Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Nga Bujar M. HOXHA: Tragjizëm!

by te Sheshi
10/03/2016
in Opinione
Reading Time: 3 mins read
A A
Nga Bujar M. HOXHA: Tragjizëm!

Eshtë tragjizëm! Tragjizëm i madh është të shohësh njeriun antirrymë  të viteve ’90, thyerësin e ikonave të përditshmërisë bajate të jetës shqiptare, njeriun e përtej së majtës dhe të së djathtës, të këlthasë mes një salle të mbushur me partiakë, “Rroftë Partia Socialiste!”

Ai vetëm emrin nuk ka ndryshuar, por nuk është më “bobi” i rinisë tiranase, plangprishësi që kuturiste ta bënte gjithçka kundër vetëm për hir të qenies së tij rebele.

Eshtë tragjizëm ta dëgjosh atë të thotë, “Qentë le të lehin, karvani shkon përpara!” Ai që kurrë nuk ka dashur të bëhet pjesë e karvanit, tani është i bindur se “qentë” mund të lehin, por karvani i tij shkon përpara. Pa e ditur se lehja e “qenve” mund ta çojë karvanin drejt greminës, e për daljen që andej nuk të hyn më në punë as shtati i basketbollistit.

Veç tragjizëm është të vësh re se si pushteti e shndërron edhe më të pashndërrueshmin, e kthen atë nga një kryengritës në një qenie të përzishme, në një qenie partiake, burokrate, se si ia dorëzon atë së keqes, për të mos e njohur kurrë më vetveten.

Eshtë tragjizëm ta shohësh këtë njeri mes ulëritësve në salla tek kërkojnë linçimin e një bashkëpartiaku teksa kërkon diçka, të drejtë a të padrejtë, pak rëndësi ka. Ta shohësh atë të rrethuar nga dhjetëra servilë, që në paditurinë dhe mjerimin e tyre të gjithanshëm, veç atij monetar, si aftësi të vetme kanë buzagazin vesh më vesh ndaj shefit të radhës.

Eshtë tragjizëm të pranosh se pushteti i prish njerëzit pa një pa dy këtu tek ne, pa humbur kohë, aty për aty, aq sa shpërfytyrimi i tyre është kobndjellës, siç është e sotmja.

Eshtë tragjizëm të kthehesh nga e kundërta e pushtetit, nga opozita, e ta shohësh atë në pikë të hallit, që nuk bën dot një protestë se i duhet mund i madh për t’i nxjerrë njerëzit në shesh. Të kuptosh se nuk ke shpëtim në këtë vend, ku ata njerëz që i kanë dalë për zot kundërvënies ndaj pushtetit nuk frymëzojnë dot gratë e tyre në shtëpi, e jo më njerëzinë.

Eshtë tragjizëm t’i vësh veshin një kryetari opozite që lëshon mufka të llojit, “do të anullojmë e shfuqizojmë çdo masë antigrua të qeverisë…” Më e pakta që mund të thuhet është se ky nuk e ka aspak seriozisht, përndryshe, duhet të ketë diçka që nuk shkon aty ku i merr jetë mendimi.

Eshtë tragjizëm ta shohësh kryebashkiakun të molepsuar nga ideja e madhështisë, kryeneç e cipëplasur. Ta shohësh tek nuk i skuqet asnjëherë fytyra, a thua se pagabueshmëria ka zënë vend tek ai.

Eshtë tragjizëm ta shohësh një shoqëri civile të bërë grusht në pesë veta, ca prej të cilëve nuk u shqiten shoqatave dorëzgjatur që kur kanë rënë në mendtë e tyre.

Eshtë tragjizëm ta shohësh median të mos jetë më pushteti i katërt, por të jetë e bërë njësh me çdo pushtet tjetër. Një media që e thotë fjalën e vet o nga interesi, o nga inati, nga mllefi, por jo nga e vërteta. Një media që s’e ke aspak të vështirë ta kuptosh se me kë është e ç’lojë luan. Tragjizëm, apo jo?

Eshtë tragjizëm të pranosh se vetëm ne nuk krijojmë dot një lëvizje të re, të papërlyer, të pakomprometuar, të paprishur. Jemi i vetmi vend ku të njëjtët njerëz sundojnë me radhë për mbi dy dekada. Jemi e vetmja shoqëri rreth e rrotull e kthyer në kënetë, që nuk është në gjendje të prodhojë diçka të kulluar.

Eshtë tragjizëm t’i shohësh njerëzit të ikin me vrap prej këtij vendi, me të njëjtin ngut, si njëzet e pesë vite të shkuara. Ora ka mbetur në vend, historia po ashtu, vetëm toka rrotullohet! Ricklim tipik!

“Qentë le të lehin, karvani shkon përpara”, ose, “…do të anullojmë  e shfuqizojmë çdo masë antigrua të qeverisë…”. Horrllëk ose budallallëk! Zgjidh e merr, por asgjë nuk ta ndryshon fatin.

Vërtet tragjizëm…

/tesheshi.com/            

Related Posts

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”
Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

10/07/2025
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja
Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!
Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

27/06/2025
Next Post
Shikoni këtë të bardhë tek veza? Ja çfarë do të thotë

Shikoni këtë të bardhë tek veza? Ja çfarë do të thotë

Njihuni me “Amerikën” dhe “Afrikën” e Shkupit në 1 km distancë

Njihuni me "Amerikën" dhe "Afrikën” e Shkupit në 1 km distancë

Rikthehet debati për Paktin me Greqinë, Rama-Dules: Mos u bëj kone e Athinës!

Rikthehet debati për Paktin me Greqinë, Rama-Dules: Mos u bëj kone e Athinës!

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni