatë këtyre viteve, zgjedhjet e kanë nxjerrë vendin nga bataku ekonomik e moral? Krejt ndryshe, një dorë manipuluesish ia kanë lënë vendin palës tjetër, duke marrë peng miliona njerëz.

Eshtë më tepër se utopi të mendosh se në këto kushte me zgjedhje mund ta drejtosh vendin e njerëzinë për nga e mbara.

Vendi ka nevojë jo për zgjedhje kronike, por që t’i gjendet zgjidhja së keqes. Dhe e keqja nuk zgjidhet me pikat e pafundme të basteve në çdo rrugë, në qendër e periferi, me kazinotë e lojërat e fatit.

Kërkohet moral shoqëror, por ç’e bën me moralitet shoqërinë?

Vetëm dhënia pas besimit, dhënia pas Hyjnores, e bën njeriun më të moralshëm, më të frenueshëm, më të përkorë.

A ka gjë që mund ta frenojë njeriun nëse nuk beson në drejtësinë hyjnore? A nuk është çdo drejtësi tjetër në këtë vend e korruptueshme, e manipulueshme? A nuk blihet këtu drejtësia me para?

Kur një shoqëri zhvishet nga besimi, atëherë ajo është e destinuar të shkatërrohet. 1967-ta është prova për këtë ndër ne.

Eshtë një datë e largët, por aty-këtu, herë qetë e herë agresivisht, ndeshemi me të njëjtën frymë.

Kur kryeministri i vendit sugjeroi shumë muaj më parë për futjen e mësimit fetar në shkolla, pati një reagim të fortë ndaj propozimit. Përmbledhje e këtij reagimi ishte shkrimi i një ateisti të vetëdeklaruar. Edhe pse në një kontekst tjetër, ai do të deklaronte se feja nuk është zgjidhja, por vetë problemi!

Në të vërtetë, problemi është tamam ky botëkuptim. Me këtë mendësi gjendemi sot në këtë pikë. Sepse na mungon moraliteti që sjell besimi, nuk na ndal asgjë para mashtrimit, manipulimit, vjedhjes, rënies tjetrit në qafë, imoralitetit, shkatërrimit e vrasjes.

Zgjidhja është besimi, ndërsa njerëzit mund të zgjedhin ta ndjekin atë ose të riciklojnë 1967-n dhe 1997-n! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
E lë këtë jetë Selim Muça, ish-kreu i KMSH-së

E lë këtë jetë Selim Muça, ish-kreu i KMSH-së

Kanabisi mjekësor: shitjet në Gjermani shkojnë në stratosferë

Kanabisi mjekësor: shitjet në Gjermani shkojnë në stratosferë

Prokurorët dhe gjyqtarët e mëdhenj: a do të bëhen deputetë të opozitës në 2017-ën?!

Prokurorët dhe gjyqtarët e mëdhenj: a do të bëhen deputetë të opozitës në 2017-ën?!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni