Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Nga Turqia, mesazh Greqisë për F-35

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

    Fëmijët e djeshëm të Srebrenicës, si të Gazës sot: të vrarë pa asnjë faj!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Turqia mes qëndresës dhe gjunjëzimit

by Te Sheshi
30/06/2016
in Opinione
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Turqia mes qëndresës dhe gjunjëzimit

Jo shumë ditë më parë, ndërkohë që qarkullonin zërat për një përmirësim të afërt të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë, kryeredaktori i një të përditshmeje turke shprehte frikën se mund të ndodhte një rrëzim tjetër avioni, i ngjashëm me atë të nëntorit të shkuar. E shprehte ai frikën për diçka të kobshme që mund të ngjiste në prag të kësaj ngjarjeje me rëndësi jetike për fatet e dy vendeve për arsye se nuk e shihte rrëzimin e avionit muaj të shkuar si incident, si rrufe në qiell të hapur, por diçka më thellë.

Dhe, fatkeqësisht, ajo çka ai ndjente në qenien e tij, ngjau. Nuk ishte rrëzim avioni, por shpërthim në zemër të ekonomisë turke, në zemër të sigurisë turke, në zemër të krenarisë turke, në zemër të mbrothësisë turke.

Nuk ishte shpërthim, ishte sfidë!

Nuk ishte shpërthim, ishte paralajmërim!

Çdo mendje e logjikshme e kupton se është e pamundur që tre persona me armë të hyjnë në atë aeroport. Eshtë thuajse e pamundur. Thuajse, sepse fakti që tre vegla vrasëse me armë në duar u gjendën në mes të sallave të tij do të thotë se ka ekzistuar diku një e çarë.

Ama duhet ta themi, është një e çarë ku nuk mund të depërtojë as më i shkathëti i ISIS-it, as më i guximshmi mes më kuturisësve. Eshtë diçka më shumë. Eshtë një plan më i detajuar, që veç për mashë mund ta përdorë ISIS-in, apo çdo organizatë tjetër terroriste në rajon.

Konteksti i shpërthimit të përgjakshëm është i hatashëm. I tëri në dëm të Turqisë.

Përmirësimi i rrufeshëm i marrëdhënieve me rusët, historikisht miqësore, por të ndërprera nga një incident orgurzi, rikthimi në normalitet i lidhjeve me izraelitët, duke i garantuar njëkohësisht Turqisë mundësinë që t’i vijë në ndihmë Gazës, tërë palestinezëve, sinjalet e qarta për nisje shkëmbimesh me Egjiptin pas shumë kohësh, nuk e bëjnë aq të pafajshëm shpërthimin. Nuk e bëjnë thjesht një trill ISIS-i!

Me fundin e Ramazanit në prag, me nisjen e sezonit veror, kur njerëzit dynden në aeroport, qoftë për të fluturuar brenda vendit, jashtë vendit, duke e përdorur atë si tranzit, qëllimi i shpërthimit është shumë më tepër se çfarë perceptohet lehtësisht, me mendje e sy të lirë. Rrënimi ekonomik sjell rrënimin politik!

Prej muajsh Turqia është kthyer në objektiv të sulmeve terroriste. E godasin nga të gjitha anët: kurdë, radikalë fetarë, anarkistë. Gjen dorën e çdokujt në çdo akt terrorist. Arsyeja? E meriton vallë veç Turqia një valë të tillë dhune? Kështu siç serviren gjërat, jo! Ama, thellë-thellë, po!

Pse ISIS-i duhet ta godasë Turqinë? Pse një organizatë e tillë, a gjithçka tjetër pretendohet të jetë, e shitur si përshpirtshmërisht e dhënë pas parimit të ngurtë fetar, na duhet të godasë Turqinë? Pse? Asnjë arsyetim nuk është bindës. Qoftë në aspektin fetar, ndërsa Turqia mund të shihet si e keqja më e vogël, gjithmonë sipas asaj si jemi mësuar ta vështrojmë ISIS-in, qoftë për shkak të kundërvënies, ku ka të tjerë pararendës.

Por edhe në mos qoftë ISIS-i, por PKK-ja a diçka tjetër, pse pikërisht tani, kur asgjë, asnjë veprim konkret i qeverisjes turke, nuk e justifikon një makabritet të tillë?

Turqia paguan një çmim. Paguan çmimin e lirisë, të sovranitetit!

Turqia është i vetmi vend në tërë Lindjen që prej një dekadë bën përpara falë politikës së partisë në pushtet, AKP-së. Falë Erdoganit, flamurtarit të Turqisë së re.

Turqia është pasqyra ku muslimanët shohin krenarisht veten, ku nuk ndjehen të turpëruar, të përdhosur. Me të mirat e të këqijat e veta, është vendi që i hap krahët tërë Lindjes, është zëri i ngritur në mbrojtje të palestinezëve, është zëri i ngritur kundër puçit ushtarak në Egjipt.

Turqia është streha e miliona sirianëve të ikur prej pushtetit kriminal të Beshar Esadit.

Veçse Turqia e ka kaluar kufirin e së mundshmes. Ajo nuk është sot në sintoni me sistemin global të gjërave. Ajo duhet disiplinuar. Askush nuk mund t’ia falë Erdoganit fjalën e lirë, të nxjerrë nga zemra. Askush nuk mund t’ia falë spikatjen si asnjë tjetër në botën islame.

Prandaj një makineri e papushimtë baltosjeje është vënë në punë prej kohësh. Dhe kur kjo makineri nuk pi ujë, rrethi ngushtohet.

Mjerë ata që mendojnë se Gezi Park-u ishte një protestë ambientalistësh, kthyer në një revoltë të paguar kundër pushtetit që qeveris prej votës së lirë.

E si mundet një park mjeran, ku shihje veç qenie të shpërfytyruara nga droga, tatuazhet e pisllëku, të ngrinte në këmbë një masë të tërë njerëzish kundër “diktaturës” së Erdoganit?!

Arrestimet e tre viteve të shkuara po ashtu ishin veç një përpjekje tjetër për t’i vënë shkopinj nën rrota pushtetit aktual në Turqi. Synimi? Për ta hequr qafe!

Dhe kur të tilla gjëra dështojnë, vjen diçka tjetër, më e rëndë, që i prek njerëzit në sigurinë e tyre, në ekzistencën e tyre.

Turqia o duhet të qëndrojë sot, o do të marrë tatëpjetën. O do të jetë kjo që është, o do të kthehet në republikë bananesh. O duhet ta paguajë çmimin e mëvetësisë, o duhet të vasalizohet.

Turqia është mes qëndresës dhe gjunjëzimit, mes kokës së ngritur dhe temenasë, mes begatisë dhe kthimit aty ku ishte në fund të shekullit të shkuar.

Në ia daltë, mirë për të, mirë për të gjithë njerëzit me shpirt të lirë. Në mos ia daltë, mjerë për të, e mirë për të gjithë shpirtrobërit!

Mos u gjunjëzo Turqi! /tesheshi.com/

Related Posts

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza
Opinione

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

24/06/2025
Next Post
SHËNIM: Falsiteti i një elite në përplasjen Zheji – Bushati

SHËNIM: Falsiteti i një elite në përplasjen Zheji – Bushati

Njihuni me fëmijën më obez në botë: rrezikon të vdesë nga mbipesha

Njihuni me fëmijën më obez në botë: rrezikon të vdesë nga mbipesha

Nisin çerekfinalet e Euro 2016-tës, sonte Poloni – Portugali

Nisin çerekfinalet e Euro 2016-tës, sonte Poloni - Portugali

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

Michael Douglas: “S’sua të vdes në shesh xhirimi!”

07/07/2025
Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni